E vërteta e çiftit me koronavirus në Roskovec dhe izolimi i fshatit

redaktor

Paraditen e së hënës, pas daljes së rezultateve të përditësuara për rastet me koronavirus në Shqipëri, Bashkia e Roskovecit doli në një deklaratë ku i bëri thirrje urgjente të gjithë banorëve të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan, të vetizolohen. Kjo pasi një çift bashkëshortësh nga ky fshat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Dita” kontaktoi me kryetaren e bashkisë së Roksovecit për të mësuar më tepër mbi këtë rast dhe masat që janë marrë në këtë zonë.

Sipas informacionit nga Bashkia ata kishin pasur histori udhëtimi me Italinë, ndërsa pas kthimit kanë pasur kontakte të ngushta në fshat, ç’ka bën që Bashkia të kërkojë që banorët të izolohen.

Majlinda Bufi, kryetare e Bashkisë, i tha Dita-s:

“Këto persona janë dy nga gjashtë rastet e publikuara zyrtarisht në Fier. Dua të theksoj se çifti i bashkëshortëve e kanë gjendjen civile në Durrës. Kanë qenë banorë të fshatit Mbërs, njësia administrative Kurjan, vite më parë dhe kanë një shtëpi aty. Rreth datës 9 mars kanë ardhur në fshat dhe kanë ndenjur disa ditë derisa zonja ka shfaqur simptomat. Duhet të kenë mbërritur nga Italia me rrugë detare disa ditë para kësaj date në Durrës ( ky është historiku që kanë zbuluar departamenti i epidemiologjisë në Fier). Kanë qenë jotransparentë me stafin mjekësor në Roskovec dhe Fier”– shprehet zonja Majlinda.

-U tha se çifti ka patur një dyqan në Roskovec, për rrjedhojë duhet të jenë të shumtë njerëzit që kanë kontaktuar…?

Çifti është me origjinë nga fshati Mbërs, por nuk janë banor të këtij fshati. Çifti jeton në Durrës dhe ka ndenjur disa ditë në fshatin Mbërs ku kanë dhe një shtëpi. Çifti nuk zotëron asnjë dyqan në fshatin Mbërs.

-Të infektuarit me Covid 19, a kanë patur histori udhëtimi dhe sa kohë kishin që janë kthyer?

Çifti Misiraj ka pasur histori udhëtimi në Itali. Në fshatin Mbërs kanë ndenjur 2-3 ditë. Ditën e saktë të hyrjes në Shqipëri nuk e disponojmë.

-Po familjarët e tyre a e kanë bërë testin?

Fëmijët e çiftit Misiraj jetojnë në Itali dhe nuk kemi informacion nëse ata kanë kryer testin, duke qenë se nuk kanë hyrë në kufirin shqiptar. Deri tani nuk kemi asnjë shqetësim nga banorët e fshatit Mbërs dhe sigurisht që jemi në komunikim të vazhdueshëm me banoret dhe koordinim të plotë me Q. SH dhe Policinë e Shtetit.

– Pas këtij rasti cilat janë masat që janë marr dhe si paraqitet situata aktuale në Roskovec?

Pas informacionit zyrtar se dy të prekurit nga koronavirusi janë nga fshati Mbërs, Njësia Administrative Kurjan, pavarësisht masave të sipër përmendura, Bashkia Roskovec ka ndërmarr masat si më poshtë:

-Izolimin e të gjithë banorëve të fshatit Mbërs. Janë lajmëruar banorët e fshatit Mbërs që duhet te vetë-izolohen. Ky proces po kryhet nga Bashkia Roskovec në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe Kryetarin e fshatit.

-Bashkia Roskovec ka vendosur një numër kontakti të veçantë, në dispozicion për këtë rast, për të marr informacion nga të gjithë personat të cilët kane patur kontakte të ngushta me çiftin e prekur nga koronavirusi. Në këtë mënyrë do te koordinohet puna dhe do te ndiqet gjendja shëndetësore e tyre.

-Janë dezifektuar të gjitha ambientet publike, segmentet rrugore, bizneset në fshatin Mbërs.

– Cilat janë këshillat tuaja për të gjithë banorët e zonës ?

Ne këshillojmë të gjithë qytetarët të ndjekin rregullat e vendosura nga Qeveria Shqiptare dhe Bashkia Roskovec, të qëndrojnë në shtëpi dhe higjienë maksimale personale për veten dhe të tjerët.

Specifikisht banoret e fshatit Mbërs i lutemi te vete-izolohen, duke bërë të mundur në këtë mënyrë mos përhapjen e këtij virusi.

Bazuar në zhvillimet e fundit të përhapjes së Koronavirusit #COVID-19, Bashkia Roskovec ka vendosur në dispozicion numrin 0693820240

Lutemi , të gjithë personave të cilët kanë patur kontakt të ngushtë me çiftin e infektuar tashmë, janë të lutur të kontaktojnë në këtë numër telefoni.

Përballë kësaj situate koordinimi, bashkëpunimi dhe vetëdisiplinimi janë elementët kryesorë për të fituar betejën ndaj këtij virusi.

 

*****

Bisedoi Entela Resuli / Dita

Share This Article
5 Comments
  • Ne fillim morren token me 7501.in! Ne rregull: toka shkon tek ai qe e punon! Pas kesaj e shiten nje pjese dhe pjesen jeter e lane pa punuar. Pasi e dhjene fshatin, me leket e fituara u vendosen ne qytet dhe nisen karrierat partiako-administrative. Pasi edhjene edhe qytetin me gjithe shtet, iu versulen shteteve te huaj. Pasi dhe atje u infektuan dhe e perhapen virusin nga papergjegjshmeria qe i karakterizon, u kthyen ne Shqiperi ta semurin te gjithe popullsine!
    Ketyre lloj njerezve, qe s’jane as fshatare e as qytetare, por vemje prehistorike virusale, u duhet treguar vendi. Por s’ka kush t’ua tregoje, se ata e kane qelbur te gjithe vendin.

  • Keta dulket se jane mbetje turko – arabe , njerz tinzare , te pa bese dhe mbi te gjitha injorante , qe duhen izoluar rreptesisht nga qytetaret e tjere . Per injorancen dhe idjotesite e tyre , duhet te paguaje harac gjithe Shqiperia !

  • Nuk eshte problemi ne kete fshat ku vetekarantina e zgedh ceshtjen ! Problemi eshte tek anija me tecilen erdhen, e kontaminuar te gjithe ato ne anije( shih historine e anijes Princess) e te gjithe te afermit tash te atyre qe ishin n’ate anije! Ah edi Rama kur s’te falet fakti kriminal qe nuk ndermore masat ne vakt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *