Eden Hazard i vendosur: Nuk largohem nga Chelsea

Gazeta Dita

Eden Hazard ka deklaruar publikisht se do të qëndrojë te Chelsea dhe është gati të refuzojë edhe një ofertë nga Real Madrid, nëse kampionët e Europës do të kërkojnë ta kenë në skuadër.

Ka disa javë që shtypi spanjoll shkruan se belgu është objektivi kryesor për merkaton e “Los Blancos”, sepse emri i tij figuron në krah të portierit të Manchester United, David de Gea dhe adoleshentit të Monaco, Kylian Mbappe në listën e futbollistëve të kërkuar nga Zinedine Zidane, trajneri që kur ishte futbollist ka shërbyer si idhull për Hazard.

Por, pasi ka fituar titullin e dytë në Premier League në “Stamford Bridge”, Hazard thotë se në mendjen e tij është një titull i tretë pasi mendoj se luan në një nga klubet më të mëdha në planet.

Me rinovimin e ri të kontratës deri në vitin 2024, që pritet të ndodhë në janarin e ardhshëm, Hazard do të marrë 20 milionë euro në sezon.

Duke folur për revistën zyrtare të klubit të Chelsea, Hazard, tha: “Shpresoj që vitin tjetër të ndodh e njëjta gjë, ne të fitojmë të kampionatin dhe unë të shpallem futbollisti më i mirë.

Padyshim që suksesi në Premier League është prioriteti kryesor ndërsa çmimi do të ishte thjesht një bonus. Ne e nisëm sezonin shumë mirë dhe fituam kampionatin, por në vitin e ardhshëm do të jetë shumë e vështirë dhe kemi një punë të madhe për të bërë për të qëndruar në të njëjtin nivel.

Kam pesë vite te Chelsea dhe jam shumë i lumtur. Mendoj se jam në një nga klubet më të mëdha dhe skuadrat më të forta të planetit. Nuk kam ofertë nga Real Madrid, por edhe nëse do të kem nga ata apo ndonjë klub tjetër nuk do të mendohem dy herë për të qëndruar te Chelsea.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *