E zë orteku, ushtari gjendet gjallë pas 6 ditësh nën dëborë

redaktor

Një grup ushtarësh indianë janë zënë poshtë nga orteku i dëborës në Himalaje të Siachen, që ndodhet në kufi me Pakistanin.

Një nga ushtarët është gjetur i gjallë pas gjashtë ditësh nën dëborë.

Sipas asaj që raporton  media e ‘D.S. Hooda’, ushtari u gjet i gjallë 8 metra nën dëborë.

Bëhet fjalë për një mrekulli dhe gjendja shëndetësore e ushtarit është kritike.

Skuadra e shpëtimi e ka transferuar në spitalin ushtarak të Nju Delhi.avalance-new

Hanumanthappa Koppad dhe 9 ushtarët e tjerë u zunë poshtë nga një ortek dëbore me 3 shkurt të 2016, në një zonë rreth 5.800 metra lartësi, në sektorin verior të Siachen. siachen-k7CC--621x414@LiveMint

Dy ditë pas kërkimeve ku temperaturat shkojnë -20 deri -40 gradë, shtira nuk kishte më shpresa për t’i gjetur ushtarë gjallë. Deri më tani, janë gjetur 5 trupa dhe 4 prej tyre janë identifikuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *