Ed Sheeran sërish nën akuzë për plagjiaturë, paditet për 100 mln dollarë

DITA Online

 

Ed Sheeran sërish nën akuzë.

Ai është paditur për shumën e 100 milionë dollarë, pasi dyshohet se ka kopjuar disa pjesë të këngës “Lets get it on” nga Marvin Gaye.

Kënga ishte hit në vitin 1973 dhe një nga klasiket që i rezistoi më gjatë klasifikimeve botërore por disa pjesë nga hiti i Ed Sheeran mesa duket janë identike me atë të 45 viteve më parë.

Sipas dokumenteve zyrtare, dy këngët ngjasojnë me njëra tjetrën në melodi, ritëm, harmoni, daulle, bas, në tempin e këngës dhe në kor.

Edhe më herët, Ed Sheeran është përballur me akuza po për të njëjtën këngë, por gjithnjë i ka mohuar ato.

Akuza më e fundit është depozituar nga një kompani, e cila zotëron të drejtën e ‘copyright’ të Marvin Gaye.

Një vit më parë, Ed Sheeran fitoi shumën prej 20 milionë dollarësh, në një tjetër çështje, pasi u akuzua për shkelje të të drejtës së autorit, për këngën e tij hit “Photograph”.

Autorët Thomas Leonard dhe Martin Harrington ngritën padi ndaj këngëtarit britanik, pasi kjo këngë sipas tyre kishte të njëjtën strukturë si kënga e tyre “Amazing”.

Ed Sheeran ende nuk e ka komentuar këtë akuzë.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *