Edgar Cani I kuq.
Ish-lojtari I Shqipërisë ka firmosur këtë të enjte me Partizanin për dy vjet.
Sulmuesi që të gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar jashtë vendit do ta ketë përvojën e parë në Kategorinë Superiore.
Afrimi I tij shihet si zëvendësimi ideal për Kaleb Ekubaninm, që u transferua këtë verë te Lids, klub ku dhe vetë Cani ka luajtur në të kaluarën.
Partizani mund të jetë një shans I mirë dhe për sulmuesin kuqezi për të treguar vlerat e tij pas disa viteve të vështira.
Të hënën 28-vjeçari pritet të kryej testet mjekësore.
Zyrtarizimi I blerjes së tij vjen vetëm pak orë pas prezantimit të një tjetër blerje të rëndësishme, hungarezit Andorian.
dh.th
