Policia duket se ka zbardhur të vërtetën e vrasjes së shtetasit Pajtim Shehu në fshatin Shkallë të Sarandës.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Ajet Rexhepi, i cili dyshohet ka vrarë aksidentalisht fqinjin e tij. Mësohet se autori i dyshuar ka shkuar në varrimin e të ndjerit për shkak të afërsisë së banesave.
Me sa duket, atë nuk e ka vrarë ndërgjegjja për krimin aksidental duke mos e treguar ngjarjen. Policia megjithatë e shoqëroi në komisariat dhe e ka vënë zyrtarisht nën akuzë.
Policia ka dyshime të arsyeshme se i arrestuari e ka qëlluar komshiun e tij duke e ngatërruar me grabitësin.
Sipas policisë, komshiu i viktimës është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe po vijohet me hetimet e mëtejshme.
Pajtim Shehu mbeti i vrarë pasi iu kërkua ndihmë nga pronari i lokalit për të ndaluar një grabitës. Ndërkohë personi që po kryente grabitjen nuk është arrestuar ende. /DITA/
keshtu thone per camet
ATA QE VRASIN “NATEN”.
Ka vrasje ne historite e shqiperise 70 vjecare komuniste,ku politikane te caktuar me mercenaret e tyre,kane vrare “naten”: dhe i nderojne keta te vrare diten e varimt.