E vërteta e lidhjes së Hillary dhe Yoko Ono

Ornela

A ka pasur  Hillary Clinton një lidhje me Yoko Ono? Çështja u diskutua shumë gjatë fundjavës kur një intervistë e re me legjendaren e rokut u publikua në internet. Disa pyesnin nëse pretendimi i Yoko-s motivohej politikisht, të tjerë pohonin se ky “sekret” njihej gjerësisht nga opinioni publik. Ja çfarë ka thënë (gjoja)  Yoko në intervistën me World News Daily Report:

“Jemi takuar disa herë gjatë protestave të  Luftës së Vietnamit në Nju Jork në vitet 1970, dhe u bëmë shumë të ngushta. Ndanim të njëjta vlera rreth barazisë gjinore, luftës kundër autoritarizmit, patriarkalizmit… Kemi pasur një hallakatje të shkurtër romantike kur unë jetoja me John në Manhatan dhe Hillary studionte në Yale, por në fund humbëm kontaktet. Jam e surprizuar si gjërat po shkojnë mirë për të dhe i uroj më të mirat për fushatën e saj”.

Problemi me këtë histori, e cila është mjaft delikate nëse do të ishte e vërtetë, është se World News Daily Report është një faqe satirike. Vetë faqja ueb shpjegon:

“World News Daily Report merr të gjitha përgjegjësitë për natyrën satirike dhe fiction të artikujve të saj.  Çdo ngjashmëri me të vërtetën është thjesht rastësi”./DITA

Share This Article
6 Comments
  • Kjo femer duhet te mos shkeli me kurre kemb ne shtepine e bardhe. Amerikes i duhet nje president akoma me i forte se Obama. Duhet dikush qe te asgjesoje Putin dhe Isis.

  • Te asgjesoje Putinin , Amerika ? Eh , more Miku , te kripsha mente ! Po kush eshte Putini dhe Rusia ? Gedafi , Sadami , apo Afganistani ? Kujton historikisht ndonje shtet ti Miku , qe te kete , jo zhdukur Rusine , por te kete fituar , qofte edhe nje beteje kunder Rusise ? Mos fol budalliqe , politika eshte zanat i veshtire , more Miku , po lufta , akoma me e veshtire , sidomos kunder Rusise .

    • E asgjeson ekonomikisht, mos u bej merak. Ketu do jemi. Do i leshoje tentakulat Wall Street me manipulime financiare dhe do e shkalloje fare ekonomine ruse.

    • Me sa mbaj mend, Napoleoni e shkaterroi Rusine. E pushtoi Mosken por fshataret e atij qyteti jo vetem qe dogjen qytetin por gjithashtu edhe rezervat ushqimore… Gjithashtu gjermanet dhe austro-hungarezet u futen thelle ne territorin rus por Rusia shpalli armpushim ne 1917 se filloi revolucioni bolshevik. Po ashtu edhe muxhahedinet e Afganistanit asgjesuan kushedi se sa batalione ruse kundrejt humbjeve tyre. Pra ka patur forca qe ia kan futur sa krahu Rusit. Putin eshte nje horr qe duhet asgjesuar sic beri me kundershtarin e tij Livitenko ne londer. Me pak izotop Poloniumi tek ushqimi dhe e coi tjetrin per lesh qime.

  • E ku eshte e verteta ketu? Vetem hamendje ka ne kete artikull, mbeshtetur ne deklarata artistike artistesh. Me qe jemi ne fushen e hamendjeve artistike, po hamendesoj edhe une artistikisht: Kjo Yoko eshte misherimi i plote i bashkegzistences se ekstremiteteve tek nje artist, bukuria shpirterore (e hamendesuar, sepse nuk mund te jete ndryshe kur eshte dashuruar nga artisti me i shquar i shek XX), me shemtine fizike (sa here-here te duket si mashkull dhe jo si femer). Ne kete drejtim ta merr mendja se Yoko edhe mund te jete turbulluar nga feminiteti i spikatur i Hilarit ne ate kohe.

  • Kjo orientalja duket pak si burre … do kene bere ndonje gje kur ka qene e dehur Hillary … hlbete nuk i kane pare mire syte dhe i eshte dukur si mashkull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *