Pas përkujtimit të përvitshëm që i bëhet Konferencës së Pezës çdo 16 shtator, është një ngjarje tjetër e rëndësishme që vazhdohet të kujtohet vit pas viti prej 70 vjetësh. Kjo është Besëlidhja e Mallakastrës që u mbajt në Poçem, një vend tashmë historik. Sot dhe nesër në Ballsh dhe Poçem do të përkujtohej kjo ngjarje në një mënyrë tradicionale. E pra, 70 vjet mё parё njё Operacion ushtarak i pazakontё i fashistёve italianё do tё fillonte ndaj njё krahine tё vetme, Mallakastrёs. Ishte njё korrik i nxehtё dhe i jashtёzakonshёm. Gatuhej njё Operacion, me strategji , taktikё, pajisje, sikur tё viheshin nё front kundruall, dy shtete. Nё fakt forca kryesore ushtarake e Italisё fashiste, kish nxjerrё dhëmbёt shkatёrrues e vrastarё, po dhe urёn e zjarrit ndaj kёsaj treve . Pse, vallё? ky ёshtё njё rast i rrallё, dhe pse ёshtё trajtuar më së shumti keq dhe pavёrtetёsisht nga historia e shkruar, pёr njё nga ngjarjet qё do t’i jepte hov dhe inspirim Kryengritjes sё armatosur qё po fillonte nё tёrё Shqipёrinё. Rishkrimi i historisё sё vёrtetё tё Luftёs sё Dytё Botёrore nё Shqipёri, kёrkon para sё gjithash pёrjashtimin e çdo lloj ideologjie, veçse duke iu drejtuar fakteve dhe dokumenteve.
Nё korrik tё vitit 1943, Mallaksatra nuk e kish pёrzgjedhur tjetёrkush. Asaj nuk i kish rёnё as “shorti” por shkonte drejt kёsaj udhe vetë, ashtu siç ia thosh qёndresa e origjinёs sё saj historike. Djegia dhe masakra shkatёrruese pёr tё cilёn flet historia, ka njё memorje zjarri, e ajo nuk ёshtё as njё lojё e as njё pёrrallё, edhe pse tani shpesh rrёfehet si njё pёrrallё. Po pёrgatitej tё martirizohej njё krahinё shqiptare. Zjarrin ia kish bёrё gati pushtuesi.
A e pasqyron drejt historia kёtё fakt ? Duhet tё themi qё nё fillim, se jemi mёsuar qё komentet pёr Luftën Antifashiste kanё mbetur nё dy kthina tё mallkimit: (1) o janё tё fryra me “beteja madhtёshtore” qё bёri Partia (edhe ata qё i rrёfejnё as vet nuk i besojnё… ) me qёndresёn e Mallakastrёs “heroike” etj etj., ose (2) nё anёn tjetёr: me frikёn se mos del nё pah nostalgjia, çka e trazon tё sotmen, mbasi gjithçka qё ёshtё bёrё nё kohё tё Partisё Komuniste, ka qёnё “aventurё e kuqe “ qё “ mos ardhtё mё !” (mallkojnё disa…) kurse tё tjerё vijojnё tё mbajnё po tё njёjtin flamur, pa dalё nga ai istikam. Edhe kёta tё dytёt, janё tё shndёrruar, sepse kur bёjnё pёrkujtime apo kur lexojnё histori tё shkruara as e venё veten nё mundim tё thellohen më tej ndaj tё vёrtetave.
Ja këto trajtohen në këtë intervistë me Prof. Myslim Pashën, i cili e trajton këtë ngjarje jo vetëm si mallakastriot, por edhe si studiues dhe historian me gjakftohtësi nga distanca e 70 vjetëve.
– Në radhë të parë, Kolonel, doja t’ju pyesja për datën e mbajtjes së Besëlidhjes së Poçemit. Ka ende paqartësi dhe pasaktësi për këtë. Disa thonë se është mbajtur më 8 korrik, e disa thonë më 14 korrik. Si qëndron e vërteta historike?
– E vërteta është se Besëlidhja e Mallakastrës është bërë më 8 korrik 1943 në Poçem. Kjo ishte Besëlidhja e tretë e madhe e Mallakstrës e bërë në të njëjtin vend, aty nën rrepet shekullorë të Poçemit. Por më vonë, pas çlirimit, përkujtimi është bërë sistematikisht në 14 korrik. Pse? Sepse nuk mund të pranohej që Mallakastra e kishte bërë betimin para se të krijohej Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë që siç dihet u krijua në 10 korrik në Labinot të Elbasanit. Thënë më shkoqur, nuk mund të dilte Mehmeti para Enverit. Domethënë Enveri duhej të dilte gjithnjë i pari, si udhëheqësi, ideatori dhe organizatori i luftës.
– Ka pasur njё rrethim tё Mallakastrёs nё korrik tё vitit 1943. Pse ndodhi qё njё forcё ushtarake pushtuese harroi pёr njё kohё, veprёn ushtarake shtypёse nё gjithё Shqipёrinё e pushtuar dhe iu pёrvesh me njё organizim dhe taktikё luftarake njё treve si Mallakstra pёr ta ndёshkuar? Ç’ kish ndodhur?
– Dёshiroj tё theksoj se ajo qё ёshtё shkruar nё disa materiale tё botuara, edhe botime enciklopedike qё vijnё nga Parademokracia e kanё gjymtuar historinё, e kanё mjegulluar dhe pse tё mos themi e kanё fshehur atё duke mos na dhёnё tё vёrtetёn. Aty nuk rrёfehet realiteti, por ai ёshtё mobiluar dhe thurur nёn diktatin e mendёsisё sё kohёs, ku shenjtёrimi i Partisё dhe figurave tё kohёs e bёn pronё tё saj gjithçka qё shkruhet gjithçka qё duhet t’i kalojë sё ardhmes, duke e lidhur e kornizuar, ftohur , shtremёbruar tё vёrtetёn historike.
– Mos ndofta po e teproni, e fryni dhe shpёrbёni atё qё tanimё dihet, pёr tё cilёn sot ka njё Konferencё pёrkujtimore nё Ballsh?
– Unё e pёrfytyroj se atje do tё thuhen tё njёtat gjёra, do tё kumtohen heroizmat qё ka bёrё Mallakastra, se ajo “ёshtё njё krahinё martire “ etj etj. Kam frikë se nuk do tё ketё ndonjё kёndvёshtrim tё ri, i cili duhet të vijë patjetër. Pse e them këtë? Sepse sipas mendësisё qё vijon edhe tani, ajo qё ёshtё thёnё, e kanё parё dhe shkruar tё tjerё, se nuk duhet tё flitet pёr disa realitete (qё herё-herё janё banalizuar) , si ato pёr Ballin Kombёtar, e po kёshtu tё ndriçohen historikisht se kush ishin risitё kryengritёse qё u shfaqёn mё herёt si tipare, nё Mallakastёr, pёr t’u bёrё shembёllim pёr krahina tё tjera dhe gjithё Shqipёrinё.
Nё Mallakstёr kish ardhur Mehmet Shehu, nё 10 gusht 1942, ish takuar me Hysni Kapon, kish takuar njё intelektual tё ri qё pat studiuar nё Francё, Bilbil Klosin; Mehmeti kish shkruar pёr herё tё parё Skicёprogramin Politik socialdemokrat pa asnjё ndikim nga Partia Komuniste, kish takuar patriotё dhe pёrfaqёsues tё familjeve tё mёdha, ish krjuar Kёshilli ANÇT, Çeta Plakё, kish ndodhur Aksioni i Qafёs sё Sykyqit, pёrballja historike tek rrapi i Dervenit i Ali Bej Kёlcyrёs me Mehmet Shehun dhe figura tё tjera, Aksioni i Patosit, Aksioni i Selenicёs, kish ndodhur masakra ndaj robёrve italianё nё Vrimёn e Lakuriqit …Kёto qё tё gjitha pёr njё kohё tё shkurtёr jo mё shumё, se 8 muaj.
Ish formatim, organizim i njё situate luftarake kryengritёse, jo si aksione tё veçuara, jo si zjarre qё shuhen, jo si tym pa zjarre, por njё flakё qё ndizej pёr t’u dukur kudo rreth e rrotull dhe ajo po i shfaqte tiparet e saj, nё kёtё kohё vetёm nё Mallakastёr ndryshe nga krahina tё tjera. Ky ishte njё vizion krej i ri dhe ky nuk erdhi spontaneisht.
Ajo qё nuk ёshtё thёnё asnjёherё duhet ta pёrmendim, mbasi në jo pak raste thuhet se Çetёn Plakё tё Mallakastrёs e krijuan partizanё tё Çetёs Plakё tё Vlorёs. Historia tanimё njeh shumё emra tё respektueshёm tё djemve tё Vlorёs qё erdhёn nё Mallakastёr dhe kjo tregoi se kish njё solidaritet dhe asnjё herё ndarje tё Luftёs sё madhe qё po vinte. Por nuk mund tё besohet se Çetёn Plakё tё Mallakstrёs e krijoi Qarkori i Vlorёs.
Edhe pёr vёrtetёsinё dhe realitetin e aksionit tё Qafёs sё Sykuqit e nё disa raste vijon tё mbetet deformimi pёr shkakun se nё kёtё pёrpjekje mё shumё i mёshohet pritёs spontane tё njё grupi luftёtarёsh tё Çetёs Plakё ku sё pari pёrmenden tё ardhurit nga Vlora, dhe harrohet se vepra luftarake nё kёtё Qafё historike u bё nga ardhja e shpejtё e Çetave Territoriale tё fshatrave mallakasatriote .
Pas kёsaj vjen aksioni i Patosit, ku ishte jo vetёm koncensioni naftёnxjerrёs italian, por edhe njё ngulim ushtarak fashist, pёrmidis Mallakstrёs dhe Myzeqesё.
Nё harkun kohor tё tre javёve u pёrndez nё krahun jugperёndimor Selenica me njё aksion tё menduar ushtarakisht, ku ish njё domen shfrytёzimi i serёs sё nёndheut shqiptar me tё cilёn ishin shtruar edhe rrugёt e Francёs.
Nuk ёshtё kaq e vёshtirё tё nxjerrim pёrfundimin se ky nuk ishte njё organizim spontan dhe as njё aventurё fshatareske Robinhudjane. Kёto goditje qё pёrgatiti Mehmet Shehu ishin shumё tё studiuara nga ana e tij, por gjer mё sot, ato kanё ngelur nё strofulla tё pёrzjera me fjalё tё pёrgjithshme, me tekste qё mbeten tё dyshimta, nё kuptimёsinё e tyre.
Ishte e qartё se e gjithё treva e Mallakastrёs kish marrё formёn e njё fronti tё ri, tё rrezikshёm pёr pushtuesin, i cili po e studionte atё me shumё vëmendje.
Kjo i ngre lart vlerat e Luftёtarёve tё parё tё Mallakastrёs dhe sidomos figurave tё tilla kombёtare si Mehmet Shehu dhe Bilbil Klosi, si intelektualё dhe patriotё, tё njohur brenda dhe jashtё Shqipёrisё sё kohёs, qё padyshim kishin vlera tё spikatura. Mirëpo vini re, ata (sidomos Mehmeti) nё asnjё rast nuk e shkёputi veten nga Organizimi i Qarkorit tё Vlorёs dhe protokollit ideologjik partiak edhe pse vlerat e tij ushtarake organizuese intelektuale dhe trimёrore kishin dallimin mё tё epёrm.
– Pse mbajti këtë qëndrim Mehmet Shehu?
– Tё bёn pёrshtypje, nё shumё tregime tё luftёs prej veteranёsh, qё Mehmet Shehu, nuk ka dashur tё dallohej, se ai e ka respektuar shumё Hysni Kapon dhe djemtё e tjerё tё Vlorёs, edhe pse dallohej kёtu e pёrtej, niveli i tij krahasuar me ta. Lёvizjes ANÇL-re i kish ardhur njё vlerё e veçantё. Dalёngadalё ai do tё dilte vetiu nё pah, por asnjёherё ”Partia” nuk deshi ta shquante e kjo pёr shumё arsye, tё cilat sё pari e kishin burimin tek kulti i njё njeriu tё vetёm qё kёrkonte tё ndriçohej, e ky ishte Enver Hoxha. Qёndrimi i Mehmetit, tregonte vizionin kombёtar gjithёshqiptar tё tij.
– Në këtë kuadër, flitet për një ndodhi me Zenel Hekalin?
– Ёshtё e vёrtetё, Zenel Hekali ishte i paduruar dhe shpuza e parё, qё prej saj edhe do ta pёsonte shpejt. Nё njё mbledhje popullore nё Aranitas nga rebeli kombёtarist Zenel Hekali u tha : “Ore vёllezёr! Ç’kuptim ka tё na udhёheqin djemtё e Vlorёs, kur ne kemi djemtё tanё shumё mё tё lartё… se ata. ” Kjo thёnie i kushtoi shumё gjatё gjithё jetёs tё paharruarit Zenel Hekali. Asaj dite Liri Gega aq shumё qe prekur pёr ”Partinё”, sa dha urdhёr ta arrestonin…
– Pse Mallakstra u bё objektiv i shkatёrrimit nё njё sakrificё tё madhe e të pakrahasueshme me asnjё krahinё tjetёr?
Vёrtet qё Çetat e Pezёs dhe Vlorёs, tё Skraparit dhe Kurveleshit etj., ishin krijuar mё pёrpara, por asnjё herё nё kёtё periudhё qё po flasim, pra nё fillimin e vitit 1943 nuk u krijua njё front antifashist luftarak dhe Çlirues Kombёtar si nё Mallakastёr, e kjo do tё ishte njё shёmbull i madh pёr gjithё periudhёn e Kryengritjes Antifashiste qё po vinte. Askush nga historianёt ushtarakё nuk e ka evdientuar kёtё. As Mehmet Shehu, vetë nuk ka shfaqur kёtё epёrsi dhe pёrparёsi qё solli Krahina e Mallakastrёs, duke treguar edhe njё modesti tё lartё qё duhet kujtuar sot nё kёtё simpozium historik. Kёtё organizim e kreu Mehmet Shehu me shtabin e tij, se ai vinte si njё figurё e njohur e besueshme, i aftё, i vendosur, me njё reputacion nё tё gjithё vendin edhe pse ishte nё njё moshё tё re vetёm 30 vjeç.
Pёr herё tё parё dilej nga spontaneiteti, partizanllёku i paorganizuar dhe na shfaqet njё front krahinor, nё njё organizim luftarak me strategji dhe taktikё tё menduar, me synime afatgjata pёr t’i ardhur nё ndriçim gjithё Lёvizjes qё po ngrihej.
– Fashizmi po pёrgatitej pёr njё operacion ndaj Mallakstrёs. Pse vallё ?
– Historiografia e pakorrigjuar deri mё sot e ka trajtuar Çetёn Plakё tё Mallakstrёs si pjesё e vazhdimёsi tё Çetёs Plakё tё Vlorёs. Ky ёshtё njё shtremёbrim i plotё. Vini re Fjalorin e Enciklopedik Shqiptar i hartuar pas viteve tetёdhjetё tё shekullit qё shkoi qё e trajton si appendix tё ÇP tё Vlorёs dhe po kёshtu aksionet e Patosit, Selenicёs si tё pёrbashkёta, gjё e cila nuk ёshtё plotёsisht e vёrtetё, mbasi Çeta Plakё e Mallakstrёs ishte si formacion i plotё nё Selenicё e po kёshtu ky aksion nuk komandohej vetёm nga Hysni Kapo, por edhe nga Mehmet Shehu. Ndёrkaq nё Patos, kishte njё numёr tё vogёl tё Çetёs sё Vlorёs, kurse pёrballjen e madhe dhe aksionin e realizuan vetë mallakstriotёt me organizimin e tyre.
Dy Operacionet e mёdha Italiane u organizuan nё njё gjeografi tё qartё nё njё zonё qё qarkon Trevёn, qё nё Historiografinё Italiane emёrtohet si “OPERACIONI I USHTRISЁ ITALIANE NЁ SHPIRAG – MALLAKSTЁR- TEPELENЁ ( qershor 1943 ) dhe po i njёjti emёrtim edhe pёr Operacionin e dytё ( 14- 25 korrik 1943 ) Rrethimi dhe mёsymja vinin nga tё katёr horizontet qё qarkonin krahinёn, nga Fieri, nga Berati dhe nga Tepelena dhe Gryka e Vjosёs, Vlora. Mallakastra ishte nёn shigjeta, nё goditje, nё objektiv ajo ishte ndёnё njё darё shtypёse.
Ky operacion nuk u organizua as nё Berat as nё Lumin e Vlorёs, as nё Luginёn e mesme tё Vjosёs, por njё rrethim i jashtёzakonshёm i njё krahine me njё identitet tё qartё, duke iu sulur asaj 20 000 forca, nё dy faza, me Artileri, Aviacion, reparte tё milicisё fashiste tё Korparmatёs sё IV, reparte karabinierёsh. dhe çetat e Ballit Kombёtar. Vёreni raportin e forcave, kur partizanёt e organizuar nuk ishin mё shumё se 2000 vetё, e po kёshtu armatimi, pajisja dhe pёrvoja nuk mund tё krahasohen kurrё.
– Si ёshtё e mundur qё Operecioni i parё fashist dёshtoi ?
– Ky ёshtё njё realitet qё na tregon se mbrojtja e organizuar ishte e menduar mirё, njё qёndresё ushtarakisht e vendosur, e projektuar nga Mehmet Shehu, dhe kёsaj nuk i ёshtё bёrё jehona e duhur, por padrejtёsisht thuhet se aty morёn pjesё forca partizane “tё Qarkut tё Vlorёs, Beratit dhe Gjirokatrёs“ Qёndresё si kjo me pёrjashtim tё Pezёs nё Shqipёri, nuk mund tё shёnohet askurrëkund tjetёr, fillimin e organizimit tё Ushtrisё Partizane.
– Operacioni i dytё, ç’karakter pati ?
Operacioni i dytë nisi nga Selenica dhe gryka e Vjosёs, nga Berati me forcat e Divizionit “Parma” dhe mё tej nga Drejtimi i Roskovecit Divizioni “ Firence”. Ishte njё luftё e rreptё e pёrgjakshme, e pabarabartё nё njё sakrificё qё ra nё radhё tё parё mbi popullin dhe truallin e Mallakastrёs, mbasi u dogjёn nё njё shkrumb tё vёrtetё 78 fshatra, si nё asnjё vend tjetёr. Djegia e madhe ishte ndofta mё e thellё se sa ajo e Paul Emilit romak qё kaloi nё grykёn e Vjosёs, mbi Bylis e Nikajё e qyete tё tjera … me banorё qё u pёrzunё nga vatrat e tyre, me pasurinё e shkatёrruar dhe tё rrёmbyer.
Ne nuk dёshirojmё qё tё krijojmё ndonjё keqkuptim mbi atё mirёkuptim dhe traditё qё ka qёnё dhe ёshtё deri sot midis Vlorёs dhe Mallakastrёs, as tё errёsojmё kёtё bashkёpunim jetёsor, por pёr nё tё mirё tё sё vёrteёs historike. Njё skotё e tёrё studiuesish ushtarake dhe historianё tё tjerё mbeten gjer sot tё dёshtuar nё shkrimin e vёrtetё tё historisё sё LANÇ sepse ata i ka dёmtuar ana ideologjike po jo mё pak dhe rivaliteti i paevidentuar ende i figurave kryesore tё kёsaj lufte qё edhe pse qenё autorё tё saj u bёnё edhe vetëngrёnёs sё veprёs sё tyre tё madhe, por edhe tё vёtvetës.
– Poçemi ishte preludi?
– Sigurisht. Si nё asnjё vend tjetёr, nuk shёnohet njё mbledhje e besёlidhje e tillё, nё masivitet, pёrfaqёsim, vendosmёri dhe organizim. Ajo nuk ёshtё thjesht simbolike. Ajo ishte kryefjala e pёrballjes sё madhe e qё nuk e gjejmё gjejmё kurrkundi tё trajohet Besёlidhja e Poçemit si njё akt i lartё Kryengritёs popullor.
Historija duhet pare e analizuar me kujdes e me gjekftohtesi jo pasionale, politike, per te vene pikat ne hi, e per tu dhene vendin qe duhet te gjithe figurave me anet pizitive e negative , ato nuk i shuan dot asnje historian qe i sherben nje politike te nje grupi individesh me interesa imediate te erreta.
QËNDREA DHE INTRASIGJENCA HISTORIKE E MALLAKASTRËS MARTIRE !
Nga: Mehmet Metaj
Mallakastra martire !
E vetmja krahinë në Shqipëri që e ka merituar të quhet dhe “martire“. Po të germosh në histori dhe etimologji emrin “Mallakaster do te thotë latinisht male-caste“(kala e keqe) dhe kjo krahine e vogël por me “nam“ e ka marrë këtë emër nga hordhitë e ushtrisë Romake të Jul Çezar-it që në sh..V-te B.C., pasi u bë koloni Romake që në sundimin e August-it. Mallakastrës një krahinë e vogël në Shqipërinë jugore që shquhet për intrasigjencën patriotike dhe figurat e sajë promimente që kan bërë emër dhe kan zënë vend të nderuar në pantonin tonë patriotik dhe në kalvarin tonë historik kombëtar dje dhe në kapërcyellin e ri të kohës sonë. Por prej kohësh kësaj krahine të vogël por me nam të madh i ka “mbetur““nofka“ “e kuqe“ (?!).
Më ngacmoj ky “refeleks-kontrast“ ndonëse ka filluar të “humbas“ apo “ndryshket“ nga koha dhe të dalë në pah ajo e vërteta Mallakastra me traditë patriotike apo siç i ka mbetur të quhet “Mallakastra-martire“, me tipare dhe tradite burrërie dhe trimërie por dhe urtësie dhe kulture të lashtë me simbol “Bylis-in“ e famshëm të Ilirisë. (?!).Nuk ka shqiptar të njëfarë moshe që të mos dijë për historinë dhe virtytet e Mallakastriotëve. Që nga ato në kohë të lashta Bylisi antik është i mirënjohur në Iliri dhe më gjerë ashtu si dhe rezistenca e fortë e Mallakastriotëve ndaj çdo invazioni të huaj, aq sa dhe emri, siç thuhet vjen nga bashkimi i fjalëve latine “male-caste“ (d.m.th. kala e keqe- !) ndoshta kjo që në apogjeun e Bylisit të lashtë apo që në kohën e Pirros së Epirit apo kushedi se nga kur ku rrenqetheshin kur kalonin në këtë trevë të fortë, që ka patur njerëz të çakes dhe penës ?!
Në memorien time ka mbetur si një imazh që s´venitet lehtë edhe ai i një nga figurat e hershmë të saj, për Bektash Cakranin, që ishte fillimisht kryetar i lëvizjes së rezistencës së Mallakstrës, ndaj pushtuesëve dhe këtë stafetë ja dorëzoj “me dëshirë“ Mehmet Shehut dhe ky “ kapedan i ri“ ja “shpërbleu“ dorëzimin e stafetës dhe kontributin e tij patriotik dukë e varuar në litar në Ballsh pas çlirimit, ashtu siç veproi dhe me një nga Vrionasit që megjithëse i kishte shpëtuar të jatit të tij (shehut fanatik siç shkruan Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij ( faqe 396) e vdiq në dru‘ pas lufte për ti sekuestruar floririn (?!).
Figura të shquara patriotike t ë Mallakstrës.
Figura të shquara patriotike nga një krahinë“e vogël“ por e vetma e quajtur “martire“.. !
Që në kohën e Perandorit Bizantin me nam Kantakuzene (Cantacuzene, sh. XII-të) dalin në pah Mallakastriotët në takime-direkte me të për problemet e krahinës. Dhe siç e dimë historinë dhe më pas në reformat e mëdha radikale të Tanzimatit që ndërmori Perandoria Osmane/Turke del në pah emri i heroit Mallakastriot Rrapo Hekali. Dhe kjo traditë kësaje krahine martire ka vazhduar e trashëguar e tillë në shkekuj dje dhe në kohën tonë.
Për të nënvizuar këtë fakt po përmend disa nga njerëz që kan lënë gjurmë në historinë tonë e më gjerë, që nga Rrapo Hekali, etj, si prijës të kryengritjes së Tanzimatit apo të patriotëve Ismail Klosi, Hajredin e Musa Fratari, Refat Dinaj-Drizari (qe ka hapur dhe shkollen e pare shqipe ne Mallakaster) e Refat Rexhepi, Shefqet Hekali apo dhjetra heronj të tjerë të luftës nacional-çlirimtare si Dervish Hekali, Ramiz Aranitasi e Dino Kalenja dhe të tjerë heronjë të spikatur të kombit, pra nga nacionalistët më në zë dhe deri tek figurat e forta Mehmet Shehu, Liri Belishova, Bilbil Klosi, Qemal Klosi, Sulo Klosi, Hajdar Aranitasi, Feçorr Shehu, Idriz Seiti, Zaim Myftari pa harruar ketu dhe “heronjt e heshtur“ të dalë nga kjo krahinë, që qen vërtetë burra që punuan me ideal për këtë vend. Nuk e ndante asnji dekikë bilbili dhe burri i mençur i Tepelenës, Mustafa Matohiti, trimin e shkolluar Mallakastriot Ramiz Aranitasi se s´e “linte kurrë në baltë“ qofte për fjale qoftë per pushkë si ta lypte nevoja në ato kohë të trazuara nga pushtimi. Por kjo krahinë ka patur dhe “të kqij“, mbajnë nofken “të kqij“ sepse u rreshtuan në krahun tjetër të palëve ndërluftuese, si Isa Toska, Besim Belishova, Kadri Cakrani, Bektash Çorrushi, Isuf Hasani etj. Kjo më kujton Korsikën e vogël që megjithkëtë nxori Napoleon Bonopartin e Madh apo Maqedonia e Lashtë që “nxorri“ Aleksandrin e Madh, burrin më të madh të të gjitha kohërave, apo Mongolia me Xhinxhis Khan-in, se pritej që Perandoria Romake nxorri Çezarin e Madh, Trajanin e Madh, Mark Antonin etj etj.
Mallakastra e abandonuar në tranzicion e stërzgjatur !
Ndërsa po të vijmë në periudhën e tranzicionit (1991-2005) apo të pluripartitizmit mendoj se Mallakastra e parë si “macja e kuqe“ e kohës së komunizmit është lënë pas dore dhe pothujse ka mbetur në hije dhe është abanodonuar apo dhe nuk ka mundur te perfaqesohet vet denjeseisht nga perfaqesues te saje te “dale“ me vote“ ku ende s´eshtë rivendosur “dirigjimi“ i zhvillimit ekonomik nga shteti apo supervizimi qeverisës dhe s´ka patur përfaqësimin që meriton në investime publike dhe në promovimin e ndryshimeve social-ekonomike.
Dhe le të vijmë tek hallet e mallakastriotëve që janë si kudo të shumta dhe që lidhen me mjetet më minimale jetike dhe pas kaq vitesh pritshmërie dhe stanjacioni ndryshimi është bërë një gjendje e padurueshme këto janë sa ekonomike dhe mjedisore për shkak të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës, që rrallë përmenden “bëmat “ përveçse ka mbetur i vetmi vend-pune për Mallkastriotët dhe qytetarët e Ballshit dhe nga rrethinat e tij dhe Fieri, por nga analizat e ajrit thuhet se “qyteti është bërë i pabanueshëm“. Alternativat e punësismit dhe të jetesës janë tejet të kufizuara, ndoshta mbetet ende krahina më e varfër në vend, dhe një uzinë të përpunimit të thellë të naftës që e ka “dhurat“ nga kryeministri “i hekurt“ Mehmet Shehu, i cili nëse Çezari i vuri emrin “Malecaste“(kala e keqe) ky “i paudhe“ dhe sistemi komunist i trazoi biografinë e fisme dhe bashkë me sistemin mizor komunist bëri që Mallakstriotët të ndahen dhe jenë dhe sot në dy kampe kryesore partish por që ketu kjo ndarje mbetet ende-armiqësore, në “të kuq“ sidomos Mallakastra e sipërme dhe “blu“ ajo e poshtëme, ku në këtë zonë spikatin fshatrat dhe njerëzit e tyre “djathtë“ të para gjithmone shtrëmbër nga Partia e Punës si: Cakrani, Belishova, Ngraçani,etj. Kjo erdhi si pasojë e qëndrimit që mbajtën njerëzit apo prijësit e këtyre fshatrave – që në kohën e grindjeve dhe ndasive që solli ardhja e Mehmet Shehut dhe përçarja e ish-“Çetës Plakë“ të Mallakstrës këto fshatra gjykuan të shkonin pas Bektash Cakranit, këtij fisniku të mirënjohur dhe sprovuar për ta dhe jo pas Mehmet Shehut anonim. Dhe kohët treguan se ata patën të drejtë‘.
Ndoshta për kontributin në luftë Mallakastriotët “e privilegjuar“ disi më shumë se të tjerët nga shteti i kaluar pritën më shumë dhe nga shteti i ri, por abandonimin s´e kishin pritur dhe për këtë janë të shumtë ata që thonë se ajo nuk ka patur përfaqësimin e duhur siç e meriton në parlament dhe qeverisje. S´është bërë për të asnji investim serioz që mund të përmendet, këtë e dëshmon realiteti vajtues i qytetit te Ballshit dhe krahina e tërë, por dhe dhe lumi Gjanica që vazhdon të rrjedh i zi, nga jashtëqitjet kimike të naftës së uzinës apo ç´eshtë më kryesorja gazrat (SO2) që emeton uzina e kan bërë qytetin e Ballshit pothujase të pabanueshëm, dhe këto për hiçgjë, për vendosjen e një impianti-purifikues në oxhakët e uzinës dhe nji në dalje të lëngjeve-mbetëse (outlets) të sajë, gjë që mesa di ka filluar të projektohet dhe që Qeverite duhet t’i çojnë deri në fund. Ashtu si dhe duhet të mendojnë për hapjen e fronteve të punës për mallakastriotët, se kjo krahinë më kodra të ëmbla dhe ujrat e Lumarës, mund të zhvillojë një frutikulturë dhe agrumeri´ model siç tha dhe Krushovi kur i hodhi nje sy krahinës gjatë udhetimit që bëri për Sarandë.
Por të gjitha këto, ndonëse nuk janë veza e Kolombit, mendoj se arrihen kur të vritet mendja dhe nga ish-menaxherët me përvojë të bujqësisë së krahinës të konsultuar dhe në bashkëpunim me risitë e kohës dhe praktikat bashkëkohore dhe rregullat e ekonomisë së tregut e promovuar ndoshta kjo dhe e mbështëtur me një politike krediti dhe teknologjie bashkekohore, kjo dhe për krahina të tjera të ngjashme dhe të vrafëra nga vet shteti, etj si këto dhe për të bërë projektë zhvillimi, ku asajë si kan munguar dhe s´i mungojnë dhe intelektualët por shpesh në krye të punëve dhe përfaqësimit në qeverisaje dekdën e fundit kan dalë dhe njerëz të pamerituar. Këto qe tham ketu nuk jane sa për in memoriam Mallakastrioteve por për ndryshime tërësore që mendoj se do të bënin të mundur që Mallakastriotët të mos mbeten akoma në istikamët e vjetër dhe nje nga krahinat më të varfëra të vendit por të merren dhe harxhojnë energji më shumë me punë dhe ndjekin ritmet e zhvillimit se sa me komente e retorika politike të kota.
Na cate bythen me keto ankesa qaramanesh. Mallakastra gjate trazicionit eshte lene jashte vemendjes po aq sa edhe zonat e Skraparit, Kurveleshit e plot te tjerave te gjithe jugut te vendit. Me dinjitoze eshte qe te korrigjohet kjo shperfillje e bere me qellim per te percare vendin prej bishes qe sa e la pushtetin, se sa te leshohen lote.
Mallakastriotet mbartin shume sekrete ne vete. Jane nje krahine shume e cuditeshme. Kam qene disa here ne Mallakaster dhe ajo qe me ka bere pershtypje eshte se njerezit jane te urte , shtatlarte dhe me karaktere te papara. Jane shume te zgjuar , kane kreativitet te larte. Gjate periudhes Komuniste , pothuajse shtetin e mbante ne kembe Mallakastriotet , ata ndertuan qytetin e ri Patos , Cpuan puset e naftes , krijuan depozita gazi , ne Fier hapen industrite te shumellojshme . Fieri mbahej si vendi i dyte pas Tiranes per zhvillim ekonomik madje konsiderohej si edhe me i zhvilluar , madje dhe sot Fier ka potenciale te pakrahasueshme si nga ana gjeologjike dhe nga ana detare dhe ajo ajrore. Por kane nje gje te keqe , se jane shume te ftohte si njerez. Pjesa me e madhe e tyre punojne jashtevendit , me inxhineri , doktor , gazetar , mekanike , teknike etj. Kam shume shoke te babait dhe kane poste te larta . Por jane te njerez te ftohte , nuk vin ne Shqiperi. Ndersa ata qe jane sot ne Mallakaster , “te mbeturit” , merren me bujqesi dhe prodhime bulmeti dhe mishin e qengjit dhe te kecit i kane me te mirat ne jug.
Mallakastriotet i kane te gjithe me bishte te syrit. Ata mun me kene Iliret e Vertet , zgjuarsia e tyre eshte papare por vallahin sjane te afrueshem me njerezit.
I nderuari Kolonel PASHAJ. Me kete artikull “i keni hyre Detit me not”, me te gjitha stilet. Notari i mire duket ne te dale! U bet i njohur me DENONCIMIN e Shitjes se Hapsires Detare ne Detin JON! Kjo ishte dhe mbetet e patjetersueshme. Qe RATE ne batakun e Aleances Kuq e Zi te K.Spahiut, se fundi e kuptuat dhe u distancuat! Me Intervisten e sotme “e QULLOSET”! Kolonel Pashaj:-“Nga Jugu ne Veri-Shqiperia eshte NJI”. Si te mos mjaftonin PERCARJET ne keto 22 vjet “Demokraci”, po flasim ne emer te krahinave, te Fiseve, te Feve… Pa u futur ne Lashtesi (nuk jam HISTORIAN), Pushtimet Fashiste e Naziste ne kete vend gjeten dhe Mbeshtetesit Ballisto-Zogist, qe shum shpejte u bene BASHKEPUNTOR deri edhe ne qeverite perkatese (’39-’44). Ishte P.K.SH. e Themeluar me 8 Nentor 1941, qe ne Konferencen e Pezes me 16 Shtator ’42 i beri Thirrje popullit ‘Pa dallim Feje, Krahine e Ideje’ te Organizojne L.A.NC, te cilen e fitoi me 29 Nentor 1944! Sot jane FSHIRE datat perkujtimore te asaj Lufte:-8 Nentor ’41,-16 Shtator ’42,-10 Korrik ’43 24 Maj ’44, -22 Tetor ’44, 29 NENTOR ’44, -11 Janar ’46 (?!) Ketu qendron ‘Thembra e Akilit’ Nuk habitem vetem me Ju. Kam patur Pedagoge ne shkollat e Larta me Grada Dr.Pr. qe ne i quanim ‘Bibliteke pa Inventar’ per Historin e LANC. Per fat te keq, edhe Ju ne cdo paragraf bini ne kontadikta me c’shkruani! Ju rekumandoj te kthjelloheni, per hir te Emrit te mire qe keni bere! Rezervohem t’u quaj ‘Plaku MERE’!
Sa mire ka mesuar shqip ky Mislim Pashaaa.Komunistet fituan nga mbiemrat e Enverit e Mehmetit.Shqiptart te prirur qe ne Shqiperi te sundoheshin nga muslimanet u angazhuen mbas dy kryeminelve ma te medhej te Europes.
Te dhenat historike per Beselidhjen e pocemit dhe luften e mallakastres gjate LNCL duhen koregjuar e saktesuar ashtu si eshte e verteta dhe i tregon Myslim Pasha.Nderfigurat qe permenden gjate luftes duhet thene se ishin edhe Nuredin Aliu e Mete Sula ne Cakran dhe Xhelal Staravecka (nga Krapsi) komisar i Cetes se Krapsit.Bektash Cakrani ka qene ne fillim me levizjen (mbante edhe fondet e LNCL) por ne fillim te vitit 1943 u zbulua veprimtaria e tij bashkepunuese me Ballin dhe e pa te udhes te largohej nga LNCL,te bashkepunonte me Ballin dhe me Italianet per te cilen ka dokumenta arkivore. Aty,midis Gureve te Zese dhe qendres se Cakranit,midis Ullinjeve(dihet vendi me precizion) eshte bere takimi midis Mehmet Shehut dhe Bektash Cakranit.Mehmeti i ka thene Bektashit se po e dredh dhe po e demton luften nacional clirimtare me qendrimin tend.Me ne fund pas debateve ,Mehmeti i ka kerkuar fondet e ndihmave te dhena per LNCL.Bektashi nuk pranoi t’i dorezoj keto ndihma.Atehere Mehmeti i ka thene:Ndihmat jane per LNCL dhe ti po i mbane por do t’i vjellesh gjake.Keshtu u ndane perfundimishte.Cakran ka qene deri ne fund shtylla e luftes si dhe gjithe fshatrat e tjera te Mallakastres me njefare lekundje te Ngracanit.Emertimi i Mallakastres njeri e quan “Malli i Kastrioteve”,njeri “Kala e keqe” te emertuar nga Jul Qezari(qe nuk rezulton te kete kaluar ne kete pjese ne ndjekje te kundershtarit te tij),nje emertim eshte sllave “Kala e vogel” qe ka mundesi te jete i vertete se Sllavet kishin mani ne ndryshim nga pushtuesit e tjere te vendosnin toponimet e tyre ne cdo vend dhe kete bene ne cdo pjese te Shqiperise nga bregdeti deri ne thellesi te vendit. Vendvendosjen e Rafinerise se naftes ne Ballsh,nuk e beri M.Shehu por nentoka e naftegazmbajtese e Mallakastres me zbulimin e vendburimit te Ballshit ne vitin 1966 e me pas Vendburimi i madh i Cakranit qe eshte konsideruar si vendburimi me shoke te rralle ne Bote.
BRAVO MYSLYM
ore po desha te di nga fshati yte nga kremenari ka patur ndonje trim ?
se iteligjen jeni juve se keni ber eksperimentin e pare ne bote keni mbjell krip
por nuk u biu se e kish ngren faren karkaleci
je ber pak i bezdisur z MYSLYM
jam mallakastriot edhe une por eshte mire ta mburrin te tjeret MALLAKASTER
e dim qe eshte KRAHIN PATRIOTE si gjith krahinat e tjera
por me duket qe ti te le te kuptosh se krhina e VLORES i ka ngren hakun MALLAKASTRES
MALLAKASTRA e siperme jan dajo e nip me VLOREN
VETEM KREMENARI YTE nuk e pash dhe ne shkrimin tend dhe ne komente
ndersa per prejardhjen e fjales MALLAKASTER mund te jap si nje gojdhen qe e kam degjuar
thon qe kjo zone ka qene pron e KANINJOTEVE ( BABAIT TE DONIKES GRUAS SE SKENDERBEUT )
kur u martua ai ja dha ne paj donikes dhe qe atehere u quajt MALLI I KASTRIOTEVE