Xhelozia mendohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së sotme në tregun e Milotit.
Në gjendje të rënduar psikologjike 35-vjeçarja Violeta Donaj mësohet të ketë deklaruar në polici se qëlloi me pistoletë ndaj bashkëshortit Kujtim Donaj 42-vjeç për arsye xhelozie.
“Krimin e kam kryer për motive xhelozie, pasi bashkëshorti më tradhtonte”, mësohet të ketë deklaruar.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit të dielës, në tregun e Milotit.
Vrasja
Dëshmitarët thanë se fillimisht mes tyre ka patur debat më pas gruaja ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë.
Një nga tregtarët i tha policisë se viktima i kishte kërkuar gruas të bënte sa me shpejt 10 mijë lekë të vjetra xhiro dhe t’ia jepte atij.
Kujtim Donaj njihej si konsumator alkooli dhe mes çiftit kishte debate te vazhdueshme.
Sapo burri i kërkoi gruas lekë, ajo nxorri pistoletë nga çanta dhe qëlloi mbi të katër herë, duke e lënë të vdekur në vend.
Policia bëri ndalimin e autores, e cila nuk është larguar nga ngjarja.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pistoleta me të cilën është kryer krimi si dhe 4 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Mësohet se çifti Donaj nga Rrësheni punonin çdo të diel si tregtarë në tregun e Milotit ku kishin një dyqan rrobash të përdorura.
Ata jetonin në qytetin e Rrëshenit dhe ishin prindër të dy fëmijëve të mitur.
a.s/dita

Qytetari digital dëshmitar në vend ngjarje informoi menjëherë doktorin: Doktor e vrau shteti i Edi Ramës…..sepse nuk e mbrojti policia e Agron…., më fal Fatmir Xhafës !
Uaaaa sa ironik bureto.
Agroni ku eshte ? Ah po se harrova…ne burg.
Po ndaje pse e vret.
Tani qe e brave Dy femijet mbeten rrugeve