Ndikimi i mbinjeriut në jetën e një populli është një pasqyrim i gabuar i realitetit në mendjen e njerëzve të atij populli. Hosanatë për mbinjeriun duket se janë shtuar dukshëm në Shqipëri, pas fitores së Aleksis Ciprasit, dhe e partisë së tij, në zgjedhjet e fundit parlamentare greke. Shumëkush po lutet me qiri në dorë që një mbinjeri i tillë të dalë edhe në skenën shqiptare.
Dëshira për diçka të tillë mund të quhet padyshim e sinqertë, pa i hyrë thellë nëse ata që e kanë këtë ndjenjë janë të majtë apo të djathtë (Në fund të fundit, koalicioni i Ciprasit është me një të djathtë jo edhe aq të qendrës). Është e qartë se një ndryshim mesa duket i madh, aq sa mund ta quajmë një revolucion politik, është tepër tërheqës, thjesht për faktin që ndodhi, për faktin që ata që e bënë ishin aq të fuqishëm saqë përmbysën tradicionalen, rendin e gjërave që dukej natyral dhe i paracaktuar.
Cipras dhe partia e tij fillimisht pushtuan të majtën greke, duke defaktorizuar PASOK-un, dhe tani pushtuan parlamentin e qeverisjen, duke mundur bindshëm, ndonëse jo me nokaut, Demokracinë e Re. Cipras dhe shokët e tij fituan duke i bërë sfidë Brukselit dhe Berlinit, aspak duke u fshehur, por duke luftuar thuajse ndaj “Zotave”. Davidi e mundi edhe një herë Goliadhin!
Është herët të thuhet se çfarë do të mundet të bëjë Ciprasi dhe Syriza në Greqi, madje nuk është aspak objekti i shkrimit. Interesi kryesor i shumicës dërrmuese racionale, dhe të pakënaqur, të shqiptarëve është nëse do të mundet që një parti dhe një kryetar partie t’i kundërvihet me sukses “establishmentit” tonë, rendit tonë natyral të gjërave?
A do të mundet të thyejë një duet të partive kryesore, që ia kanë dalë të mbysin që në vezë çdo rival, që mbajnë brenda tyre misterin e “Katovicës”, të planifikimit shtetëror (tashmë jo socialist) të ndarjes së pushtetit politik dhe ekonomik në këtë vend. A do të mundet një forcë e re politike të shkatërrojë kafazin ku jeton politika aktuale, arenë e përcaktuar për të, jo vetëm nga Uashingtoni e Brukseli apo Berlini, por edhe nga Londra, Roma, ndoshta deri diku nga Ankaraja apo Parisi?
E vërteta është që shoqëria shqiptare deri tani ka qenë tejet konservatore, duke ruajtur formacionet sunduese majtas e djathtas, po ashtu siç ishte edhe gjatë sistemit monist, ku një udhëheqës sundoi nga fillimi deri në fund, madje edhe pas vdekjes. Kemi qenë ndryshe nga Polonia, Çekosllovakia, Hungaria, Rumania dhe, deri edhe Bullgaria, pra nga ato që quheshin “demokraci popullore” dhe që ishin më pranë nesh në sistemin politik. Në të gjitha këto vende elitat komuniste drejtuese u ndryshuan herë pas here dhe, pas vitit 90-të, u ndryshuan edhe elitat politike të pluralizmit, me parti të djathta e të majta që arritën majat dhe pastaj u shkërmoqën.
Gjithsesi, do të ishte e padrejtë të merrnim shufrën e t’i binim shqiptarëve majtas e djathtas, duke i quajtur si të prapambeturit e Europës, të botës po e po. Nëse do të silleshim kështu, do të tregonim jo vetëm mendjemadhësi e arrogancë, por edhe mangësi të madhe në formimin tonë politik e shoqëror.
Greqia, meqë po flasim për Ciprasin dhe Syrizën e saj, ka një histori tjetër, që është bërë e mundur nga rrethana krejt të tjera nga ato shqiptare. Greqia fitoi pavarësinë gati 100 vjet përpara Shqipërisë, duke pasur një trashëgimi tepër të largët, por me ndikim shumë të fuqishëm në Europë, siç ishte ajo e grekëve të lashtë.
Kur shqiptarët kishin detyrën parësore historike të ruanin veten dhe të krijonin shtetin autonom, e më pas atë të pavarur, grekët i kishin kryer këto punë me kohë, të mbështetur nga Rusia në një anë, dhe Anglia në tjetrën. Në 1879, kur shqiptarët luftonin për trojet në Hot e Grudë, Plavë e Guci dhe Ulqin, grekët bënin grevat e para të punëtorëve të porteve në ishullin e Sirosit, duke kërkuar rritje rroge dhe ulje të orëve të punës nga 10 në 8.
Liberalët dhe socialistët e parë kishin depërtuar në Greqi që në atë kohë, në një vend ku njerëzit (të paktën një pjesë e popullsisë) kishin hyrje-dalje të mëdha me Europën, falë traditës së tregtisë detare, falë afërsisë së besimit të krishterë, jehonës së historisë së vjetër të Sokratit e Plutonit, dhe falë vijës jashtëzakonisht të gjatë bregdetare.
Pavarësisht dinastive politike, kryesisht djathtas, por më vonë edhe majtas, në Greqi u krijuan dhe u zhvilluan sindikatat e punëtorëve, paraardhësit e formacioneve politike si ato që përbëjnë Syrizën sot. Kjo bëri që lëvizja punëtore të përballonte përpjekjet përçarëse të pushteteve dhe të ndihmonte në krijimin e një lëvizjeje të fuqishme të rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rezistenca nacionalçlirimtare greke pati (natyrshëm) karakter shumë më tepër punëtor dhe qytetar sesa ajo shqiptare. Nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi Shqipëria ishte një vend thellësisht agrar, me 80-90 për qind të popullsisë që jetonte në fshat. Rezistenca në Greqi u shtyp nga ndërhyrja britanike dhe (ndoshta) nga marrëveshjet në tavolinë mes Stalinit dhe Çërçillit, si dhe nga prishja e Jugosllavisë me Bashkimin Sovjetik, ndërsa rezistenca në Shqipëri pati kushte të favorshme, sipas të gjitha gjasave, nga marrëveshjet politike të kohës.
Sindikata më e madhe e punëtorëve, GSEE, pati udhëheqje fuqimisht të majtë në periudhën 1945-1949, lidership që u largua vetëm me vendime gjyqësore. Kjo luftë e ashpër i dha formë politikës greke deri në ditët tona. Syriza nuk është pra diçka e dalë nga asgjëja dhe Ciprasi nuk është një mbinjeri që rastësisht doli në mes të popullit të tij, për ta udhëhequr sipas ideve të tij sipërore e të ndritura. Në të kundërt, fuqia e tij erdhi nga ajo pjesë e madhe e popullsisë që ndan bindje të njëjta ose thuajse të njëjta me të.
Edhe në Shqipëri do të vijë një ditë fenomeni Cipras, veçse më parë ai do të duhet të gjejë bazën e vet politike. Lëvizja punëtore greke ka në traditën e saj prej shumë dekadash, qindra greva të përvitshme, me pjesëmarrjen më të ulët rreth 150 000 vetë (1983), dhe më të madhen në mbi 2 milionë vetë në 1990-ën, e ndoshta edhe më shumë në vitet e krizës së fundit.
Shoqëria shqiptare, që është futur shumë më vonë në rrugën e urbanizimit, këto arritje mund t’i ketë pas shumë e shumë vitesh, por padyshim që do t’i ketë. Dy sindikatat e mëdha greke, GSEE dhe ADEDY, kanë përkatësisht 600 000 dhe 200 000 anëtarë, ndërsa për sindikatat shqiptare as nuk ia vlen të flasësh sot.
Rritja e ndërgjegjes së shumicës dërrmuese të njerëzve nuk arrihet duke folur për këtë shumicë nga studiot mediatike me ajër të kondicionuar, me kostumet e shtrenjtë dhe ndjenjën e supremacisë së lindur, por duke jetuar pranë barrakave, skamjes, halleve ulëritëse të atyre që nuk arrijnë dot të kenë as kushtet më minimale të jetesës, që lihet jashtë dritës së dijes dhe të shpresës.
Pavarësisht deklaratave dhe ndoshta veprimeve ‘antishqiptare’ të Ciprasit dhe partnerëve të tij populistë në qeverisje, ndikimi politik i fenomenit “Cipras” do të jetë tepër i rëndësishëm për shumicën e shqiptarëve. “Vulgu” dhe “rruga” do të mësojnë se bashkimi bën fuqinë, se nga lëvizja sindikaliste lind pushteti politik që sjell ndryshimin.

Argumentat qendrojne, por nuk justifikojne se perse gjithmone 100 vjet mbrapa te tjereve.
Per mendimin tim ketu luan rol karakteri shqiptarit si edhe fakti qe jemi udhehequr nga tradhetare dhe te shitur.
Toka prodhon bimen sipas kualitetit qe ka. Cfare kualiteti ka toka jone qe i ben njerezit te drejtohen me shume nga adrenalina se sa nga llogjika?
Mos akuzoni token,ujin,ajrin dhe natyren e Shqiperise per te justifikuar gjendjen e sotme te mjeruar politike ,ekonomike dhe shoqerore!!
I vetem ishte Skenderbeu,por i mblodhi feudalet ne Lezhe dhe ua tha troc cfare duhet te benin!!!
Dhe pas saj per 25 vjet nuk kishte SULLTAN,qe t’i dilte perpara!!!
I vetem ishte Enver Hoxha,por krijoi PKSH dhe ndonese me 200 antare ne fillim,organizoi popullin ne LUFTE per CLIRIMIN E Shqiperise pa ndihmen e asnje fuqie te huaj!!!
I vetem ishte shteti SOCIALIST,por Enver Hoxha diti te lidhe maredheniet me 2 FUQITE E MEDHA TE BOTES dhe u mbajt per 45 vjet rresht!!!
Megjithate ENVER HOXHA u quajt DIKTATOR,KRIMINEL,etj,etj dhe me ndihmen e spiunit te CIA-s Ramiz Alia u rrezua SOCIALIZMI si sistem dhe erdhen ne fuqi…..se kush erdhi dhe sundoi ….akoma nuk e kemi marre vesh akoma sot e kesaj dite!!!
Cfare donin ata qe GRABITEN PUSHTETIN ne 1990-ten per te ndertuar nje shtet me te mire se sa e kishte bere ENVER HOXHA???
Cfare donin pertendimoret per te ndikuar qe SUNDIMTARET e RINJ ne Shqiperi te ndertonin DEMOKRACINE KAPITALISTE ku shqiptaret te jetonin me mire se ne SOCIALIZEM dhe ta harronin ENVER HOXHEN???
ASGJE NUK BENE as SHARLATANET E BRENDESHEM ME Sali Berishen ne krye e as te HUAJT qe me shume u moren per SHKATERRIMIN E SHQIPERISE,PERCARJEN E POPULLIT SHQIPTAR,MBESHTETEN KRIMIN DHE GRABITJEN E Berishes dhe populli edhe sot eshte me i MJERUAR se para 25 vjetesh!!!
Pse tmerrohen sa here del fotografia e ENVER HOXHES apo kujtohet LUFTA NACIONAL-CLIRIMTARE????
Pse nderkombetaret nuk e IZOLOJNE Sali Berishen,qe po e mban edhe sot popullin ne TENSIONE POLITIKE E SOCIALE NE PRAG TE LUFTES CIVILE????
UJKU MJEGULL DO-ka thene populli,ndaj Europa dhe SHBA nuk u interesojne shqiptaret,por interesat e tyre!!
Po ikin kosovaret nga syte-kembet se vete Europa dhe SHBA nxiten serbet te pushtojne Mitrovicen,te rrembejne pushtetin ne 16 komuna kosovare dhe tani serbet kerkojne edhe TREPCEN!!!LUFTE eshte bere ne Shqiperi keto 25 vjet,LUFTE po behet edhe ne Kosove!!!
KU ESHTE DEMOKRACIA KAPITALISTE KETU ME E MIRE SE SOCIALIZMI???
ME PROPAGANDE E DEMAGOGJI,ashtu eshte,por populli do pune,rend,drejtesi dhe te ardhme te sigurte!!!
Qeveria jone do bente mire te T’U JEPTE NGA NJE PORT KINES DHE RUSISE per baza ushtarake dhe atehere populli nuk do RRASKAPITEJ deri sa te plotesoheshin TEKAT e Europes per KUSHTET e STERKUSHET per t’u pranuar ne Europe!!!
DUAM BUKE,JO TE VEME TURISTE NEPER BOTE!!!
Feniks .
koment i bukur ,
Bravo .
Por me Enverin shqiptaret ne Historine
mijra vjeçare diten te Bejne njehere te vetme shtet .
Mbas kesaj shqiptaret Shtet
do te thote Ender .
Mendoj se diferencat ne kulture,arsim e mentalitet te shqiptareve i zvogeloi ne menyre te dukeshme shteti komunist per 40-50 vjetet qe kaluan dhe ato sidoqofte kane lene gjurme ne ndergjegjen e shqiptareve, keshtu, ndryshe nga autori, mendoj se akoma tradita nuk ka humbur, nderkohe qe shqiptaret po e kuptojne fare mire qe klasa politike e sotme si majtas e djathtas mendon vetem per vehten e tyre dhe jo per popullin. Te gjithe shqiptaret e kane te qarte se si eshte shitur e po shitet pasuria kombetare. Fale arsimimit shume te mire qe ka pjesa dermuese e popullsise, pervec brezit te ri, eshte e qarte qe kuptohen sjelljet politike aktuale, por akoma nuk ka dale ai “mbinjeri”, jo se nuk ka teren ku te gjendet e baze per t’u forcuar, por fale korupsionit dhe varferise, del e tretet si sheqeri ne uje, jam i mendimit se nuk do te pritet aq gjate per te dale nje figure e tille, ai gjendet midis nesh.
DER SPIEGEL:
NE QOFTESE italia del nga Euro ,
Behet me nje goditje te vetme edhe njehere
competitiva , dhe e Justifikuar .
Nje nga motivet qe EURO esiste ka konsensin Politik .
denunçon Javorja gjermane .
edhe ato shtete qe kane Adoptuar euron me vone .
edhe aprovimi i partive qe kane qene ne opozite ,
ka qene i rendesishem sepse .
gjate ketyre 15 viteve , pothuajse te gjitha kane ardhur ne pushtet ,
L’spd ne gjermani
dhe Socialistet ne France e ne spanje ……………………………………….
euro ka Duruar edhe nderimet e qeverive 16 vite me pare .
Por me kete kriz te euros , ky Konsensus ka Rene ,
Ne gjermani Qeveria dhe nje pjese e Opozites jane ne Favor te euros ,
por :
” Alternativa per Gjermanine ” triumfoi ne votimet
Lokale , sepse kishte ne program Kthimin e MARKES .
eDHE NE France socialistet jane per euron ,
kurse FRONTI NACIONAL NE OPOZITE ,
ESHTE kundra euros , dhe kthimit te monedhes Nacionale .
Situata eshte ndryshe ne itali ,
ku te gjitha partite opozitare jane te gjitha kundra EUROS .
pOR HERET APO VONE ,
te gjitha partite e opozites vijne ne pushtet ,
Italia behet menjehere Kompetitive ,
sepse monedhen e saj shvlersohet menjehere 50 % .
Kurse per greqine ,
dalja nga Euro tani eshte gestibile , fal kjo progresit te bere [ troika ] ne Eurozone nga kriza e 2012 ,
Sipas der spiegel .
nuk eshte e qarte akoma se si nje shtet , te dal nga euro ,
dhe te qendroje akoma ne Europe .