Vetëm 3 nga 58 personat e arrestuar në Gjermani për sulmet seksuale në Këln janë sirianë dhe irakianë. Rastet masive të ngacmimeve u shënuan gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Plot 1 mijë raste të vjedhjes, sulmeve seksuale dhe përdhunimeve u raportuan në një stacion qendror treni në Këln. Tre të arrestuarit kishin ardhur muajt e fundit në Gjermani, ndërsa pjesa tjetër jetonte prej vitesh atje.
Shumica e të arrestuarve rezultojnë të jenë algjerianë, tunizian dhe marokenë, ndërsa tre të tjerë ishin shtetas gjerman.
Duke folur për gazetën gjermane Die Welt, prokurori tha gjithashtu se nga 1,054 ankesa të pranuara, 600 ishin të lidhura me vjedhjen.
Kritika të shumta shpërthyen në vend kundër kancelares Merkel, e cila akuzohej se pranonte masivisht emigrantët dhe se ata ishin shkaktarët e ngacmimeve masive, por hetimet zbulojnë që nuk janë sirianët ata që ishin përfshirë masivisht në krime të tilla. /Dita/

Drejtori i policise ne Koln dha dorheqen pas deklarimeve te para te zvogeluara te policise. Sulme ka patur dhe ne qytete tjera gjermane, por dhe ne Suedi e gjetke. Po vazhdon te mbulohet e verteta. Ne Austri u perdhunua ne pishine nje femije nga refugjati. Ne Finlande ka nisur nje levizje per tu mbrojtur nga keto lloj refugjatesh, grupet Soldier of Odin qe po perhapen kudo dhe ne Gjermani. Po tentohet vetmbrojtja nga klandestinet se qeverite nuk duan te pranojne krimin e rende qe i lejuan te futen ne Europe.
Qeveritë evropiane nuk duan të pranojnë krimet që po bëjnë në Siri dhe Irak duke i shkatërruar ato shoqëri sepse pastaj do duhet që të mbajnë përgjegjësi të plotë për refugjatët. Këto janë manovra ekstremistësh nacionalistë për të krijuar idenë sikur po na mbysin refugjatët.
Po na mbysin refugjatet -kete e thote sot mbare Europa, politika zyrtare e gjithe europianet. Nuk ka me alibi me Nacionaliste e Ekstremiste. Ka Krize Refugjatesh. Kete e pohon tashme dhe arkitektja e ardhjes se klandestineve, Angela Merkel.