Arritja e një jete të ekuilibruar ndonjëherë mund të duket si një luftë e vështirë dhe shumë prej nesh ndihen të lodhur nga ky stres i vazhdueshëm.
Por sipas Seth Swirsky, një psiko-terapisti, duke thënë se jeni të stresuar mund të ketë vërtetë një efekt negativ. Swirsky thotë se, fjalët që themi mund të shkaktojnë një përgjigje biologjike në trup.
“Thjesht duke thënë se jeni të stresuar mund të zbrazni disa kimikate në epinefrinën e trupit, si dhe do të nxisni një ‘neuro-transmetues’ në tru që na bëjnë të ndihemi komplet të stresuar. Zemrat tona rrahin më shpejt, frymëmarrja jonë bëhet më e shpejtë, presioni i gjakut rritet, nuk mund të mendojmë siç duhet dhe përjetojmë shumë frikë dhe ankth”, thotë ai.
Është e rëndësishme të mos ngacmoni ndjenjat tuaja dhe përqafimi i një qasjeje më optimiste mund të bëjë diferencën në nivelin tonë të stresit.
Kështu që herën tjetër që ndiheni të “mbytur”, në vend që të thoni sesa të stresuar jeni, përpiquni të adoptoni një gjuhë më pozitive: “Unë jam pak e ngarkuar, por kam gjithçka nën kontroll”. Sipas Swirsky, kjo fjali do të ndryshojë gjithçka!
Provojeni!
e.t./dita
