Salla e koncertit u mbush sërish plot në Paris, atje ku grupi i famshëm “Eagles of Death Metal” u rikthye sërish në skenë për të performuar, për herë të parë pas ngjarjeve tragjike të nëntorit.
Grupi shfaqet në këtë mënyrë në koncertin e parë pas ngjarjeve të Parisit, ku 90 vetë u qëlluan për vdekje në sallën e koncerteve në bataclan më 13 nëntor.
Masat e sigurisë ishin në nivelin më të lartë ndërsa policia kishte rrethuar sallën e koncerteve orë përpara shfaqjes.
Në muajin dhjetor, “Eagles of death metal” u shfaqën në një skenë në një konceert të grupit U2 në Paris, duke lajmëruar kështu rikthimin e tyre në muzikë pas ngjarjevë të nëntorit.
