Louise Delage një franceze 25 vjeçare që është bërë e famshme në Instagram falë fotove të saj, fshihte “një sekret” që është zbuluar pas dy muajsh aktiviteti.
Edhe pse realiteti ka qenë gjithnjë i pranishëm në fotot e kësaj vajze, askush nga 44 mijë ndjekësit e saj nuk e kishte zbuluar.
Çdo ditë Delage ndante foto në situata të ndryshme, megjithatë në çdo foto kishte një element të përbashkët: Alkoolin.
Në të vërtetë kjo llogari false ishte pjesë e një fushate të organizatës franceze “Addict Aide”, që lufton kundër varësive. Qëllimi i saj ishte të tregonte se në botën e sotme, një varësi mund të kalojë pa u vënë re.
Ky eksperiment social që filloi në fillim të gushtit, kur krijuan një llogari false, rezultoi e suksesshme sepse askush nuk e vuri re detajin e pranishëm në të gjitha publikimet e Delage.
Francine Framboise krijuese e nismës “Like my addiction” thekson se në dy muaj, fotot dhe videot e saj morën rreth 50 mijë “like” dhe asnjë ndjekës nuk e vinte re se çfarë pëlqente në të vërtetë.
Në një video organizatorët shpjegojnë të vërtetën e eksperimentit që kishte si objektiv “ndërgjegjësimin e të rinjve për alkoolizmin, sepse të gjithë e njohim një Louise Delage që ka një problem që kalon pa u vënë re dhe ti mund ta ndihmosh”.
DITA
