Në SHBA, një në 8 gra është e prekur ose do preket nga kanceri i gjirit gjatë jetës së saj. Këto statistika shokuese, na bëjnë të pyesim veten se çfarë po bëjmë gabim dhe cila është ajo gjë që kontribuon në shtimin e grave të prekura nga kjo sëmundje.
Për shumë kohë ka qarkulluar miti se deodorant shkakton kancer? Por a është kjo gjë e vërtetë?
Në 2001 një studim hodhi hipotezën se kanceri i gjirit dhe produktet që përdorim në sqetull janë të lidhura me njëra tjetrën. Kjo sepse lëkura në zonën e sqetullave është shumë e hollë, dhe kjo bën që të gjithë përbërësit mund të absorbohen shumë lehtë nga trupi. Dhe duke qenë se kjo është një zonë që depilohet vazhdimisht, kjo gjë e rrit potencialit e të infektuarit akoma më shumë.
Nga ndryshojnë deodorantët dhe antiperspirantët?
Deodorantët përdoren për të hequr aromërat e këqija që trupi lëshon. Nga ana tjetër antiperspirantët përdoren kryesisht për të ndaluar djersitjen që më pas të mos formohen baktere në trupin tuaj dhe në këtë mënyrë nuk do vini më erë të keqe.
Shkencëtarët besojnë se kur alumini absorbohet nga trupi në momentin që gërshetohet me estrogjenin, vazhdon të rrisë nivelin e estrogjenit në trup. Dhe pikërisht kjo sipas studiuesve të ndryshëm ndikon në formimin e kancerit të gjirit. Kjo sepse edhe pasi janë testuar të prekurit me kancer janë parë nivele shumë të larta të estrogjenit në trup.
Gjithsesi alumini nuk absorbohet i gjithi nga trupi në sasi të mëdha. Në fakt vetëm 0.012% e aluminit në deodorantët e ndryshëm thithet nga trupi ynë.
Por përsëri pavarësisht të gjitha studimeve të fundit akoma besohet se deodorantet janë të lidhur me kancerin e gjirit. /Shije.al
