La jetim fëmijën e ish të dashurës së tij që e masakroi me gurë poshtë një ure vitin e kaluar, dënohet me 19 vite heqje lirie i pandehuri Çelnik Meleqi. Gjykata e Korçës ka dhënë dje verdiktin pas një procesi që zgjati vetëm një vit dhe ku 29-vjeçari i arrestuar e pranoi krimin dhe kërkoi mëshirë nga trupi gjykues. Një seancë më parë, prokuroria dha pretencën për të pandehurin duke kërkuar dënimin me po aq vite burg sa dha dje trupi gjykues. Meleqi u arrestua për vrasjen me gurë pas aktit seksual me 24-vjeçaren Fatjona Sula, nënë e një fëmije të mitur dhe e divorcuar, të cilën i pandehuri e kishte të dashur. Ngjarja ndodhi më 12 shtator 2012 në Qafë-Thanë, teksa po ktheheshin nga Pogradeci me makinë.
Hetimet
Pas arrestimit, Çelnik Meleqi rrëfeu të gjithë ngjarjen në polici, duke shfaqur shenja të thella pendese. Mësohet se 29-vjeçari është i martuar dhe ka një fëmijë, ndërsa me të ndjerën kishte lidhje jashtëmartesore. Pasi kreu krimin, ai e la trupin poshtë urës dhe u largua për në shtëpi. Gjurmët që gjeti policia dhe dëshmitë e banorëve dhe punonjësve të lokalit ku punonte kameriere 24-vjeçarja, zbardhën ngjarjen. Sula jetonte në zonën e Prrenjasit dhe ishte e divorcuar. Ditën e ngjarjes Meleqi dhe Sula kishin qenë në një bar-restorant në Pogradec dhe pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, 24-vjeçarja i ka kërkuar lekë për të blerë ushqime për familjen. Nën efektin e alkoolit, 29-vjeçari e ka goditur me grushte dhe më pas me gurë jashtë makine.
Rrëfimi
“Më kërkoi lekë, ndaj e vrava Fatjonën. Mbrëmjen e ngjarjes shkova si zakonisht tek lokali i saj, e mora me makinë dhe pasi u vërtitëm në disa lokale, ku edhe shpenzuam gati 100 mijë lekë (të vjetra), shkuam në Qafë-Thanë, poshtë urës, për të kryer marrëdhënie seksuale. Më pas më kërkoi t’i jepja përsëri lekë. U inatosa, pasi ne nuk ishim veshur ende, kurse ajo më kërkonte me ngulm lekë të tjera. I thashë që nuk do t’i jepja, por ajo doli e zhveshur nga makina dhe nuk pranoi të vinte me mua. Nuk e kontrollova dot veten, e shtriva përtokë dhe e godita pambarimisht me gurë. Nuk e dija që vdiq. E lashë aty të gjakosur edhe u largova me makinë”, ka rrëfyer i pandehuri gjatë marrjes në pyetje kur u arrestua, por edhe në gjykatë. Ai e pranoi autorësinë, duke thënë se ishte nën efektin e alkoolit dhe i inatosur me të dashurën e tij, por nuk e dinte se e kishte vrarë. “U ktheva në fshatin tim në Rrajcë, por isha i shqetësuar. U pendova dhe u përpoqa të fshihesha, por më pas u dorëzova”, ka thënë Meleqi.

Sa kollaj u vraka njeriu o gomar rrajce? Pak i ke 19 vjet burg. Madje edhe plumbin do ta kishe pak!? Monstër!
Enver Hoxha ku jeeeeeeeee ! kafshet kane dale nga kafazi e kane marre malet , qofsh i mallkuar dhe ne varr qe nuk e mbarove punen deri ne fund siç e kerkojme e na takon ne shqiptareve .