Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: E vërteta e Mike Tyson: Femra, drogë dhe dhunë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > E vërteta e Mike Tyson: Femra, drogë dhe dhunë
Sport

E vërteta e Mike Tyson: Femra, drogë dhe dhunë

redaktor
Published November 13, 2013
Share
SHARE

Seks edhe në burg, shpërthime vrastare inati, maratona me alkoolin dhe drogën, një pasuri prej 300 milion dollarësh e çuar dëm nga një tendencë vetë-shkatërruese, jeta është një shaka për Mike Tyson, siç e pranon vetë në autobiografinë e tij, “Undisputed truth” (E vërteta e padiskutueshme), i cili do të dalë në shitje javën e ardhshme në SHBA. E përditshmja angleze “Daily Mail” publikon disa pjesë interesante. Në harmoni të plotë me personazhin, edhe historia e tij nuk mund të jetë veçse plot anekdota e kuriozitete të pabesueshme, duke filluar nga performancat seksuale në qeli me disa femra që e vizitonin në burg, përveçse lidhjes me pagesë me një asistente kundër drogës në burg, të cilës i kishte dhënë 10 mijë dollarë. Tyson tregon edhe për fëmijërinë e trazuar, shpëtimin që gjeti në ring e që e humbi pas vdekjes së Cus Damiko që më shumë se trajner e kishte lider shpirtëror. Pastaj rënia në vese, dhuna pa kufi, dënimi për përdhunimin e Desiree Washington dhe vitet në burg. Dhe kur doli jashtë tij, sipas vetë Tyson, dëshironte t’i këpuste kokën dikujt, ndoshta ish-promotorit Don King. Sot Tyson pohon se ka shpesh nostalgji për kohët kur i kalonte netët në klubet e natës, i shoqëruar nga femra dhe kokaina.

redaktor November 13, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?