Skenat e lëna në qytetin ukrainas Bucha pas tërheqjes së trupave ruse, në përmasat e një masakre janë dënuar nga liderët botërore, shkruan BBC. Me dhjetëra civilë të paarmatosur u gjetën të vrarë rrugëve të qytetit, ndërsa pamjet kanë bërë xhiron e botës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se vrasjet ishin “brutalitet kundër civilëve që nuk e kemi parë në Evropë për dekada”.
“Është e tmerrshme dhe është absolutisht e papranueshme që civilët të jenë në shënjestër dhe të vriten”, tha ai për CNN.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha se sulmet pa dallim kundër civilëve ukrainas në qytete si Bucha dhe Irpin duhet të hetohen si krime lufte.
“Ne nuk do të lejojmë Rusinë të mbulojë përfshirjen e saj në këto mizori përmes dezinformatave cinike dhe do të sigurojmë që realiteti i veprimeve të Rusisë të dalë në dritë”, tha ajo.
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i përshkroi imazhet nga Bucha të tmerrshme gjithashtu. “Ky është realiteti i asaj që po ndodh çdo ditë për sa kohë që brutaliteti i Rusisë kundër Ukrainës vazhdon”, tha ai për CNN.
Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ka folur shpesh me Presidentin Putin që nga fillimi i konfliktit, i quajti fotografitë “të padurueshme”. Ai tha se “autoritetet ruse do të duhet të përgjigjen për këto krime”.
Duke folur për gazetën Bild, zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck i quajti vrasjet një “krim të tmerrshëm lufte që nuk mund të mbetet pa përgjigje”. “Unë mendoj se kërkohet forcimi i sanksioneve”, shtoi ai.
Në Twitter, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkroi: “E tmerruar nga raportet e tmerreve të papërshkrueshme në zonat nga të cilat Rusia po tërhiqet. “Një hetim i pavarur nevojitet urgjentisht. Autorët e krimeve të luftës do të mbahen përgjegjës.”
Ministri ukrainas i Mbrojtjes Dmytro Kuleba tha se Rusia po synon “të eliminojë sa më shumë ukrainas që të mundet”.
Ai u bëri thirrje vendeve të G7 që të vendosin sanksione të mëtejshme për të synuar industrinë e naftës, gazit dhe qymyrit, eksportet e mallrave dhe sektorin financiar të Rusisë.
n.s. / dita



Ata thast plastike duket te rinj fare,te paster.
Mos eshte trukim,apo s ka mundsi te bej diçka te tille Selenskij?
Jane 5 shtete qe mbeshtesin Putinin: Kina, India, Brazili, Afrika e Jugut, Irani. N eketo kushte mund te flitet vetem per nderhyrje te OKB-se.
o përse nuk e shkuran gjithë pseudonimin??
përse shkruan vetëm gjysmën??
për dy shkronja,”lla” dhe e marrim vesh se çmall je??
CNN mashtroi gjithe boten per armet Kimike te Sadamit. Apo nuk ju kujtohet? Dhe mbi kete justifikim u vrane miliona civile Irakene nga nderhyrja ushtarake e SHBA-ve aty.
CNN inskenoi dhe armet kimike te Assad, duke bere filma me regji ne zonat e Sirise e duke i shitur si fakte te sulmeve te Assad kunder civileve Siriane.
Ende i besoni CNN, qe eshte nje prone e Blackrock dhe Vangard qe jane dy korporatat boterore nen pagesen e Cifuteve Globaliste, te cilat kane ne pronesi te gjitha korporatat dhe mediat perendimore.
Bravo, tamam si ti edhe une i besoj gazetave Pravda (ka dhe Serbia nje gazete me qarkullim te paket me po kete emer) dhe Komsomolskaja Pravda por edhe gazetes serbe Vecerni Novosti.