Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e zbardhi vendimin e shpallur në datën 09.03.2016 për vëllezërit Shyti dhe disa persona të tjerë, të cilët i kam mbrojtur në të gjitha shkallët e gjykimit. Kolegji, në një zë, i rrëzoi edhe ato të ashtuquajtura prova që nuk i kishte rrëzuar Gjykata e Shkallës së Parë. Me këtë vendim Gjykata e Lartë praktikisht i shpalli të pafajshëm të gjithë të pandehurit e kësaj çështjeje që njihet botërisht si “Hakmarrja për Drejtësi”. Rrëzimi i të gjitha provave është njëkohësisht edhe fajësi për ata që për të tërhequr vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe të jashtëm nga vjedhja e zgjedhjeve të përgjithshme të 26 majit 1996, krijuan “Hakmarrjen”. Gjykatës së Apelit nuk i mbetet gjë tjetër për të bërë përveçse ta përmend pafajësinë në dispozitivin e vendimit të saj.
E vërteta e shprehur në vendimin e Gjykatës të Lartë nuk po shqiptohet për herë të parë. Ajo është shprehur shtatë herë të tjera, duke filluar nga viti 2003 deri në vitin 2011.
Duke pasur parasysh vendimin e sotëm po përkujtoj se mbi të njëjtat prova, e vërteta është thënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë në datën 13.02.2003, pas një gjykimi që zgjati pesë vjet. Por, në moment, përfaqësues të politikës që ishin përgjegjës për sajimin e këtij procesi nëpërmjet manipulimit të provave e intensifikuan fushatën kundër të akuzuarve dhe vetë trupës gjykuese, duke i akuzuar gjyqtarët si anëtarë të “Hakmarrjes për Drejtësi”. Nën një presion të jashtëzakonshëm të politikës, në kundërshtim me ligjin procedural penal, çështja u rikthye për rihetim dhe pastaj rigjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Rreth një vit më vonë, një gjykatë në Zvicër dhe, më pas, Gjykata Federale e atij vendi, arritën në atë përfundim që kish arritur gjykata e Shkallës Parë Tiranë. Në mënyrë të pazakontë fuqia e provave të shqyrtuara e shtyu drejtësinë zvicerane që në njërin nga vendimet e saj të konkludonte se të akuzuarit duheshin marrë në mbrojtje sepse përndiqeshin “nga klika e Sali Berishës” (rasti i Orik Shytit dhe Kreshnik Spahiut) duke i dhënë atyre strehim politik. Thuajse në të njëjtën kohë Gjykata e Apelit në Bruksel konstatoi se autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri kishin falsifikuar provat në procesin e “Hakmarrja për Drejtësi” (rasti i Altin Arapit). Këtë të vërtetë e pohoi në mars 2006 edhe një gjykatë në Holandë (rasti i vëllezërve Nikolin e Pasho Novruzaj). Është fakt se të gjitha gjykatat e huaja nuk shqyrtuan “copa gazetash” apo “deklarata politikanësh” siç kanë dashur të mashtrojnë opinionin publik njerëz përgjegjës për manipulimet e procesit dhe persona të painformuar, por kanë shqyrtuar provat që shqyrtoi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë prandaj edhe arritën në të njëjtin konkluzion me të.
Në vjeshtën e vitit 2006, të njëjtën të vërtetë pohoi në raportin “Analizë e Sistemit të Drejtësisë Penale në Shqipëri”, një ekip ekspertësh të OSBE-s, kryesuar nga drejtuesja e Projektit, zonja Mari-Ann Roos, LLM (http://www.osce.org/sq/albania/22212?download=true). Ky ekip monitoroi për dy vjet procesin që kishte përfunduar në vitin 2003 dhe atë që po zhvillohej për së dyti në gjykatat e Krimeve të Rënda, duke theksuar se: prokuroria nuk duhet ta çonte për gjykim këtë proces, se ndaj të pandehurve është përdorur tortura në malin e Dajtit, në Durrës e të tjera vende dhe se procesi ka natyrë politike.
Pesë vjet më vonë (nëntor 2011) të vërtetën e shprehu edhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, por vendimi i sotëm është përfundimtar sa i përket vlerësimit të provave.
Është rasti të them për opinionin publik se kurrë, në asnjë rast të vetëm, përfaqësuesit e akuzës nuk kanë kundërshtuar argumentet e mbrojtjes për dhjetëra akte të falsifikuara të paraqitura në gjykatë nga organi i tyre. Por kurdoherë, ashtu si në seancën përfundimtare, i kërkonin gjykatës të mos pranoheshin kërkesat e mbrojtjes. Nuk ishin të paaftë, por falsifikimet e këtij procesi ishin kaq flagrante sa nuk mund të mbroheshin as me fjalë të përgjithshme.
Vendimi i porsa zbardhur i dha fund një çështje penale të sajuar politikisht dhe të montuar djallëzisht, pa pasur asnjë bazë ligjore reale. Nëpërmjet falsifikimeve qenë krijuar prova që i tejkaluan qëllimet propagandistike për të cilat kishte nevojë politika në gjysmën e dytë të vitit 1996. Për të mbështetur provat e falsifikuara ishte ndërhyrë edhe në provat origjinale të marra në kohën që kishin ndodhur ngjarjet për të cilat falsifikatorët vendosën të akuzonin “Hakmarrjen”. Mbi ato “prova” u arrestuan më shumë se 120 “anëtarë” të “Hakmarrjes”, disa prej tyre edhe kundërshtarë politike në moshë të pjekur dhe me grada shkencore. Por, pas rënies së pushtetit, prokurorët drejtues të procesit të shkolluar në kursin tek Plepat çuan në gjyq vetëm 11 djem të rinj dhe, kur e panë se gjatë gjykimit po dilnin falsifikimet e manipulimet e bëra, braktisën procesin dhe u larguan njëri pastjetrit, jashte shtetit, ndoshta me pasaporta shërbimi të dhëna nga partia në pushtet.
Pasojat kanë qënë shumë të rënda dhe të shumanshme. E kam shprehur disa herë para gjyqtarëve në të gjitha shkallët e gjykimit se “Hakmarrja” po zvarriste Drejtësinë, prandaj duhej t’i jepej fund dilemës se ç’duhej bërë me të pandehurit.
Meqë këtu po e mbyll karrierën po ia lejoj vetes që të shprehem si qytetar dhe si person që kam punuar më shumë se dyzet vjet në shërbim të drejtësisë.
Pafajësia ishte një fakt shumë i dukshëm veçse duhej guxim për t’u shprehur. Në qoftë se prokuroria do të kishte pasur vullnet për të hetuar, çështja do të kishte marrë zgjidhje për disa ditë dhe personat përgjegjës për rrëmbim personi, ushtrim dhune dhe krijimin e provave false do duhej të ishin marrë në përgjegjësi penale. Nga ana tjetër, gjykatës, po t’u përmbahej provave dhe ligjit dhe po të kishte guxim për t’u përballur me agresionin politik të atyre që ideuan “Hakmarrjen”, nuk do t’i duheshin kaq shumë vite, por vetëm pak muaj për të arritur në përfundimin që arriti Gjykata e Lartë. Vendimet e gjykatave të disa vendeve evropiane (për këtë çështje) ishin inkurajuese për ta dhënë pafajësinë kohë më parë.
Krijimi dhe përdorimi politik i kësaj çështjeje e ka dëmtuar shumë drejtësinë dhe luftën e policisë kundër kriminalitetit. Propaganda politike, edhe kur donte të shfaqej si vullnet dhe forcë e shtetit për të luftuar krimin, bëri efektin e kundërt. Propaganda e dobësonte forcën e shtetit, sepse ishte zgjedhur për t’u luftuar ajo që nuk ekzistonte, “Hakmarrja…” si fantazmë e krijuar për t’u përdorur politikisht.
Presioni i politikës për të dënuar njerëz të pafajshëm e komprometoi dhe korruptoi keq sistemin e drejtësisë. Gjykatat dhe prokuroria kanë bërë atë që politika u kërkonte të bënin me këtë çështje të sajuar. Keqpërdorimi i çështjes ka qënë shkaku kryesor për shtrirjen dhe lidhjen e korrupsionit politik me atë të mitmarrjes në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Gjyqtarët që zbatonin urdhrat e politikës janë shpërblyer me funksione më të larta. Zbatimi i kësaj metode, përveç mesazhit që përcillte se të mirave duhet t’u hapje derën po t’i shërbeje politikës dhe jo ligjit, indirekt jepte garanci mbrojtëse për të rrjepur pa frikë xhepat e popullit që kërkonte drejtësi. Kontakti që mundësojnë sallat e gjykatave më ka bindur mua dhe shumë kolegë të mitë se më trima për të shkelur mbi ligjin dhe mbi provat janë treguar gjyqtarët që kanë dhënë prova se i shërbejnë politikës për çështje të caktuara. Pasojat e korrupsionit dihen. E keqja ka depërtuar shumë thellë. Pasoja më e rëndë nuk qëndron aq shumë tek dënimi i njerëzve të pafajshëm si në rastin e “Hakmarrjes”, por në deklarimin të pafajshëm të personave me fajësi të provuar, gjë që ka nxitur gjakmarrjen dhe hakmarrjen anembanë Shqipërisë.
Të shpërblyer nga politika, persona përgjegjës për krijimin e këtij procesi fals, si dhe partiakë të veshur me uniformën e shtetit, në përpjekje për t’i shërbyer pushtetit dhe për t’u bërë keq “anëtarëve” të “Hakmarrjes”, kanë orientuar në drejtim të gabuar hetimet për zbulimin e mjaft krimeve të rënda të kryera në të shkuarën edhe në vitet e fundit. Përhapja prej tyre e thashethemeve me ndihmën e mediave të kapura nga politika i kanë shërbyer edhe mbulimit të përkohshëm të paaftësisë së policisë. Media do ta ndihmonte policinë për të luftuar krimin po të tregohet e duruar, deri sa të flas ajo zyrtarisht për pistat e mundshme të krimit.
Duke qenë i bindur për dëmet që i kanë ardhur sistemit të drejtësisë dhe vetë policisë nga çështja “Hakmarrja për Drejtësi”, mendoj se vendimi i Gjykatës së Lartë i dha fund një praktike të pashëmbullt. Megjithëkëtë nuk e përshëndes dot këtë vendim, megjithëse do doja shumë. Më mungon prova e dëshiruar se Gjykata e Lartë u çlirua nga politika e mbrapshtë. Më pengon fakti që kjo gjykatë e dha vendimin gati pesë vjet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vlerësoi se të pandehurve u ishte shkelur e drejta kushtetuese për t’u gjykuar brenda afatit të arsyeshëm dhe urdhëroi që çështja të gjykohej. Por gjykata e Lartë, në kundërshtim me vendimin e gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim edhe me dispozita të tjera ligjore iu nënshtrua presionit politik dhe e zvarriti edhe disa vite të tjerë gjykimin. Kolegji Penal ka arsyetuar profesionalisht, por profesionalizmit nuk i është përmbajtur deri në fund. Megjithëse e shqyrtoi çështjen në themel dhe i deklaroi të pavlefshme edhe provat dytësore, nuk guxoi të shprehej në dispozitivin e vendimit për pafajësinë e të gjykuarve. Duhet të bënte drejtësi “edhe sikur qiejt të përmbysen” (titull i një shkrimi të gazetarit dhe veprimtarit të njohur shoqëror Mentor Kikia, shkruar enkas për të inkurajuar gjyqtarët tanë nëpërmjet një shembulli drejtësie që ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në shoqërinë njerëzore). Por fatkeqësisht gjyqtarët tanë ende nuk duan t’ia dinë për opinionin e intelektualëve, aq më pak për atë të publikut të gjerë. Është i padrejtë delegimi i detyrës së saj tek gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.
Megjithëkëtë, mendoj se vendimi është për t’u vlerësuar me zë të lartë nga mediat dhe mbarë opinioni shoqëror që një trupë gjykuese i tha: Ndalu! marrëzisë shumëvjeçare të politikës.
Vendimi çliroi shpirtërisht nga përndjekja e pashembullt 20 vjeçare njerëz të akuzuar padrejtësisht dhe, indirekt, ndëshkoi ata që shkaktuan të keqen. Dua të besoj se ky ndëshkim do shënojë fillimin e kthesës që presim të ndodhë në sistemin e drejtësisë.
Jam i ndërgjegjshëm se karakteri i shtrembër nuk i lejon fajtorët të kërkojnë publikisht falje. Por një këshillë e kam për ta. Këshilla ime është të mbyllin gojën. Të heshtin sepse përgjegjësia e tyre është e shumëfishtë. Nuk kanë bërë vetëm krim ndaj disa njerëzve të pafajshëm, por kanë përdhosur drejtësinë dhe kanë turpëruar shtetin para botës. Turpi më i fundit që i shkaktuan shtetit është përdorimi i nëpunësve të verbër për të falsifikuar dosjen e Altin Arapit në GJEDNJ në Strasburg. Rast skandaloz për një shtet.
Dylber Mani – Avokat
Avokat Mani, jeni një nga avokatët më të mirë që ka ky vend. I ndershëm dhe i pa kompromis me faktet dhe të vërtetën. Ju njoh herët dhe e njoh përkushtimin tuaj ndaj profesionit.
Më keni ndihmuar me këshilla juridike kur kërkoja ndihmë në lidhje me një dosje dhe më ka lënë mbresa serioziteti dhe dija juaj.
Hakmarrja për Drejtësi është një dosje që cdo avokat e kërkon dhe duhet të jeni me fat që keni arritur ta coni deri ne këtë pikë.
Suksese në jetën tuaj dhe respekte për ndihmën që më keni dhënë.
Bravo zotni. e ke kry ma se miri detyrn. Jet e shenet. Sali qeni ka me e dhan shpirtin si qen
“Nuk kanë bërë vetëm krim ndaj disa njerëzve të pafajshëm, por kanë përdhosur drejtësinë dhe kanë turpëruar shtetin para botës.”
Duhet te jeni shembull per gjithe koleget tuaj, vetem me perdorimin e kesaj shprehje.
Keto jane krime te renda Z. Avokat, mbase do benit mire ti denonconit nese keni emra te fallsifikatoreve apo te detyroni Llallen qe te hap hetim mbi pergjegjesit e kesaj dosje
Keni te drejte avokat qe u thoni te mbyllin gojen te gjithe, po kush do ti qeroje keto plehra qe po i pijne gjakun popullit shqiptar prej vitesh.
Po presim Reformen e madhnueshme
Jane te ralle avokatet si Dylber Mani qe nuk i ikin presioneve dhe vazhdon mbron kete dosje.
Bravo te madhe per kurajon dhe profesionalizmin.
Keto djem jane te pafajshem jane thjesht viktima te babzise per pushtet qe ka pasur dhe ka Sali bisha.
Respekte avokat
Ne kete vend nuk ka drejtesi avokat e shohim perdite se c ndodh. Me vjen mire qe ju keni arritur te fitoni po une nuk njoh ndonje shtet qe te mbaje nje dosje per gjykim 25 vite.
Populli kerkon reforme dhe ndeshkim te atyre qe kane vjedhur kete popull dhe vrare. Dhe ato po na qeverisin nga opozita ende. Kur do te shpetoje ky popull nga keto gjakpirsa?
Me beri pershtypje te vecante fakti qe avokati Mani flet me shume per sistemin e drejtesise sesa per fatin e hidhur qe klientet e tij paten prej kesaj “drejtesie”. Ne kete vend te gjithe flasin per hallin e tyre dhe askush nuk kujtohet per tjetrin prandaj dhe jemi te percare dhe te sunduar nga kjo klike politikanesh MASKARENJE. Nese shoqeria do ishte ngritur me kohe kunder padrejtesise, qysh kur Sali Bisha digjte e shkaterronte, qysh kur vriste ne 1991 sot ky vend ndryshe do i kish punet. Por shqiptari gjithmone thot, a me ra ne qafe mua, jo. Pse ta prish terezine? Po neser e ke rradhen ti….. Kur lexon njerez te tille si Mani thua, ky vend ka shprese. Me vjen shum keq per keta djemte qe ju eshte dashur te kalojne gjithe keto te keqia ama fati i tyre nuk eshte asgje para atij te nje populli, nje shoqerie qe u c’be me nje te rene te lapsit qe beri krimineli dhe hajduti me i madh i ketij kombi S. Berisha&Familja e tij MAFIOZE. Sistemi i shkuar na la te varfer vertete por ama ishim NJEREZ. Sot jemi shnderruar ne kafshe qe ham njeri tjetrin. Turp dhe mjerim.
Ky eshte dallimi mes nje profesionisti dhe nje avokati qe mbron thjesht interesat e klientit te tij. Nje avokat i zakonshem do te ishte jo vetem duke qare hallin e klientit te tij se sa po vuan por do ti bente edhe elozhe pafund.
Mani nuk eshte nga ato burra, me sa di ka qene edhe hetues ne sistemin e meparshem dhe profesionistet ngelin profesioniste.
Duhet ditur dhe nje gje qe rendom ne nje dosje normale presionet dhe kercenimet per te hequr dore nga mbrojtja jane shume te forta dhe Mani nuk e braktisi kete dosje. Kjo do kurajo dhe trimeri.
Ju deshen 20 vjet gjykates , per te zbardhur krimin berishist “Hakmarrje per drejtesi “. Me mire von se kurre , por krimet e Saliut , nuk mbarojne ketu . Ai krimet I ka parafytyruar , pastaj u ka dhene bekimin e gjykatave tona te shkermoqura dhe servile . Te njejten gje beri dhe ne 21 Janar , me gjoja “Grushtin e shtetit ” dhe armet e turpshme per stilopsa dhe cadra . Saliu c’do enderr , qe ka pare e ka kthyer ne masakerr ndaj shqiptarve . Ka vrare , ka zhdukur , ka burgosur kot se koti . Ky eshte nje nga perbinshat historike te kohve te reja . Nuk meriton te kaloi kaq lehte duhet cuar te denohet ne ndonje vend , ku eshte I ligjeruar ligji me vdekje , goditje me gure . Denimet e tjera , per kete perbindsh , jane plumba mbi rroba . E la fukara popullin shqiptar ., qe kishte investuar 50 vjet per jetesen e brezave . I ktheu te tera investimet ne zero . I. Foto
Duhet te merret shembull nga te rinjte nje eksperience e tille qe ti japin shprese drejtesise dhe popullit qe e kerkon ate.
Shume shpejt kjo drejtesi do te vije se ka njerez te tille qe nuk do ta lene drejtesine ne duart dhe mendjen e njerezve te lidhur me krimin.
Z.Dylber Mani eshte njeri nga ata me te cilin kam pasur rastin ta njoh ne profesion dhe ne moralin e tij.
Ndjehem krenar qe kam nje miķ si z. Dylber.
E lexova me pjes se dukej e gjate. Kisha lexu dhe Izett Haxhin me pare qe thoshte me emra vrasesit e vertet. Po qeke plak 20 vjet or burr me kte gjyq! Pak paske fol pra. Ka mar fund drejtesia ne kte vend. As ka me u ndreq me keta derra politikan qe kemi. Nuk i vjedhin vetem paret popullit me fukara ne evrop i vjedhin edhe jetet
Kur ty te duket i gjate ky shkrim, imagjino pak volumin dhe malin e dokumenteve qe eshte marre ky avokat….per 20 vite.
Jane dosje te medhaja qe kerkojne pasion, vullnet, nerva dhe paralelisht force karakteri qe te zbythesh kercenuesit qe s te lene te merresh me dosjen.
Edhe pse me ka rastisur qe te ndjek shume pak seanca te kesaj ceshtje gjate gjykimit te saj, e di shume mire gjithcka qe ti ke kontribuar per te, duke bere cdo gje me pasion, vullnet, profesionalizem, ndershmeri, serjozitet dhe me komprosimin e vetem, te verteten dhe zbatimin e ligjit…Pervecse fitore e pjesshme dhe me ze “te mekur” e drejtesise, kjo eshte nje fitore e madhe e jotja, nje shperblim per mundin, lodhjen dhe stresin e kaluar pergjate ketyre 20 viteve ec e jak neper seanca te pafundme gjyqesore…
Nuk besoj se jam i vetmi qe ndjehem vertet krenar sepse kam qene “nxenesi” yt, por te gjithe ata qe kane qene te tille duhet te ndjehen keshtu si une…madje jo vetem ata por gjithkush qe te ka njohur dhe ka bashkepunuar me ty, do te duhet te ndjehet krenar pasi jo vetem ka pasur te beje me nje njohes te mire te ligjeve dhe profesionist te vertete por mbi te gjitha ka pasur te beje me nje njeri, i cili nuk mund te bente kurrsesi kompromis me padrejtesine.
…profesionistet si ty jane te rralle ne Shqiperi (aq me teper ne fushen e drejtesise)…