Ecuria e procesit të numërimit, Luzi: Jemi drejt fundit

redaktor

Rreth 1 e 800 mijë shqiptarë votuan në zgjedhjet e 21 qershorit, ose rreth 48 përqind e personave më të drejtë vote.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi doli në një deklaratë për mediet ku foli për ecurinë e procesit deri më tani.

Luzi tha se procesi ka vijuar normalisht, me përjashtim të disa zvarritjeve në numërim, sidomos në KZAZ-në numër 1, që përkon me Malësinë e Madhe, ku rezultati për kryetarin e bashkisë ishte i fundit që u shpall.

Luzi tha se është drejt përfundimit edhe procesi i numërimit të kutive për këshillat bashkiakë. 167 kuti kanë mbetur për t’u numëruar deri më tani, ndaj pritet që për çështje orësh të mbyllet i gjithë procesi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *