Aleanca Kuqezi duket se është drejt daljes e vetme në zgjedhje. AK zhvilloi sot negociata me Partinë Socialiste, por kërkesat e saj për pesë deputetë u refuzuan në mënyrë kategorike nga socialistët. Pas kësaj, AK iu drejtua në mënyrë transparentë partive politike antiqeveritare me prioritetin për bashkëpunim, por të kushtëzuar me disa standarde morale e etike, ligjore e kombëtare për të cilat AK është e vendosur të mos lëshojë pe.
Kërkesat
Konfigurim të mekanizmit elektoral, duke përfshirë kapacitete njerëzore dhe ekspertët e AK në të gjitha nivelet zgjedhore. E vetmja garanci për të siguruar votën e lirë e të barabartë
Marrëveshje politike për ndryshimin e sistemit dhe kodit nga një sistem proporcional, sistem të korrektuar
Marrëveshje politike për strategji për heqjen e doganave mes dy shteteve dhe heqjen e çdo barriere tjetër.
Marrëveshje politike për të standardizuar demokracinë parlamentare, kufizim mandatesh, jo më shumë dy mandate për çdo drejtues, deputet, ministra, kryetarë bashkie.
Reformë kushtetuese në sistemin e drejtësisë për të hequr pengesat politike
Marrëveshje për ndarjen e tre pushteteve dhe pavarësinë e tyre.
AK i fton partitë opozitare që në këto orë që kanë mbetur të shqyrtojnë këtë marrëveshje, për të ardhmen e 10 milionë shqiptarëve në rajon.
Kjo është kontrata që kemi me Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk tërhiqemi nga asnjëra prej kërkesave, që ndryshe nga çdo parti, nuk janë pretendime për karrige pushteti, por për të ndërtuar një Shqipëri tjetër

Bravo AK ! Tani e ka radhen edi nese e ka pasur vertet ceshtjen e ndeshkimit te politikaneve te korruptuar qe firmosi dje si dhe ceshtjen kombetare. Moderatori mos i censuroni komenetet edhe nese nuk shkojne me politikat tuaja redaksionale sepse nuk ka ndonje ofendim por qendrim per nje ceshtje..