Instituti Kombëtar Amerikan për Shëndetin, NIH, thotë se javën e ardhshme do të vihet në provë tek njerëzit një vaksinë eksperimentale për Ebolën. Në një deklaratë të Institutit të publikuar të enjten thuhet se prova në fazat e hershme do të vlerësojë sigurinë e vaksinës dhe aftësinë për të nxitur një përgjigje nga sistemi imunitar tek të rriturit e shëndetshëm. Vaksina është prodhim i përbashkët i institutit NIH dhe kompanisë farmaceutike britanike GlaxoSmithKline. Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjinë dhe Sëmundjet Infektive, pjesë e NIH-it, tha se vaksina pati rezultate jashtëzakonisht të mira në mbrojtjen e kafshëve gjitare nga infeksioni i Ebolës.
Provat do të bëhen në qendrën e NIH-it në Bethesda të Maryland-it, si dhe në Britani dhe në vendet e Afrikës Perëndimore Gambia dhe Mali. Zhvillimi dhe provat për vaksinat e Ebolës po përshpejtohen, për shkak të shpërthimit të epidemisë në Afrikën Perëndimore.
Më shumë se gjysma e 3609 personave që janë raportuar të jenë infektuar nga Ebola deri më tani në Liberi, Sierra Leone, Guine dhe Nigeri kanë vdekur.

Thone qe pas miut kane zgjerdhur Sali Berishen per t’ia provuar kete vaksine!
Ne nuk jemi te interesuar per kete zbulim sepse Beqja na ka garantuar qe Ebola nuk mund t’i kaloje kufijte e Shqiperise.
Ne aktualisht jemi te interesuar per kete zbulim sepse cdo gje eshte e mundur.