Qeveria e Francës ka bërë thirrje sot që të zgjatet edhe për tre muaj gjendja e jashtëzakonshme, që është shpallur në vend që nga sulmet vdekjeprurëse të 13 nëntorit të vitit të kaluar. Sulmet lanë pas 130 viktima. , ku kanë mbetur të vdekur 130 persona.
Gjendja e jashtëzakonshme, që nga shpallja në nëntor, është zgjatur njëherë dhe e njëjta është paraparë që të përfundojë më 26 shkurt.
Masa zgjeron kompetencat e policisë për të kryer arrestime dhe bastisje si dhe për të ndaluar lëvizjen e personave dhe të automjeteve në kohë dhe vende të caktuara.
Përmes një deklarate për media presidenti, Francois Hollande, është e nevojshme për tu përballur me “kërcënimet terroriste”.
