MOIKOM ZEQO
(Unë, viktima e 29 Nëntorit)
“Historia është ndalur. Nuk ekziston asgjë përveç së Tashmes të pafund në të cilën Partia ka prorë të drejtë. Kush kontrollon të Tashmen kontrollon të Kaluarën”
GEORGE ORUWELL -“Viti 1984”.
Po ribotoj mbas 26 vjetësh Diskutimin e mbajtur nw emër të Grupit Parlamentar të PS-së në Kuvendin e Shqipërisë për të mbrojtur 29 Nëntorin si Datë të Çlirimit të Atdheut nga pushtimi nazi-fashist.
Ky diskutim është bërë në kushtet e një terrori të madh verbal, psikik dhe trysnie të rëndë kuazi- fashiste dhe mankthi mendor kundër njohjes së 29 Nëntorit.
Dihet se Parlamenti që zotërohej në atë kohë nga PD, e ndryshoi datën e Çlirimit dhe vendosi që data 28 Nëntor të ishte edhe Datë e Pavarësisë dhe gjoja edhe e Çlirimit nga nazi-fashizmi.
Lexuesi le ta gjykojë sot substancën e diskutimit tim dhe të arsyetojë.
Në Kushtetutën e Shqipërisë është sanksionuar se data 28 Nëntor është Data e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Data 29 Nëntor është Data e Çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi.
Ky formulim kushtetues nuk është ndryshuar deri më sot.
Në vitin 2005 me ardhjen në pushtet të PD-së mua më shkarkuan brutalisht si Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar,- me motivacionin e turpshem , se kisha mbrojtur Datën e 29 Nëntorit si Data e Çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi.
Në 2004-ën unë përurova, konceptova dhe sendërtova me një grup specialistësh për herë të parë Pavionin e Antifashizmit shqiptar me rastin e 60-vjetorit të çlirimit të atdheut.
Është e habitshme që mua më shkarkuan nga puna pikërisht për Antifashizmin Shqiptar,- duke më bërë kështu një “viktimë” të kampit të kundërt, atij pushtues dhe të reaksionit më të egër ballistoid.
Për tetë vjet të pushtetit të PD-së mua më lanë pa punë.
Por edhe 3 vjet e ca që ishte në pushtet PS, në mënyrën më mosmirënjohëse dhe të padenjë, – më lanë gjithashtu pa punë.
Unë nuk kërkoj as merita, as vlerësime dhe në pikëpamje të përgjithshme nuk më intereson asgjë përveç faktit, që mbrojta 29 Nëntorin si Datë e Çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi – dhe kjo është një nga datat më të mëdha në historinë e kombit të të gjitha kohërave.(M.Z)
***
“Në Muzeun Grotesk të Paradokseve Shqiptare është shtuar dhe një paradoks i ri tejet i rëndë: mohimi i vërtetësisë së Datës 29 nëntor 1944 si Data e çlirimit përfundimtar të Shqipërisë nga nazifashistët dhe kolaboracionistët e tyre.
Pse ndodhi një gjë e tillë?
Pse pushtetarët fitoren e 22 marsit e pronësuan, që në fillim si atentat ose “Vdekje të Bardhë” të 29 nëntorit, kur demokracia ta konceptonte si vijimësi?
Pa asnjë vendim të parlamentit, ose argumentim publik paraprak, u zhvarrosën eshtrat e komandantëve e figurave të formacioneve partizane – turp që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës së qytetëruar.
Po turpi do të kreshpërohej më tej.
Nuk do të harrohet seanca parlamentare, kur në kalendarin e festave zyrtare të tërë datat qenë të festave fetare, që dihet janë internacionale dhe vetëm data e 28 nëntorit ishte ajo e festës kombëtare të flamurit dhe Pavarësisë, duke u mohuar me këmbëngulje vetëvrasëse.
Dita e Çlirimit (le të studiohet procesverbali i kësaj seance, që përbën për mohuesit e zellshëm një dokument fobie të pabesueshme!)
Presidenti nuk tentoi ta shmangte skandalin, sepse këtë gafë s’do ta pranonin as shqiptarët, po as bota. Duhet mbështetur ky reflektim, po s’duhet kaluar në alibinë e një kompromisi, për të kënaqur dhe njërën anë dhe tjetrën e për këtë të zhduket ajo që është e pa zhdukshme, Data 29 nëntor midis dy datave 28 nëntorit dhe 17 nëntorit, që jo vetëm nuk e komunikojnë, por vetëm e afirmojnë pafundësisht.
Nisma e grupit parlamentar socialist për të vendosur 29 nëntorin në kalendarin e festave zyrtare nuk ka aspak karakter partiak, as propagandistik.
Kështu duhet konsideruar nga të tëra partitë.
Nëse ky parlament do të ishte parlament i mendjes atëherë duhet të kishte vetëm “forcën e tmerrshme të arsyes” siç është shprehur Sokrati i lashtë.
Në të kundërtën kriza dhe tjetërsimi i tij është i pamohueshëm.
Le të flasim me argumente konkrete ad hoc.
Lufta e Dytë Botërore qe lufta më e madhe në historinë e njerëzimit.
Në këtë luftë shqiptarët treguan një dinjitet të veçantë e të paparë.
Populli shqiptar u rreshtua te fitimtarët e boshtit antifashist, së bashku me SHBA-në, BS e Britaninë e Madhe tregoi një nivel të lartë qytetërimi.
Shqiptarët janë i vetmi vend i Europës që u çliruan vetë, madje bënë edhe një precedent, dërguan forca të mëdha edhe për të çliruar popujt fqinj.
Në këtë kuptim Dita e Çlirimit është sinteza e një sage heroike të mrekullueshme, është arritja e fitores që ruajti integritetin territorial të Shqipërisë.
Për gjysmë shekulli shqiptarët e kanë festuar këtë fitore madhështore.
Tani është hedhur artificialisht hija ekuivoke e dyshimtë.
Ç’përfaqëson komisioni i përbërë nga zotërinjtë Kasem Biçoku, Lefter Nasi, Mentar Belegu, Hysni Myzyri, Sitki Bushati, Sadik Bekteshi, Kolë Jakova, Emin Riza, Jusuf Vrioni, Mentor Quku, Uran Butka e Pjetër Pepa?
Çfarë mandati ka ky komision?
Mandat profesional?
Kjo është tepër e dyshimtë.
Mandati parlamentar është detyrimisht pluralist, nëse e pranojmë që parlamenti është i tillë.
Të vetmit deputetë në këtë komision janë të pozitës, tërë komisioni është i një partie.
Por me celula partie nuk mund të vendoset një çështje jashtëpartiake.
Çdo komision parlamentar ka pjesëtarë nga opozita.
A nuk kishte të tillë kur u vendos të ndryshohej apo jo shqiponja e heraldikës së flamurit?
Pse nuk u veprua kështu edhe me këtë rast?
Ky komision është një alambikim.
Nuk ka besueshmëri, qoftë morale, qoftë shkencore. Deklarata e historianit të shquar Kristo Frashëri i nivelit europian e i njohur për akribinë faktuese, (se pjesëtarët e paracaktuar të komisionit luajtën rolin e këshilltarëve të këqij për Presidentin) se Shqipëria është çliruar më 29 nëntor është shprehje e një oponence tepër serioze e jo partiake.
T’i referohemi procedurave parlamentare.
Ç’lidhje ka parlamenti me këtë komision?
Mesazhi i Presidentit nuk është formuluar si projektvendim, nga ana tjetër sipas rregullores së parlamentit grupi parlamentar socialist e ka depozituar prej kohësh dhe e ka publikuar nismën e tij legjislative.
Rregullat janë të barasvlefshme për të gjithë.
1.Studimi me vëmendje i relacionit të komisionit tregon qartë karakterin e tij kontradiktor.
Aty shkruhet fjalë për fjalë “në pasditen e 28 Nëntorit në qytet (Shkodër) u futën grupe të vogla partizanësh”.
Kurse një paragraf më poshtë “brigadat partizane hynë të organizuara në Shkodër më 29 nëntor dhe bënë parakalimin festiv të fitores”.
Kjo mënyrë naive të shkruari mund të përmbysë tërë historinë; Grupe të pjesshme partizanësh që në fillim hynë në Tiranë, por Tirana u quajt e çliruar vetëm mbas 19 ditësh, kur tërë brigadat parakaluan në të.
Është koncept themelor ushtarak se një territor quhet i fitimtarëve, kur e shkel tërësisht këmba e tyre.
Kështu ka ndodhur më 29 nëntor në Shkodër.
2.Komisioni si “Eminenca Grise” ka censuruar paturpësisht faktet historike sipas formulës “ad usum Delphini”
Pyes: pse nuk përmendet fakti, se në orën 2 e 30 të datës 29 nëntor u hodh në erë ura e Bahçallëkut?
Po përpjekja te Ura e Mesit, në Vaun e Dejës?
Pyes: 6000 partizanët, që janë dëshmitarë okularë të pazëvendësueshëm të Datës së Çlirimit janë më pak të besueshëm se komisioni në fjalë?
Pyes: Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që mbron me fakte historicitetin e datës 29 nëntor, pse mënjanohet?
Kaq e lehtë është kjo?
Data e Çlirimit është thelbi i ekzistencës legale të kësaj organizate.
3.Kush e tha i pari, kush e bëri publike datën e 29 nëntorit si Datën e Çlirimit të Shqipërisë?
Kronika është e qartë.
Atw e tha Naku Spiru në mitingun përpara Institutit të sotëm të Arteve.
Nakoja kishte kontradikta tragjike me Enver Hoxhën, ashtu si edhe me jugosllavët.
Pra, publiciteti i kësaj date nuk ka autorësinë e Enver Hoxhës.
Në fakt ajo qe publicitet kolektiv dhe jo individual.
4.Dokumentet autentike gjermane të pushtetit (fotokopjet e të cilave janë në arkivin e Institutit të historisë) e thonë qartë se Shqipëria u çlirua më 29 nëntor.
Pse nuk përmenden këto dokumente?
5.Është krijuar një teori e kompleksuar, që thotë se 29 nëntorin e caktoi Enver Hoxha për servilizëm dhe për njësimin me datën e 29 nëntorin e jugosllavëve. Pa bërë politizime le të arsyetojmë.
29 nëntori 1944 është çlirimi i Shqipërisë, kurse Jugosllavia u çlirua në 1945.
Askush nuk e ka ditur se kur do të çlirohet Jugosllavia.
Po a kanë patur jugosllavët një festë të tyre më 29 nëntor?
29 nëntori qe festë e jugosllavëve e në asnjë mënyrë festa e çlirimit, po e AVNOJ-it, e Republikës Federative.
Bëhet pyetja: ne shqiptarët kemi imituar për Ditë të Çlirimit datën e festës së tyre që nuk është e çlirimit?
Mos të harrojmë, se shqiptarët e festuan 29 nëntorin pavarësisht nga jugosllavët në 1944, në 1945, në 1946, kishin pra, plot tri vjet që brenda Shqipërisë po edhe përpara tërë botës ndërkombëtare e kishin bërë publike festën e Çlirimit. Jugosllavët 29 nëntorin e tyre të Republikës Federative e kanë caktuar në 1946.
Shqiptarësia e 29 nëntorit tonë është e padiskutueshme.
Ata që bëjnë lidhje të paargumentuara me 29 nëntorin e të tjerëve unë u kujtoj se veç të tjerave kjo festë e të tjerëve nuk ekziston më, se Federata Ish Jugosllave nuk ekziston më, pra është një datë e pafestueshme më, inekzistente.
6.Berisha e quajti Enver Hoxhën një manipulator të madh. Po në bazë të këtij arsyetimi Hoxha nuk pushoi të jetë i tillë edhe mbas vitit 1948, kur u prish me jugosllavët e duke patur pushtetin i kishte tërë mundësitë ta ndryshonte përsëri datën.
Po përpara datave historike janë të pafuqishëm të gjithë pa përjashtim.
- A nuk është një argument i parrëzueshëm fakti, se asnjë nga oficerët anglezw dhe amerikanë, që qenë gjatë luftës në Shqipëri nuk kanw mohuar datën 29 nëntor ose ta vinte në dyshim?
Ata nuk ishin servilë të Hoxhës, po kundërshtarë.
Ata kanë respektuar historicitetin e datës.
- Historia është shkencë historike dhe jo shkencë ideologjike.
Karakteri formal i kronologjisë nuk duhet politizuar sipas një fantazie apo skenari absurd.
A nuk morën disa një mësim nga dështimi i përpjekjes qesharake për të ndërruar formën e shqiponjës së flamurit, se gjoja kishte ndikime sllavoide etj .etj.
Dihet se shqiponja dykrenare nuk është në gjenezë simbol i mirëfilltë shqiptar, po ajo u bë historikisht simboli ynë kombëtar, duke përjashtuar karakterin anonim e mitologjik universal.
Përkimet e datave kanë karakter formal.
Kjo provohet çdo ditë.
Nëse më 12 dhjetor të këtij viti do të bëhej Kuvendi i PD dhe njëkohësisht edhe zgjedhjet në Rusi, kompleksi sllavoid mund ta manipulojë e groteskëzojë këtë rastësi.
Më 28 nëntor 1943 u mbajt Konferenca e Teheranit, nga më të rëndësishmet e Luftës së Dytë Botërore.
Po vetëm një i çmendur mund të thotë, se të tjerët na e morën datën tonë, ose ne me dashje ua manipuluam datën atyre.
Ose, Qemal Stafa u vra në 5 maj, po jo se pikërisht shumë vjet më parë në 5 maj kishte lindur Marksi.
Galeria humoristike e historisë do të ishte kështu e pafund.
- Në histori nuk ka “Kohë Zero”, kalendari ynë nuk fillon në 22 mars.
Nuk duhet harruar se ne nuk jemi mbretëri, po Republikë e kjo u shpall në 11 janar 1946 e kjo datë meriton të përkujtohet, se është Datë e Shtetit tonë Shqiptar, pavarësisht nga ndërrimi i sistemeve.
Historia nuk do të shpikë data të tjera të legalizimit zyrtar të pluralizmit veç datës së Plenumit të KQ të PPSH, nuk do të mohojë se zgjedhjet e para pluraliste u bënë më 31 mars, se firmat në dy dokumentet themelore të lidhjes së Shqipërisë me Europën, Paktit të Helsinkit dhe të Kartës të Parisit, i ka firmosur Ramiz Alia dhe bota s’ka ndërmend t’i kthejë mbrapsht për t’i firmosur ndonjë tjetër.
Po kështu, duam apo nuk duam ne, artikulli i parë që qe një lloj manifestimi i demokracisë pluraliste qe ai i prof. Ylli Popës te “Zëri i Popullit” dhe jo te RD, se duheshin shumë muaj, që ajo të dilte.
Mos ta shikojmë historinë bardhë e zi, të mos jemi daltonistë të fakteve.
Kjo kërkon emancipim dhe qetësi.
Po dhe drejtësi të vërtetë.
- Ata që mohojnë 29 nëntorin të kujtojnë një admiral turk që e dërgoi sulltani për të gjetur ishullin e Maltës.
Admirali, mbasi u vërtit kot nëpër det u kthye dhe i shkroi Sulltanit “Malta vok” dmth “Nuk ka Maltë”
29 nëntori nuk është një datë apokaliptike, nuk është e shpikur, po realitet i patjetërsueshëm.
Mohimi saj të çon te satanizmi i demokracisë.
Ajo është një datë e madhe uniteti dhe jo shpërbërjeje, e mirëkuptimit dhe jo e shkombëtarizimit.
Bijtë e kolaboracionistëve mund të jenë të drejtë vetëm kur dënojnë krimet e etërve, në të kundërtën do pësojnë fatin fatal që jep historia.
“Fitimtarët e përkohshëm” nuk mund të mundin Fitimtarët e Përjetshëm; partizanët heroikë.
Politikanët efemeridë mund të bëjnë vetëm mohime sizifiane të 29 nëntorit.
Po ajo që ndalohet nuk do të thotë se nuk ekziston.
29 nëntori do të embrionizojë përherë enigma e kureshtje të mëdha.
Vetëm një referendum popullor do të kishte mandat për këtë datë, sepse i takon historisë së përjetshme dhe jo të përkohshme.
Ndalimi i 29 nëntorit do të thotë ta arrestosh këtë ditë, të bësh një të burgosur politik, më të habitshëm e të pashembullt, jo vetëm në Shqipëri po në tërë botën.
Së fundi, 29 nëntorin mund ta ekzilosh me forcë.
Po do të kthehet një ditë.
Identitetin e 29 nëntorit e ka përcaktuar vetë historia që është e tërë gjeneratave dhe jo e mekanizmave parlamentorofagë.
Plaudite amici! La comedia e finita!
(Duartrokisni miq! Komedia mbaroi!)
Kuvendi i Shqiperise ,Tiranë 18 nëntor 1993”

Diskutim i sakte ne kendveshtrim te autorit ne vitin 1993. Sot pas kaq viteve as autori nuk do diskutonte me keshtu. Eshte diskutim i historise parlamentare ! Perse ? Le te ishte i vertete 29 nentori ! Le te ishte i vertete 28 nentori ! te dy keto data mbeshteten ne nje kriter ! U clirua Shkodra u clirua Shqiperia ! Sot nuk mund te pranohet qe Shkodra eshte qyteti i fundit i hapesires shqipetare. Ne vitin 1945 ne miqesi me Jugosllavine u vetecaktua kufiri i shqiperise duke vene 29 nentorin piramide kufitare.
Asnje vend tjeter nuk ka date clirimi kur u clirua qyteti i fundit. Le te detyronin Greqine te bente nje kriter te tille pa diskutim do caktonte diten e clirimit te Gjirokastres ose Kelcyres !Ja u cliruan tokat greke do buciste !!!
Neve vertete nuk jemi shtet i fuqishem ne rajon per te mundur te vendosim por ama aty ku mundemi te vetevendosim duhet te jemi kembengules. ….tung
por jo more kozi se nuk behet me arsye nacionaliste ….flitet per kufijte e shtetit e jo te kombit dhe kufijt e shtetit jane te njohur ne arenen nderkombetare. pastaj greket nuk arriten te çlironin asnje qytet ne kufijte e shqiperise, por qytet shqiptare çame ne kufijte qe ju njihte bota….si e qysh eshte pune tjeter se akoma i djeg bytha grekut per çamet
Per mendimin tim nuk ka date clirimi Shqiperia per sa kohe qe eshte fakt, se Kosova eshte cliruar ne vitin 1999. Nuk ka date clirimi Shqiperia per sakohe qe pjesa Jugore e çamerise nuk eshte cliruar, dhe se shqiptaret çam mysliman jane debuar nga trojet e tyre nga pushtuesit gerk dhe se sot ata nuk guxojne te levizin lirisht në vendin e tyre dhe ne shtepite dhe varret e tyre, sepse nje vend i bashkimit europian GR, nuk i lejon ata. Nuk ka date clirimi Shqiperia pasi sot e kesaj dite viti 2019, dhe nje vend i BE, dhe anetare i Natos ka në fuqi ligjin e luftes me shqiperine.Per sa me siper nuk mund te themi se Shqiperia ka date clirimi as 28 Nentorin , dhe as 29 Nentorin. Nese do ndjekim modelin historik te vendeve te europes e botes i bie qe si date e clirimit te merret data e clirimit te kryeqytetit te vendit, dhe qe eshte ajo e 17 Nentorit 1944, por persakohe trav e çamerise dhe ajo e Maqedonise jane jashte territorit shqiptar nuk ka llogjik normale dhe as jurdidike qe te flitet per date clirimi.
Po je i sakte porse sllavo-komunistet edhe ne vitin 2019 jane agjente te Serbise.
Ju lumte profesor! Sado te ngrihen kembet t’i bien kokes, te kote e kane, se serish kembe do te mbesin!
Rrespekt …
e meritonin nji shkrim te tille
kllount e cirkut demokratike
Me par se te mundohen te mbulojne te vertetat Shqiptare kta “kodoshe shqiptare”
te bejne dicka per kte vend nqs e ndjejne per Atdhe
perndryshe te zhduken nga jeta e shqiptareve .
Ne kte Toke qe jeton duhet te japesh dicka ,
jovetem te zhvasesh hash e dhjesesh
sepse vjen nji moment e mbytesh ne mutin qe k´bere vet .
Referendumi popullorte nuk ka perse te behet.
Nuk ka perse te behet se kjo eshte vulosur me gjakun e 28 mije deshmorve dhe jo me sofizma.
A munde te behet referndum popullore se a ishin 28 000 deshmore apo me shum apo me pake.?
Ne asnje manyre.Edhe per daten e clirimit te Atedheut nuk munde te behet referendumn kure dihet mbire qe brezi qe beri luften eshte pothuasje ne perfundim te jetes se tyre. Po ashtu edhe koloboracioniste mosha te tyre po eshte ne perfundim te tyre.
Ateher perse ti lejm moshat qe nuk e kan perjetuar kete lufte ti futim ne referendum.
Ne se i hapet rruga kesaj skene aty do te vihet ne pikpyetje nje diell qe shklelqen dhe ti themi” Votoni ka dijell apo jo” Qorrat ne se jen ne shumice edhe munde te votojn se nuk ka diell,!
Kame shum rrespekt per Mojkom Zeqon pore kete me duket se nuk e ka gjetur.!
Ju faleminderit per mirkuptimn.!
29 nentori 1944 eshte data e pushtimit te Shqiperise nga Ushtria terroriste partizane,pjese e Ushtrise Jugosllave..
Moikom me te vertet e beson shprehjen qe jemi i vetmi vend qe u cliruam vete?
Nderro pelenat,mor cun,pastaj beji pyetje Moikomit…
Nuk i luhet as pike as presje deklarimeve precize te te madhit Moikom Zeqo.
Po kujt ia thue,kush te ndigjon e mos prit te te binden.Ato e dine ma mire se te tjeret daten e clirimit.Por tue kene te kembes se mushkes nuk tunden nga vendi.Ato vetem gryka e pushkes i detyron te ikin si shurra e pules.Dhe perfundojne ne kavie laboratori.
Shkepus nga shkrimi i ma siperm shifren 5 dhe 8-te dy deklarimet ma te forte qe me kete duhet te pushoje pretendimet e ballisteve tradhetarve te kombit:
“””Mos të harrojmë, se shqiptarët e festuan 29 nëntorin pavarësisht nga jugosllavët në 1944, në 1945, në 1946, kishin pra, plot tri vjet që brenda Shqipërisë po edhe përpara tërë botës ndërkombëtare e kishin bërë publike festën e Çlirimit. Jugosllavët 29 nëntorin e tyre të Republikës Federative e kanë caktuar në 1946.”””
Prane kesaj dhe:
“”Historia është shkencë historike dhe jo shkencë ideologjike.””
./.
Kleri katolik i shkodres e ka te vendosun me bindje largimin e gjermanit te fundit me daten 29 Nendore 1944.
Pershendetje te madhit dhe te domosdoshmit ,florinit te kombit tone
Moikom Zeqo.
Flitet qe rane deshmor plot 28 mije veta.Dhe hamendesimet nuk e pranojne,e kundershtojne.Jane ma pak.
Por nji mendje ma thote edhe nese jane ma pak shifra percakton qe ne cdo kilometer katrore rene deshmor.Ku nenkuptohet se cdo pellembe toke u la me gjakun e deshmorve per liri.Te gjallet u betuane: Flini te qete se hakun do t’ua marrim.Ne fakt hakun nuk i’a u moren sepse sot kane mbijte kerpudhat e trashigimtarve te nazifashizmit me tufa me ne krye Tufen e kryeballistin kryeminister qe po iu jep oksigjen tradhetarve qe ne fakt duhet tu kerkohet hesap:Pse u bate njeshke me pushtuesit kunder lirise se popullit clirimtare.Dhe sic hapet bythesh nji komentagji ma siperm e thote qe data 29 nendorit asht dita e pushtimit nga ushtria terroriste partizane.Jo ore i tredhur ne tru!
Dita e clirimit asht dita e mos coptimit te trollit shqiptare myshde per serbo-shovinistet greke.
11 Janar 1946 formimi i shtetit shqiptar thote a thua se turqit e gjermanet bashke u larguan me 1944 dhe u krijua shteti shqiptar ..Per nderrimin e sistemit pas 1990 s”ka gje thote e nderrimin e sistemit para luftes e mbas luftes e len ne harrese Jo vetem pa pune te kishin dhe nje dush te ftohte me shpresen qe te te vinte mendja ne vend e te thuash vetem nje here te verteten e jo mbahesh ne nje teori te vjeter: Degjo c”na servir formimi i shtetit shqiptar me 1946 kur njohim se me 28 nentor patrioti I Qemali ne Vlore ngriti flamurin e shpalli shtetin shqiptar e pastaj vijme ne 1913 14.e tutje me nderhyrjet e vendimet e fuqive te medha per kufijte e Sqiperise e ja ku jemi nje shekull me pas te jemi ne lufte e perpjekje per gabimet e atyreve viteve ne ndarjen e kufirit .Nuk vuajme per mosintelektuale ,i kemi me shumice dhe pse kane nje dipllome ne xhep . :
Radiogrami i clirimit te Shkodres eshte mare nga radisti i Shtabit te Pergjithshem ne ore 10 e 30 minuta te dates 29 Nendor dhe i eshte dorzuarFlora Deshnices si shifrante e Shtabit te Prgjithshem.29 nendori eshte dita e clirimit.Un qe shkruaj jam i biri i Radistit te atij Shtabi
Malenkovo, une nuk po merrem me gje tjeter, por vetem me:
“Bijtë e kolaboracionistëve mund të jenë të drejtë vetëm kur dënojnë krimet e etërve, në të kundërtën do pësojnë fatin fatal që jep historia.”
Po krimet e komunizmit ne Shqiperi per 50 vjet rresht valle kush i denoi?
MOIKOM!
TË bëjmë ca shakara serioze, po të ishte e mundur të lundronim nëpër kohë
Të jesh i sigurtë se p.sh. JERONIM DE RADA do ishte në krahun e MID´HAT FRASHËRIT, absolutikisht,
e të jesh mëse i sigurtë se, po të binte në duart tuaj, Ti do ia dorëzoje ENverit dhe ai, i këndshme dhe i paharrueshmi JERONIM DE RADA do përfundonte pa nam e nishan në ndonjë gropë, ndër pllajat e Dajtit. Qart?