E vërteta e lajmit për arrestimin e Berishës

redaktor

Janë të panumërta “lapsuset” dhe “gafat”, madje edhe të mediave serioze e që kanë lënë gjurmën e tyre të pashlyeshme në historinë e re të shtypit të lirë shqiptar. Një media e tillë është Gazeta “Shekulli”, në versionin online të së cilës kumtohet mbrëmjen e 17 shtatorit 2014, se “Po përgatitet arrestimi i Berishës”. Ja se si fillon lajmi i Shekullit: “Sipas medias greke “VORIA.gr” e cila citon burime nga Tirana zyrtare, qeveria e Edi Ramës po përgatit arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas saj, qeveria ka hartuar një plan që do të çojë në prerjen e një fletë-arresti ndaj Sali Berishës, duke u përqendruar tek akuzat për korrupsion e tradhti ndaj atdheut, lidhur me ngjarjen e 21 janarit, marrëveshjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi, ngjarjen e 14 shtatorit 1998, korrupsionin me rrugën Durrës-Kukës dhe ngjarjen e Gërdecit” (http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=55911&kat=95).
Para Shekullit, ky lajm – me “garnitura edhe më pikante” -, ishte publikuar në disa sajte të tjera dhe postuar në Facebook (“Mediat greke: Athina sponsorizon 10 milionë euro qeverinë Rama për arrestimin e Berishës dhe nacionalistëve shqiptarë”).
Sigurisht, të mësojnë shqiptarët prej medias greke se po përgatitet arrestimi i Berishës dhe se Athina ofron edhe 10 milionë euro për këtë operacion, nuk është një lajm që kalon pa vëmendje e madje edhe pa indinjatë. (Ç’na qenkan këta grekë që po përzihen kaq harbutërisht në punët tona”, mund të ketë menduar edhe shqiptari më indiferent ndaj zhvillimeve në vend e më gjerë).

Mirëpo, si qëndron e vërteta? Ju lutem, lexoni me durim e me vëmendje:
Media që i referohet gazeta “Shekulli” (voria.gr), më 14 shtator, nën titullin “Plan për arrestimin e Berishës nga qeveria Rama”, e thotë që në krye se “sipas publikimeve të mediave shqiptare, qeveria shqiptare po përgatit arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha” (http://www.voria.gr/index.php?module=news&func=display&sid=193730&cat=10011.
Pra, është e qartë se sajti grek citon si burim të lajmit të vet mediat shqiptare. Dhe e bën këtë, sepse që më datën 10 shtator, sajti shqiptar Dosja.net, publikon nën okelion “Ekskluzive” lajmin: “Gati plani për arrestimin e Berishës dhe disa ish-ministrave. Deputetët juristë të PS po përgatisin dosjet” (http://dosja.net/2014/09/ekskluzive-gati-plani-per-arrestimin-e-berishes…).
Pra, ato blogje apo dhe media shqiptare që e servirën lajmin si të “importuar” nga media greke, në fakt, vetëm se kanë riprodhuar vetëveten në versionin – le të themi- greqisht.
Dhe, nëse ndokush mund të thotë se mediat greke kanë specifikuar edhe akuzat që do të përmbajë dosja (hipotetike) kundër Berishës, gjë që nuk e gjejmë në mediat shqiptare, edhe kjo e ka shpjegimin e vet. Akuzat që rendit Shekulli duke cituar “voria.gr”, janë publikuar po te Shekulli, dhjetë muaj më parë, më 9 dhjetor 2013. Madje edhe renditja dhe teksti i akuzave që publikohet tani te Shekulli (supozohet, sipas sajtit grek), janë pikë për pikë të njëjta me ato që botoheshin te Shekulli në dhjetor 2013, nën titullin “Nismë për arrestimin e Berishës”, një lajm që fillonte kështu: “Pas presionit në rritje të Brukselit për arrestimin e Sali Berishës dhe ministrave të tij të korruptuar, në rrjetet sociale ka nisur firmosja e një peticioni për dërgimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, para drejtësisë. Shqiptarët kanë nisur të firmosin pasivisht (me gjase kanë dashë me thënë “masivisht”) peticionin për arrestimin e Sali Berishës për pesë krimet më të mëdha njerëzore dhe ekonomike në historinë e pluralizmit shqiptar. Peticioni pritet të firmoset nga 1 milion shqiptarë, i cili do të përdoret si mjet presioni për të vënë në lëvizje prokurorinë dhe gjykatat, për arrestimin e Berishës, i cili konsiderohet si koka e korrupsionit në Shqipëri”. (http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=36310&kat=87).

*(Botuar në gazetën “Tribuna”, Greqi)

Share This Article
6 Comments
  • Shqiptaret akoma sot nuk kane kuptuar “germen ” “a” te demokracise qe do te thote qe nuk denohet njeri kushdo qofte ai me opinione..Drejtesija duhet te ndertohet nga kompetente te shkolluar dhe te pa varur nga politika . Sistemi i drejtesise eshte skandaloz ne Shqiperi…Atehere nga kush drejtesi do te gjykohet krimi politik ne Shqiperi???Apo si ne diktature “Kape e kridhe brenda !”

  • dhe une derziu qe kujtova se lajmi eshte i vertete! U bera gati t’i prgjigjesha thirrjeve te shoqatave te pavarura per mrojtjen e simboles te derrokracise zorrit s-hale berbitha.Nga emocionet po me dridhet damari dhe bej gabime orthografike.

  • E verteta eshte qe Saliu e ka merituar arrestimin qe nga 1997 ,qe me dashje i la shqiptaret ne meshiren e mashtruesve e demagogeve te firmave piramidale ,qe i krijoi vete ,perarsyet qe dihen, duke vazhduar me organizimin e grushtit te shtetit , me vrasjet e shumta te bashkepunetoreve te tij, me Gerdecin ,vjedhjet e vazhdueshme te pasurive kombetare dhe manipulimet e vazhdueshme te zgjedhjeve, 21 janarin etj etj , po se kur do jete ,e di drejtesia.

    • Trillimi dhe deformimi i së vërtetës është bërë vetëm me qëllimin që ti thonë opinionit publik atë që e kanë thënë e stërthënë se “qeveria Rama është e mvarur dhe punon për interesat e shtetit grek”!? Burimi i këtyre sajesave është Sali Berisha dhe strukturat e tij banditeske të dezinformacionit të cilat rreken me cdo mënyrë e mjet të na shesin salinë për patriot të madh? Medemek se nuk ka qënë e nuk është si Z. Edi Rama!??? Shitësi i detit “patriot i madh”!?? Mali me krime “patriot i madh”!?? Antishqiptari nr. 1 “patriot i madh” Ptu! Ptu! Ptu! Janullatos,- a kini gjë për të thënë në këtë mesele? Jini emëruar nga sali berisha apo jo ??? Tung!

  • Trillimi dhe deformimi i së vërtetës është bërë vetëm me qëllimin që ti thonë opinionit publik atë që e kanë thënë e stërthënë se “qeveria Rama është e mvarur dhe punon për interesat e shtetit grek”!? Burimi i këtyre sajesave është Sali Berisha dhe strukturat e tij banditeske të dezinformacionit të cilat rreken me cdo mënyrë e mjet të na shesin salinë për patriot të madh? Medemek se nuk ka qënë e nuk është si Z. Edi Rama!??? Shitësi i detit “patriot i madh”!?? Mali me krime “patriot i madh”!?? Antishqiptari nr. 1 “patriot i madh” Ptu! Ptu! Ptu! Janullatos,- a kini gjë për të thënë në këtë mesele? Jini emëruar nga sali berisha apo jo ??? Tung!

  • Ngatrestare te pakorrigjueshem,sido qe te jete, sado me qejf qe ta kene arrestimin e Saliut,nje gje eshte teper e sigurte,nuk do te kete ngjarje te tille.Saliu e dorezoi vete pushtetin,me garanci per te gjithe antaret e qeverise.Te gjitha pozat qe shohim te marrin politikanet,jane copeza humori per ta,e ushqim shpirteror per turmen.Keta qe morren ne dorezim pushtetin duan ta gezojne qetesisht deri ne qelize. . . Kjo eshte e verteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *