E vërteta e largimit të Muhamed Veliut nga Top Channel

redaktor

Ditët e fundit, në gazeta e portale të ndryshme u njoftua largimi i gazetarit të politikës, Muhamed Veliut nga Top Channel.

Deri tani janë dhënë arsye të ndryshme për largimin e tij si gjendja shëndetësore apo një përfshirje e mundshme në politikë. Por Anabel.al ka siguruar deklaratën e dorëheqjes të një prej gazetarëve më të njohur të këtij televizioni, që i është dorëzuar drejtores ekzekutive të Top Channel Vjollca Hoxhës dhe drejtorit të informacionit Sokol Balla në 3 Prill 2016.

Në këtë letër dorëheqjeje, Veliu shkruan “Vendimi vjen në këtë moment, të cilin e gjykoj se duhet t’i përkushtohem vetes sime më shumë jashtë gazetarisë së terrenit, përfshirë edhe aspekteve që lidhen me jetën private.”

Në këtë paragraf, kuptojmë vetëm se gazetari dëshiron t’i largohet pozicionit që ka mbajtur deri tani si gazetar në terren, ku mbulonte kryesisht politikën, por në asnjë moment 2të letrës, ai nuk aludon për ndonjë shkëputje të plotë nga media, të cilës i është përkushtuar që në vitin 2002.

Sipas Veliut, vendimi është tërësisht personal dhe “i pandikuar nga ndonjë rrethanë specifike apo i imponuar nga dikush tjetër, jashtë marrëdhënies “Veliu-TCH”.

Duket se kjo ndarje mes një prej gazetarëve më të spikatur dhe televizionit për të cilin ai punoi prej 11 vjetësh, nuk është aspak e lehtë. “Më është dashur të marr vendimin më të vështirë të jetës sime deri më tani” shkruan ai dhe në pjesën e fundit të letrës, shpreh mirënjohjen për median që sipas Veliut, ndikoi dhe zhvilloi karrierën e tij profesionale, që kur në vitin 2011, gazetari u transferua nga Londra për të punuar me kohë të plotë pranë departamentit të informacionit në Tiranë.

Karriera e Muhamed Veliut si gazetar ka nisur në vitin 2002, kur nisi të shkruaj si korrespondent i Londrës për “Gazeta Shqiptare”. Më pas ai raportonte pothuajse çdo ditë për televizionin informativ News24 nga kryeqyteti britanik. Në 2006 ai iu bashkua Top Channel, fillimisht si korrespondent. Një nga intervistat e tij të para më të spikatura, ishte ajo me Damir Fazlliç në Londër, në kohën kur mediat në Tiranë aludonin se serb-boshnjaku i lidhur ngushtë me çështjen e tragjedisë së Gërdecit, ishte arrestuar në Bosnjë. Pas 6 vjetësh në këtë detyrë, ai u ftua nga drejtori i informacionit Sokol Balla, t’i bashkohej stafit të Top Channel si gazetar politik terreni me kohë të plotë.

Edhe pse letra e dorëheqjes së Veliut është shkruar në datën 3 Prill, largimi përfundimtar i gazetarit u bë publik në 28 Prill. Ende nuk dihet nëse drejtori i ri-emëruar Balla ka gjetur një zëvendësim për pozicionin e Muhamed Veliut./anabel

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *