E “vërteta” për ditën e gënjeshtrave (1 Prilli)

Dita

Në shumë vende të Evropës, sikurse edhe në Shqipëri, 1 Prilli njihet si dita e gënjeshtrave apo më mirë si dita e shakave.

Por se si ajo është krijuar e përhapur ndër vite ka shumë teori. Më e vjetra lidhet me romakët e lashtë, të cilët në këtë datë festonin një festë luksoze për nder të perëndeshës Venus.

Një shpjegim tjetër është ai i parlamentit të Augsburgut i vitit 1530, me anë të të cilit duhej të unifikohej i gjithë sistemi monetar. Një prilli u caktua si dita e posaçme e monedhës, por që pak orë para kësaj dite u shty, kështu që shumë persona i humbën paratë e tyre dhe për këtë u tallën dhe u përqeshën. Por më e besueshmja është se shakaja e 1 prillit vjen nga mbreti francez Karli IX.

Kur reformoi kalendarin gregorian në 1564, ai e kaloi në datën 1 janar festën e Vitit të Ri, që deri atëherë festohej më 1 prill, por që shumë vetë deri atëherë nuk e kishin marrë vesh. Ata pastaj, prej atyre që e dinin, uroheshin në prill për vitin e ri, që në fakt ishte i vjetri. Në kohët e hershme shakatë ishin krejt ndryshe.

Kështu, ai që gënjehej dërgohej ndonjëherë në një udhëtim të gjatë për të marrë diçka që nuk ekzistonte. Në shekullin e 17-të dhe 18-të kishte rregulla të qarta të shoqërisë, mbi të cilat ishin të bazuara shakatë. Kështu një i rritur mund të bënte shaka me një fëmijë, por një fëmijë nuk mund të bënte shaka me një të rritur.

Sipas sociologëve e psikologëve, në jetën e përditshme, shakatë janë bërë të rralla, kjo për shkak të presionit dhe ritmit të punës. Ata që ende sot e kësaj dite e festojnë në mënyrën më të këndshme ditën e shakave apo gënjeshtrave janë francezët./tch

s.a/dita

Share This Article
6 Comments
  • Vdekshin te gjithe politikanet se per asgje nuk jane deri ketu ka arrit puna a e merrni dot me mend se ata qe jane ulur ne karriget e parlamentit kane fundosur shqiperine vecanerisht ai kryeministri edhe emrin me vjen per te vjell ai llafazani maskarai qe vjen e flet per ne cfare guximi ka ai Te flete per neve qe jemi tu vuajt per ate qelbesiren do zoti ta sheh kete komentin tim pasi i perfshi te gjithe politikanet jo vetem ate pasi na e nxine jeten kemi frike te jetojme ne vendin tone pasi na njollosen vendin me premtimet e pa mbajtura te rregullimit te rrugeve korrupsioni me vjen keq se edhe ata kane familje por kete radhe e tepruan sic e dini esht perhapur lajmi ne televizor …. Po e le me kaq pasi nuk e kam qejf te permend kete fjalor kam shume respekt per njerezit e tjere po per ta Fare

  • Vdekshin te gjithe politikanet se per asgje nuk jane deri ketu ka arrit puna a e merrni dot me mend se ata qe jane ulur ne karriget e parlamentit kane fundosur shqiperine vecanerisht ai kryeministri edhe emrin me vjen per te vjell ai llafazani maskarai qe vjen e flet per ne cfare guximi ka ai Te flete per neve qe jemi tu vuajt per ate qelbesiren do zoti ta sheh kete komentin tim pasi i perfshi te gjithe politikanet jo vetem ate pasi na e nxine jeten kemi frike te jetojme ne vendin tone pasi na njollosen vendin me premtimet e pa mbajtura te rregullimit te rrugeve korrupsioni me vjen keq se edhe ata kane familje por kete radhe e tepruan sic e dini esht perhapur lajmi ne televizor …. Po e le me kaq pasi nuk e kam qejf te permend kete fjalor kam shume respekt per njerezit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *