700 trupa ushtarake amerikane lëvizin nga Siria drejt Irakut

Edona Llukacaj
U.S. Secretary of Defense Mark T. Esper speaks to members of the press during his first joint press conference at the Pentagon Briefing Room, on Aug. 28, 2019. (DoD photo by Staff Sgt. Nicole Mejia)

Trupat ushtarake amerikane janë tërhequr pqrfundimisht nga baza e tyre më e madhe në veri të Sirisë ditën e dielë.

Lajmi i u konfirmua nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, i cili gjithashtu bëri me dije se të gjitha forcat amerikane që u larguan nga Siria do të vendosen në Irakun perëndimor dhe do të vazhdojnë të kryejnë operacione anti-terroriste kundër Shtetit Islamik në rajon.

Sekretari Esper tha se më shumë se 700 trupa amerikane do të zhvendoseshin në Irak dhe nuk do të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara së shpejti, siç kishte sugjeruar presidenti Donald Trump.

Shefi i Pentagonit nuk e përjashtoi mundësinë e sulmeve amerikane kundër terrorizmit nga Iraku në Siri. Por ai tha se planet do të zhvilloheshin me kalimin e kohës dhe përfshijnë diskutime me aleatët në një takim të NATO-s në ditët e ardhshme. Ai tha se nëse forcat amerikane kthehen në Siri ato do të mbrohen nga avionët luftarakë amerikanë.

Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht rreth 5000 trupa në Irak sipas një marrëveshjeje midis Bagdadit dhe Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në vitin 2011 kur operacionet luftarake përfunduan, por u kthyen përsëri pas tre vjetësh kur Shteti Islamik mori nën kontroll një numër të madh të vendit para se ta humbasë atë më vonë./VoA

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *