Edhe 1000 selvi te Unaza e Madhe, TAP i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës

Ornela

Jemi pak ditë larg nga 21 Marsi, Dita Botërore e Pyjeve, kur qytetarët e Tiranës do t’i bashkohen masivisht aksionit për mbjelljen e më shumë se 100 mijë pemëve në kryeqytet. Deri tani, numri i pemëve të mbjella nga Bashkia e Tiranës gjatë këtij sezoni ka arritur në 95 mijë. Së fundi, edhe Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP) iu bashkua nismës, duke mbjellë 1000 pemë selvi përgjatë segmentit lindor të Unazës së Madhe. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi TAP-in për pemët e dhuruara dhe theksoi se kjo është mënyra më e mirë se si kompanitë private mund të shprehin përgjegjësinë e tyre sociale ndaj qytetit.

Ai theksoi se falë kontributit të shumë bizneseve, institucioneve shtetërore dhe qytetarëve për të dhuruar pemë, sot jemi shumë afër objektivit të 100 mijë pemëve. “Sapo kemi kaluar 95 mijë pemë të mbjella dhe jemi shumë afër qëllimit tonë kryesor, që në datën 21 Mars jo vetëm të kapim 100 mijëshen, por edhe ta kalojmë atë shifër. Me miq si TAP-i besoj se do t’ia arrijmë dhe do dalim faqebardhë në këtë nismë. Në fund të ditës, kjo është gjurma që lë secili prej nesh”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi të gjithë ata qytetarë apo biznese që të shfrytëzojnë ditët e mbetura për t’u bërë pjesë e këtij aksioni, që do t’i japë qytetit më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër në vitet e ardhshme. “Dikush mund të punojë në TAP, dikush tjetër në qeveri, dikush në bashki, këto janë të gjitha punë të përkohshme, por ajo që ngelet është gjurma e veprave që lamë pas. Kjo fushatë e gjelbërimit të Tiranës, ku secili në çdo segment ka lënë gjurmën e vet, është diçka që do na bëjë të ndihemi krenarë edhe kur të mos jemi më duke bërë këto punë. Kështu që, ju falenderoj me gjithë zemër dhe ju jam shumë mirënjohës”, deklaroi Veliaj.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko, falenderoi TAP-in për bashkëpunimin e deritanishëm, por edhe për përgjegjësinë që ka treguar për të kthyer në gjendjen e mëparshme të gjithë terrenin mjedisor ku kalon gjurma e gazsjellësit. “Kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë për ndërtimin e veprës dhe ky kontribut nuk është i vetmi që TAP-i që ka dhënë për mjedisin. Prandaj, e falenderoj TAP-in për të gjitha investimet që ka kryer në Shqipëri, për ndihmën sociale dhe mjedisore që po jep”, tha Aliko.

Në fjalën e tij, Menaxheri i Përkohshëm i TAP-it për Shqipërinë, Michele Elia, tha: “Për TAP, mjedisi dhe siguria teknike janë shumë të rëndësishme. Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen dhe ne të gjithë duhet të kontribuojmë për të përmirësuar mjedisin për brezat e ardhshëm.”

Një mijë selvitë e dhuruara nga TAP-i janë blerë nga furnitorë të certifikuar dhe kanë gjelbëruar një zonë që më parë ka qenë e zhveshur nga pemët.

o.j/dita  

Share This Article
5 Comments
  • Eshte mjaft pozitive nji aksion i tillei mbjeljes se pemeve
    nga bashkia e Tiranes .
    Kjo duhet te perhapet dhe behet Motto e dites
    e gjithe Bashkive te Shqiperise ,

    kur dijme se
    si eshte abuzuar ne kto vite me pyllezimin
    pra pemet ne pergjithsi ne Shqiperi ,
    si pasoje nji prani e madhe e co2-shit ,
    semundje ne mase te shqiptareve .
    Bashkite e qyteteve duhet te vihen ne levizje
    aktivizojne e punesojne te papunet duke ber dicka ne jeten e tyre ,pastruar diku ,mbjell peme
    qe do te thote frymarrje per jeten e cdo qytetari .

    Do te ishte mire qe Mbjella e Pemeve ne
    Shqiperi te marri permasat i nji
    Projekti Mbareshteteror e nji nder prirjoritetet
    e Ministrise Ambjentit ose Bashkive te Shqiperise .

    Madje Ministria e Transportit / Rrugeve ,
    duhet te mbjelle ,
    pergjate rrugeve Nationale ~ Autostradave

    si ne shume vende te Botes Europiane ka ,
    me qellim filtrimine gazrave qe clirohet nga makinat
    automjetet ne qarkullim ,
    por edhe si nji mburoje akustike
    zbutese e zhurmave ne vendet e banimit pergjate
    Rrugeve e Autostardave .

    Jane Idee , e Projekte qe nuk kerkojne patjeter
    shume investime ,
    por vullnet per te ndryshuar ambjentin Shqiptare ,
    dhe pastruar ajrin e ndotur e ulur natyrishte perberjen e
    larte te CO2 ne amjentet Shqiptare .

  • Shum mire qe mbillen selvi apo peme te tjera, por shumica e atyre qe jane mbjelle jane rrezuar ose shtremberuar, pasi nuk i jane vedosur mbrojtesa anesore te lidhur derisa pema te zhvillohet
    Shifni rrugen.e rinasit ,.gjithe ato peme te mbjella pothuajse te shkaterruara , shpresojm qe dhe keto te rejat qe mbillen mos kene fatin e rruges se rinasit

  • Mbjellja e pemeve eshte nje detyre urgjente e perditshme.Eshte nje pune shume e vlefshme per brezat e ardhshem, por edhe per te sotmen.Por, njekohesisht eshte pune e veshtire, qe don para, kohe pune, qe nuk ka duk sotpersot, sic pelqehet nga politika. Vetem se eshte nje investim shume, shume i madh.Le te kujtojme brezat pyjore me pisha qe u mbollen si fillim nga shkolla “Harry Fultc” dhe me pas ne kohen e Diktatures gjate gjithe bregdetit shqiptar. Apo mbjellje te tjera ne te gjithe vendin si ne kodrat e Krujes etj.Vete Parku i Tiranes eshte nje prej ketyre madheshtive. Dikush i ka mbjelle plantacionet me ullinj rreth Tiranes apo ne Kruje, Elbasan e Berat.Kujtoni blloqet me pisha ane e kend vendit te mjellura nga njeriu.Prandaj puna monumentale e Bashkise Tirane, le te sherbeje si nisje e nje uragani per mbjelljen e fidaneve ne te gjithe Shqiperine.Nje forme e mire do te ishte qe bashkite apo dhe ministria e mjedisit te krijonin blloqe fidanash pyjore ne toka shtetrore, krahas biznesit privat,sepse duhen aq shume peme, sa mbjelljet e sotshme te fidanave ne Shqiperi jane qesharake ne raport me kerkesat.Habitem se si disa njerez qesendisin punen e mbjelljes se pemeve, sensibilizimin qe behet nga Veliaj per kete aksion duke dale vete me lopate ne dore.Te mos harrojme se ai don qe realisht te mbillen aq fidane sa thuhet, sepse deri sot jemi ngopur me luge bosh, jane dhene shifra kuturu, sepse nuk i numron njeri ne bulevard fidanet e jo me kodrave e skarpateve te rrugeve.Dhe 100 mije peme eshte e pamundur te mbillen pa sensibilizimin dhe xhepin e duart e mijera veteve.Urojme te ndodhe me e mira!

  • A e kane pa dikur e dikkund keta se sa rriten selvite, qe i kane mbjell keshtu, pune sot per sot e jo sot per mot kjo pune e tyre se neser duhet me i pre se pengojne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *