Pas transferimit te 302-shi, Dajti u vë flakën batanijeve të burgut

anazapta

Pak ditë pas publikimit të fotos së vajzës së gjyqtarit Idriz Mulkurti me kunatin e Dritan Dajtin dhe transferimin e këtij të fundit në burgun 313, i akuzuari për vrasjen e 4 policëve u ka vënë zjarrin batanijeve të qelisë. Sipas vetë letrës publike të Dritan Dajtit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 të së enjtes në qelitë e 313-s, ndërsa gardianët ndërhynë menjëherë për ta shuar, duke i shpëtuar jetën. Dajti pretendon se ishte irrituar nga transferimi te 313-a, nga burgu 302, ku ndodhej dhe se nuk trajtohej si të gjithë të burgosurit e tjerë. Sipas tij, gjyqtari Mulkurti po përdor Policinë e Burgjeve si hakmarrje për foton e publikuar në media, ku dukej vajza e gjyqtarit me Ergest Xhoxhin, kunatin e tij, foto për të cilën Dajti siguron që nuk është e montuar dhe se së shpejti do të publikojë të tjera detaje që i vërtetojnë këto takime, teksa thekson se gardianët i shpëtuan jetën. Burime nga Drejtoria e Burgjeve thanë për gazetën “DITA” se Dajti u vuri flakën me çakmak batanijeve dhe tymi që vinte nga qelia bëri që reagimi i gardianëve të ishte i shpejtë. Askush nuk u lëndua. Pas ngjarjes ka reaguar “Byroja për Mbrojtjen e të Burgosurve”, drejtuar nga avokati Sokol Koçiu, sipas të cilit policia ka fshehur provat për vrasësit e vërtetë të 4 policëve në Durrës.

 

Dajti, një histori “thriller”

I arratisur nga Gjykata e Tiranës, me një pistoletë në dorë, Dritan Dajti regjistroi një precedent në 2003-shin, që më pas u ndoq nga të tjerë. Teksa gjykohej për vrasje ai u arratis, për të dalë në skenë vetëm në 2009-n, kur te pista “Ilira” në Durrës akuzohet se vrau 4 policë. Të shumta ishin informacionet se ai dinte lëvizjet e policisë, ndërsa gjatë procesit gjyqësor (që po mbush 300 seanca), ka kërkuar të zhvarroset Kastriot Feskaj, njëri nga policët e vrarë. Dajti pretendon se policët u vranë nga shefat e tyre. Asnjë avokat nuk e mbron, ndonëse para pak ditësh i dhanë një listë me 100 të tillë. Ndue Pjetra, avokat, ka kërkuar 200 mijë euro që ta mbrojë Dajtin dhe ky i fundit ra dakord, por gjykata nuk pranon. Dajti mbrohet vetë, pa avokat, ndërsa ka pasur probleme shëndetësore me këmbën. Emri i Dajtit rezulton në disa dosje policore dhe hetimore, me fokus trafiqet, teksa është i njohur edhe agjencitë e huaja ligjzbatuese. Ai ka një reputacion aq të fuqishëm, saqë edhe nga brenda ambienteve të burgut mundet të influencojë situata, qarqe apo njerëz të ndryshëm.

letra dajtit

Share This Article
7 Comments
  • 1. Ndoshta nje foto ku z.Dajti nuk del duke u zgerdhire do dilte me normale.
    2. Gjykata eshte ne te drejten e saj ta gjykoje ne mungese ose ti mbylle gojen me leukoplast a dicka te ngjashme. Ka precedente ne bote per kete. E gjygji vazhdon.
    3. Denimi me vdekje per krime te niveleve te tilla do ishte mjaft i pershtatshem. Humbem 4oficere policie.
    4. Ne raste te tilla, gjykimet nuk zvarriten me akrobaci teknike e duke u perkylur pas te rehatosh z. DAJTI. MBYLLNI QELINE e hidheni celsin ne lume…
    Mjaf degjuam per kete vemje.

  • Nese nje dite,(Dhe duhet me patjeter),Kethehet ligji me vdekje, Burrecria,(Ata qe luftojne me te pambrojturit),ose hesht perfundimisht,ose vdes prej frikes. Eshte i vetmi ligj, qe e stabilizon kete vend,ku ende vritesh,ndarsa, shkon rruges tende… Me fjale te tjera,i bie shume shkurt,per pak dite dhe… je i futur ne Evrope i kompletuar. Ne te kunderten :

    “… Femijte e femijve,
    te femijve tane,
    Them,se me Evropen,
    do jene fare prane…!(!)

  • Ky baxhell i pa bese, ka bere ato qe ka bere, sepse dikush e ka lejuar dhe ende AI apo ATA dikush jane duke e mbajtur me shprese, jo per rendesin qe ka si person, por per friken se nese i jepet gjykimi i drejte per krimet qe ka bere , ky mund te tregoje tutoret e tij!
    Kam nje mendim, kete LAVIRE birucash lereni te lire dhe shume shpejt dhe pa asnje shpenzim nga taksa paguesit , kane per t’ia prere bilten vetem vajtje per atje ku e ka vendin!
    Nje kokerr alabaku qe hiqet si hero sepse ka marre jete njerezish ne pabesi!

  • Mqnse zjarrin e ka provokuar vetè ky krimineli ,po pse s’hodhet pak benzinè o z.Policè qè
    tè rrespektoheshin ata kater bijè nenash tè vrarè nga ky KRIMINEL.

  • Jo! Kurrsesi nuk duhen lejuar skena te tilla kur kriminele te kalibrit te ketij tipi, kerkojne te bejne presion dhe teatro plaçosh. Ky rast tejet i neverirtshem eshte nje tregues per nivelin mjeran te kesaj drejtesie. Nuk mund te jete dhe nuk eshte kjo demokracia. Demokracia presupozon korrektese ndaj kushtetutes dhe ligjit dhe jo perkedhelje te shkelesve te ligjit dhe kushtetutes apo me keq akoma, te atyre qe kane bere krime monstruoze..

  • Ky eshte krimineli me i perkedhelur ne bote.As Eskobari nuk ka vrare 4 oficere policie me doren e tij.Kreu nje operacion ne kushtet e burgut,qe edhe ne Amerike do te kishte dale ulok.Forcat e nderhyrjes se shpejte vrane Flamur Pislin dhe nje te pafajshem,qe kishte njemije here te drejte ta bente ate qe beri.Kete e lene te sjelle verdalle gjithe drejtesine shqiptare,te ciles nuk ka ci ben qeveria.Meqe qenka kaq i zoti bejeni minister drejtesie ne vend te atij skraparlliut qe nuk po e nxjerr qimen nga qulli.

  • Me halabake eshte drejtesia se vete i akuzuari.
    Mos ju rrafte per hise por po ju ra do e shifni ç’fare jane keta “drejtesore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *