Shkatërrohet një rrjet i trafikimit të femrave për shfrytëzim prostitucioni në Tiranë.
Policia ka vënë në pranga Bardhok Prengën 46 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa ka shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë M.Gj 46 vjeç dhe M.B 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ndalimi i Prengës, është bërë i mundur pasi shtetasja e huaj 23 vjeçe ka bërë kallëzim në ambientet e D.V.P. Tiranë ndaj shtetasve Bardhok Prenga, 46 vjeç, M.B., 31 vjeç dhe M.Gj, 46 vjeç, të cilët sipas saj e kanë trafikuar nga Italia në Shqipëri me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.
Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”.

Bardhok Prenga…qenka tirons puro…
Nuk ngeli katunar pau marre me droge, kurva e lloj lloj krimesh..mpaskan qene fare shume e keqe.
“Maloket” Albanezi naiv deri sa nuk behet me!
Per nje bjonde lozonjare Italiane rrezikojne tani kush e di sa vjet burg. Do rripen nga “drejtesia shqiptare”.