Britney Spears ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku duket e përlotur nga ndarja e saj me të dashurin David Lucado.
Në videon e postuar Britney thotë: “Në qoftë se keni një ditë të keqe, gjeni dikë që ka këpucë me zemra,” Sipas TMZ thuhet se këngëtarja është ndarë nga i dashuri i saj pasi ka zbuluar një video të David duke e tradhëtuar atë.
Ajo ka postuar gjithashtu në llogarinë e saj në Twitter duke konfirmuar lajmin e ndarjes nga i dashuri David.
