Edhe administrata në Veting, zbardhet plani i ri i Qeverisë

Ornela

Qeveria do të ndërmarrë një aksion të ri për të hetuar punën e tatim-Taksave, hipotekave, doganave dhe institucioneve të tjera të dhënies së shërbimeve.

Burime qeveritare bënë të ditur se skuadra që po punon për qeverinë e re, po harton një platformë vetingu për të gjithë punonjësit e shërbimeve ndaj publikut, duke filluar nga hipotekat, ku ky lloj vetingu i posacëm do të aplikohet për herë të parë.

Po ashtu të gjithë punonjësit e hipotekave, hetimit tatimor e të tjerë do të rekrutohen apo rikonfirmohen me një proces konkursi të posacëm.

Në cdo institucion shërbimesh do të ngrihet një zyrë e posaçme antikorrupsion, ndërsa po mendohet edhe për një komision shtetëror të etikës së shërbimit të administratës ndaj publikut.

Të enjten Rama shkarkoi të gjithë drejtorët e hipotekave. Qeveria ka shpallur si luftë pa kompromis spastrimin e administratës nga ata që Rama i ka quajtur si parazitët dhe grabitqarët që abuzojnë me zyrat e shtetit.

Share This Article
9 Comments
  • vettingu i syve qe tju pelcasin…SHQYRTIM thuhet ne shqip mor gaxhgauner ministra, drejtore, gazetare etj etj etj

  • Sh mire me keto sitat ( vetingun ) . Po kam dyshime se ku do gjehen njerezit ” e ndershem ” . Thone qe peshku qelbet nga koka . Per sa kohe nuk do behen shembull funksionare te larte , kjo do ngelet utopi . Dhe perceptimi poshte do jape efektin e kundert . Ju sekuestrimin e pronave nuk e beni . Atehere nje ” i korruptuar ” , edhe po e pezulluan , ka siguruar brezat . Te hane , te pine , po edhe te vishen firmato . Me siguri absolute matematikore , ne Shqiperi mbi 85% e pronave te medha , eshte vene ne menyra korruptive . Tjetersim pronash , tenderà qe kane perfunduar ne xhepa , vendime gjykatash , ku ” vrasesi ” eshte bere hero , ndersa viktima eshte shpallur fajtor . Konçesione milionare . Kontrabande , doganiere , diploma fallco , me dhe pa leke ( €-$ ). Mjeksi qe çvat prej 27 vitesh . Drogaxhinj , sharrexhinj qe e qethen Shqiperine e bene tulle ( qeros). Ç’ te lesh pa permendur . Pallate me leke skafistesh . Tregtare qe deklarojne te ardhura me pak se nje pastrurse . Keshilltare , komunare , Katunare , qe kane marre nga dy – tre- apo kater shtepi . Police qe gjobat i ndajne sipas variantit , pese lales , apo dhjete Sales ? Bileta per 1 ore rruge , qe kushtojne sikur te kalosh oqeanin . Tarifa telefonash qe kalojne çdo imagjinate . Ç’te kem harruar valle . Ah po . Kam harruar ata qe s’duken . Ata qe paguajne . Edhe pse marrin nje mizerje rroge . ” Ata frikacaket ” , qe besojne ne shtet , ne ligj . Po jane fare pak , prandaj dhe s’bien ne sy . Uroj te behet ai vetingu . Por vras mendjen se ku do gjehen njerezit per ti zevendesuar .

  • Sa kollaj qe genjehet poplli me keto barcaletat me “vetting”. Jo me kot me te mencur e kane quajtur “populizem” kete lloj perqasje qe jo vetem nuk zgjidh por perkeqeson shtetformimin e con drejt putinizimit te pushtetit ku Lideri Maximo eshte vete ligji. Ja merrini me radhe ministrat e Rames e kalojini ne site po ashtu shqyrtoni dhe koncesionet e do te kuptoni se sa keq po tallet me ju kryepsikopati. Tragjikomedia rilindjote vazhdon dhe poplli dele vazhdon te beje beeeeee.

  • “VETINGU’ DUHET TE BEHET SA ME PARE PER GJUHEN SHQIP SIDOMOS DUKE FILLUAR NGA MEDIAT ,POLITIKANET DHE ME RRADHE….SE E BENE SHQIPEN” PACAVURE”……………..PER KETE DUHET TE ZBATOHEN LIGJET SI NE CDO VENDE TE BOTES …!!!

  • Te gjithe keta administrator, qe do kalojne ne veting,u ka hyre data dhe nga frika,urojne qe,Rama si kryeminister te mos e kete shume te gjate ne kete qeverisje,se na mori meqafe.Ata thon ishalla na vjen persri Berisha qe te vjedhim sa te duam.

  • VETING??? a filloi per politikanet? A u denua ndonje minister,z/vendminister,ndonje deputet,ndonje sekretar ministrie? Kush u konfiskua nga kjo raqe hajdutesh,kush ja vleresoi pasurite e pa para qe kane vene? Per cilin veting flet ky kryeminister,pa denuar ata qe kane çuar kete vend ne humnere? Sa miliarda euro jane vjedhur ketij populli ne 27 vjet,e kush o konfiskua,kush u denua,kush u be shembull qe te rudhen peshqit e vegjel? ASNJI. Epo vetingu fillohet nga kjo shtrese qe u bene milionere e miliardere sapo u bene deputete,sapo u bene pushtetare,e pastaj te zbrazin xhepat edhe krimbat e vegjel,te majmur me gjakun e djersen e ketij populli. TE TJERAT JANE DEMAGOGJI PER TE KALUAR VAPEN E KORRIKUT E GUSHTIT. A nuk beri keto premtime edhe para 4 vjeteve ky kryeminister??? Ku ishim,a jemi ku ishim edhe sot?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *