E vërteta e fotos Nano-Berisha në Trieste

redaktor

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka reaguar në Facebook, për të sqaruar të vërtetën e fotos së shpërndarë në disa media dhe rrjete sociale, ku ai shfaqet në krah të ish-kryeministrave Fatos Nano dhe Sali Berisha, si dhe Mentor Çoku, që u bë i njohur në vitet ’90 si interlekutor.

Sipas Meksit, në media dhe rrjetet sociale është shkruajtur se së bashku me tre ish-zyrtarët e lartë të vendit, ndodhet në foto edhe Sulo Gradeci dhe jo Mentor Çoku.

Kjo e pavërtetë e ka nervozuar ish-kryeministrin aq sa ka reaguar edhe kundër gazetës “Koha Jonë”. Meksi sqaron se foto është bërë në Trieste të Italisë në vitin 1992, ku ai së bashku me Berishën, Nanon dhe Çokun merrnin pjesë në një simpozium të Partisë Socialiste Italiane.

Dikush, kujtoj mbiemrat Duli e Gjyzeli, kanë hedhur një foto në të cilën paraqitet: Fatos Nano, i ndjeri Mentor Çoku, Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi.

Foto është bërë besoj nga Ylli Jasa që na shoqëronte në mars të vitit 1992 në Trieste ku merrnim pjesë në një simpozium të ftuar nga Partia Socialiste Italiane. Venesit në qarkullim të kësaj thonë se aty është jo Mentor Çoku por sigurimsi i njohur Sulo Gradeci.

Mbas kësaj jepet dhe shkrimi nga është marr nga e famshmja komuniste ‘Koha Jonë’, por si gjithnjë në punët e pista hidhet guri e dora fshihet, nuk firmoset nga autori, le ti hajë të sharat Nikolla, hudhësit në facebook bëjnë dhe ata komentet e tyre po aq të pafytyra.

Pastaj mos thoni pse nuk përparojmë”, shkruan Meksi.

Share This Article
6 Comments
  • Keta jane pasardhsite vertete te PPSH . RROFTE PPSH dhe xhaxhi Enver thone keta ndermjet tyre, por para popullit thone poshte PPSH dhe diktatori, keto jane politikanet e sotem ne shqipri.

  • nga shtati nuk eshte xha suloja sepse ishte shume me i shkurter se nano ,prandaj Leka rri rehat sepse ata qe e njohin nuk e ngaterrojne

  • Ja pra komplotistet e shkaterrimit te Shqiperise.
    A nuk eshte kjo domethenia e tradhetise se Nanos ne 97-en, ai e shiti protesten e te majtes te Berisha.
    Tradhetia e Nanos eshte me e ndyra qe eshte bere ndonjehere ndaj popullit dhe vendit.
    Me ndergjegje te plote, ai la kriminelet me te medhenj te ketij vendi te gjenerojne perseri ne politike.
    Nano, ky vemje e shemtuar fizikisht dhe shpirterisht, duhet te jape llogari njelloj si Berisha

  • A mund te me spjegoje njeri pse ishte bere mode qe te gjithe gomeret visheshin me pardesy te bardhe?
    Shikojeni foton ciper, dhe krimineli Azem hajdari rrinte me pardesy te bardhe?
    ndoshta keto vagabonde duke e pasur zemren e zeze, mundoheshin te jepnin aparence te njerzeve te paster?…. Ndoshta eshte nje spjegim qe mund te lidhet me sous conscience?
    jam kurioz po nastradini ç’fare pardesyje vesh?,,,, Hë nastro pergjigju.

  • PARDESYJA E BARDHE, PROTOTIPA SIGURIMSA,,PPSH TE KATER, QE NGA KOKA DHE TE KEMBET,,EDHE XHAXHI VISHTE PARDESY TE BARDHE,, TE PAKTEN XHUXHI NANO,,,,IKU NGA POLITIKA,, NDERSA KY HALEJA SALI PO NUK I RE ME DAJAK KOKES NUK BIE NGA KALI,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *