Lituania, ligj për pijet energjike

Ornela

Të shtunën Lituania njoftoi hyrjen në fuqi të një ligji që ndalon shitjen e pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç, duke u bërë vendi i parë në botë që aplikon këtë masë, sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi.

Pijet energjike përmbajnë substanca si kafeinë, aminoacide, karbohidrate, vitamina dhe disa raste ekstrakte të bimëve medicinale si xhinseng apo guarana.

Një kanoçe përmban aq kafeinë se katër filxhanë kafe filtër, apo dy ekspres. Kjo do të ishte ekuivalente me 4 kanoçe coca-cola, apo 6 filxhanë çaji.  Në fakt vetëm një kanoçe me pije energjike kapërcen në shumicën e rasteve, atë që konsiderohet një konsum i moderuar i kafeinës së përditshme për të rriturit e shëndetshëm (mes 100 dhe 300 miligramë).

Sipas ekspertëve kombinimi me pije alkoolike mund të provokojë efekte të padëshirueshme si alterime kardiovaskulare, takikardi, apo shtim të presionit arterial, por edhe pagjumësi, nervozizëm dhe mungesë e koordinimit lëvizor. /O.J

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *