Dërguar me Email
në adresën e redaksisë
Me zgjedhjet e fundit shqiptarët kuptuan se parimi bazë i marrëdhënieve midis dy vendeve fqinje është ai i sovranitetit dhe i ruajtjes se tërësisë territoriale e integritetit reciprok. Boll ka bërë Greqia ç’ka dashur me ne. Politika e jashtme e Shqipërisë në këtë mandat qeverie po i kthen dinjitetin e munguar. Pak shqiptarë e dinë se edhe kufiri tokësor me Greqinë është i pafirmosur as sot. Ky kufi është firmosur nga ne dhe KNK-ja (Komisioni Ndërkombëtar i Kufirit). Po kështu as kufiri detar i Greqisë me të gjithë vendet që ka ujëra të përbashkëta nuk është firmosur as me Turqinë, as me Libinë, as me ltalinë etj. Të vetmen firmë që kishte me ne për detin parlamenti ynë me Saliun Kryeministër e Lulushin ministër të Jashtëm e hoqën për të përgatitur atë shitje të turpshme të 370 km katror për të na vjedhur pasuritë nëndetare e nëntokësore. Mbështes fuqishëm politikën e shtetit tonë sot, iku koha për t’u bërë urë e planeve djallëzore helene!
