Edhe 100 romane të shkruajë Fahriu…

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Me maskaradën tragji-komike në seancat treditore në parlament, ish kryetari i PD-së Berisha tregoi se nuk e lëshon nga thonjtë partinë, pavarësisht se ka katapultuar me kërkesë edhe të Gitës, një klloun të kllonuar si Lul Basha, për të cilin të vjen keq se brenda një kohe të shkurtër, gati po e kalon babën e vet politik si shpirtlig, kriminel, tradhtar, gënjeshtar, shpifarak, më shpirtziu që mund të ketë mbi tokë. Që në formimin e tij të hershëm, Berisha duket që ka patur halucinacione mendore saqë e tejkalon Uriah Hipin. Berisha kujton se me kalimin e kohës harrohen bëmat, krimet, tradhëtitë, vjedhjet, gropat ekonomike katrastofike të shkaktuara nga ai në dëm të popullit e të vendit, por historia është shkencë që i fikson, vlerëson dhe kualifikon në mënyrë analitike ngjarjet dhe personazhet që ndikojnë mbi to. Me bindje të plotë e them se historia ka për ta kryqëzuar në mënyrën më ekzemplare si njeriun më të nxirrosur, sikur edhe 100 vepra të shkruajë Fahri Balliu për të. Çuditem se si nuk arrin ta këshillojë familja e vet biologjike apo ndonjë i afërt nga familja e vet politike. Si mund të vlerësohet Berisha udhëheqës i Lëvizjes së Dhjetorit dhe kontribues në krijimin e PD-së, kur atje e dërgoi R.Alia të mbrojtur nga Sigurimi i Shtetit me pardesynë e bardhë dhe të mbrujtur me planin ogurzi Katovician të Ramizit për fatet e demokracisë e të vendit tonë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *