E vërteta e trishtë e Michael Jackson

Ornela

Kur Frank Di Leo, menaxheri  këngëtarit, tentoi të ndalonte Michael Jackson në rrugën e tij për të ndryshuar tiparet dhe ngjyrën e lëkurës, mbreti i popit i ishte nënshtruar disa operacioneve. Kishte ndryshuar hundën, kishte modifikuar mollëzat, formën e syve dhe gojën. Në fund të viteve ’80 ylli i “Thriller”, vetëm 30 vjeç nuk i ngjante aspak Michael-it të dikurshëm. I frikësuar nga ajo që po ndodhte,  Di Leo i bërtiti: “Mjaft më me operacione plastike, publiku nuk po të njeh më”.

Pas këtyre akteve mendohej se fshihej refuzimi i këngëtarit ndaj origjinës së tij afro-amerikane dhe u kritikua mjaft për këtë. Por vetëm sot Di Leo zbulon motivin e vërtetë të atij ndryshimi. Me lot në sy Jackson i rrëfeu menaxherit të tij se donte të largonte nga pamja e tij çdo ngjashmëri që kishte me babanë Joseph. “Duhet ta fshij, ende tani kur shihem në pasqyrë shoh ngjashmërinë që kam me të, nuk  e duroj dot më”.

I teti nga dhjetë fëmijë të Katherine dhe Joseph Jackson, Michael ishte afirmuar si këngëtar në grupin familjar “Jackson 5”. Dhe pikërisht me rritjen e suksesit të tij babai kishte filluar të keqtrajtonte Michael pa mëshirë duke përdorur edhe rripin e pantallonave. Këngëtari i ka pranuar këto abuzime vetëm pas shumë vitesh.

Në fakt që atëherë Di Leo kishte dyshime se pas sjelljes së çuditshme të Jackson kishte një shqetësim më të madh lidhur me familjen e tij. Në fakt sa herë që babai i tij shfaqej në prapaskenën e koncerteve të tij, ylli pushtohej nga ankthi.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *