Duro o Viktor Duro, duro. Duro se nuk të ka ardhur dita që të bëhesh Kryetar i Bashkisë Kolonjës. Ti je një shfarosës i pyjeve të Kolonjës. Me lekët që zhvate nga pyjet more edhe një tender për të rregulluar shkollën e Luarasit, ku unë mora mësimet e para. Zhvatët një top me lekë, bëre edhe një të quajtur ristrukturim. Në 12 dritaret në dy katet vendose gjithsej shtatë ngjyrat e ylberit. Ato dritaret që çova në atë shkollë (me emrin e të madhit P.N.Luarasi) i mblodhe të vjetërsirat. Pse nuk i bëre me drurin e pyjeve të bukura të Kolonjës? Ti ke një marifet: Me ata që të ndjekin nga pas u vije zjarrin pyjeve të Gërmenjit e pas një viti i blije si leckat që shet gabi. Të lumtë?! Ti o i paduruari Duro me bredhat e pishat e Gërmenjit, bëre tavolinat e mobilje. Bëre edhe karrike por asnjëherë nuk e mendove se një karrike do të fluturonte drejt teje. Kolonjarët njihen si njerëz të urtë, të mençur e me kulturë. Nuk duhet të ndodhte ajo mynxyrë se na turpëron ne kolonjarëve të vërtetë. Ti vërtet banon në Ersekë por je i ardhur nga Micani. Prandaj juve idhulli Sali u quan ersekarë. Atij Liços dhe shumë kolonjarëve të tjerë ua ke ngulur thikën deri në ashtë. “Oh si nuk kam një grusht të fuqishëm”, thotë i madhi M.Gj.Nikolla. O Viktor, duro se Kryetarë Bashkish Kolonja ka nxjerrë me bollëk. Madje i madhi Themistokli Germenji, qe prefekti i parë i Korçës. Por, në mbyllje do të thosha se si puna jote druvarë e mandej pronar pyjesh janë edhe Arjani i Komunës Çlirim, edhe ai i Barmashit, madje edhe ai i Leskovikut. Ju që pasi i hoqët mushkëritë Kolonjës, po mundoheni t’i gllabëroni edhe zemrën.
Letër e nënshkruar,
Fatmir Luarasi

Konishtja e Enverit si nuk vdiqet far e ndyre
Ti rjepacak i vjen anash Tolit.