E zë korrenti duke peshkuar, humb jetën 32-vjeçari

Dita

Një 32-vjeçar ka gjetur vdekjen në Shënkoll të Lezhës, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Autoritetet kanë konstatuar se 32-vjeçari me inciale L.B, me banim në Tiranë, ka qenë duke peshkuar në një kanal në Shënkoll, dhe kallami me të cilin po peshkonte ka rënë në kontakt me një kabull të rrymës elektrike.

32-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, por nuk ka arritur t’ia dalë mbanë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *