Numri i viktimave nga Ebola në Kongo ka arritur në mbi 1 mijë, referuar shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Ky virus shpërtheu në gusht të vitit të kaluar dhe nuk po ndalet.
Ebola është sëmundja ë dytë më vdekjeprurëse në historinë e Kongos, sipas BBC.
Zëvendës drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Michael Ryan tha se mosbesimi dhe dhuna po dëmtonin përpjekjet e OBSH-së për të luftuar sëmundjen, ndërsa përhapet në lindje të Kongos.
“Ka patur 119 raste të dokumentuara në qendrat mjekësore që nga janari”, tha Dr. Ryan.
Origjina e virusit është e panjohur, por sipas të dhënave të deritanishme, lakuriqët e natës janë “rezervuarë” të virusit.
j.l./ dita
