Duket qesharake por është e vërtetë.
Shpeshherë kemi hasur raste kur trafikantë shqiptarë të drogës janë zbuluar në vendet e BE-së, për shkak të makinave të shtrenjta, aksesorëve apo jetës së luksit, por ky rast i shënuar në Teramo i kalon kufijtë e imagjinatës.
Një tortë me mbishkrimin “Edhe 100 biphe” është ajo që ka “marrë më qafë” një shqiptar, i cili ishte dënuar me arrest shtëpie në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se policia rastësisht ka konstatuar një tortë të pazakontë në një pastiçeri, e cila ishte e dekoruar me kartëmonedha eurosh, karta krediti dhe pluhur që simbolizonte kokainën.
Kaq ka mjaftuar që Blutë e Teramos të viheshin në lëvizje për të zbuluar destinacionin e tortës dhe për të mësuar kush janë porositësit dhe marrësi.
Policia u ndal në shtëpinë e djalit të ditëlindjes, të cilit i dedikohej surpriza e shokëve dhe zbuluan se ai ishte një shqiptar në arrest shtëpie.
“Birthday boy” ishte me precedentë të njohur për drogë dhe prej tortës që mori dhuratë duket të japë llogari në polici.
a.s/dita
