“Eagles of Death Metal” ka anuluar koncertet nëpër Evropë

Dita

 Grupi amerikan i rokut, “Eagles of Death Metal”, që mbrëmë është dashur të performojë në sallën koncertale Bataclan në Paris ku është kryer sulmi terrorist ka anuluar sot të gjitha turnetë nëpër Evropë.

Bendi muzikor ishte dashur që të performojë në Evropë deri më 10 dhjetor, por pas sulmit të mbrëmshëm kanë vendosur t’i anulojnë ato.

Anëtarët e bandës kanë vendosur të kthehen në SHBA, transmeton France Press.

Mësohet se të gjithë anëtarët e bendit i kanë shpëtuar masakrës në sallën e koncerteve Bataclan.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *