E zë dollapi i shkollës, humb jetën 9-vjeçari shqiptar në Angli

Elena Tase

Një djalë 9-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht në Essex të Anglisë. Rasti ka ndodhur të enjten në një klub noti, në shkollën “Great Baddow” në Chelmsford.

Leo Latifi, shqiptari nga Kosova u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë më. Policia tha se Leo ishte me anëtarët e familjes kur u rrëzua nga një dollap i cili më pas i ra sipër. Mësuesja në St Michael, Maria Rumsey, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin “të tronditur dhe tepër të pikëlluar” nga vdekja e 9-vjeçarit.

Hetuesit e Essex janë duke hetuar rastin e vdekjes së Leos.

e.t./dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *