Udhëtonte me 152km/h, policia mesazh të prerë shoferëve: Stop alkoolit dhe shpejtësisë

Ornela

Në fundjavë policia Rrugore ka shtuar masat e kontrollit për shoferët të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia e Shtetit ka paralajmëruar të gjithë drejtuesit e mjetit që drejtojnë në gjendje të dehur. Përmes një mesazhi të qartë policia rrugore thekson se shoferët duhet t’i thonë ‘Stop’ alkoolit në makinë.

Por ndonëse prezenca e policisë është shtuar, përsëri ka drejtues mjetesh të cilët me vetëdije drejtojnë mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara me 152km/h dhe 168 km/h si dhe nën efektin e alkoolit.

“Fundjava shijohet me shume duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Policia e Shtetit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *