E varfra reformë e letrës

redaktor

Dërguar me sms

Në numrin e redaksisë

 

Guxoj te shpresoj se ambasadori italian i vuri kapakun tenxheres së glorifikimit reformist. Pas këtij “suksesi të padëgjuar” të politikës së një vendi “multetnik” me shumë rraca që bashkuan 140 votat, mendoj se na takon të japim ndonjë mendim për ftohje motorri. Së pari ajo, e varfra reformë, është hë për hë vetëm në letër. Së dyti një pjesë e atyre që vranë drejtësinë e shkatërruan shumë jetë njerëzish me vendimet korruptive e absurde, ishin aty për shërimin e pjellës së tyre famëkeqe. E ndër ta më i spikaturi doktori, që ngjizi monstrën e drejtësisë në kohë të plepit. Si mund të kërkosh besimin e një populli që e ke mashtruar e vrarë për 25 vjet me rradhë?

Historikisht ne nuk kemi vuajtur për ligje të shkruara. Nuk besoj se ka një shqiptar të besojë se Saliu me shokë do të ndërtojë një shtet ligjor në shërbim të qytetarit. Viktima nuk mund të bashkëjetojë asnjë ditë me vrasësin veç në emër të pafuqishmërisë për të reaguar. Them se ne nuk kemi arritur të provojmë fuqinë tonë pasi na mungon akoma qytetaria. Përsëri uroj mos të jetë klishe e shumë reformave që kanë mbetur në letra e fjalë. Po të bisedosh me njerëz të thjeshtë, shumica përmend Amerikën pasi të tjeret janë të provuar në besëthyerje. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *