Edhe Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të rrëzojë një kërkesë për pezullimin e Gjin Gjonit, gjyqtar dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nën hetim për fshehje të pasurisë. Kjo është hera e dytë që rrëzohet një kërkesë e tillë. Pak ditë më parë, kërkesa për pezullimin e Gjonit u refuzua nga Gjykata e Elbasanit. Gjyqtarja e çështjes, Miranda Çekrezi, me një vendim të tillë i ktheu një nder gjyqtarit Gjoni, një fakt që u denoncua nga gazeta “Dita”, ndërsa më pas edhe ministri i Drejtësisë e cilësoi si “konflikt interesi” dhe urdhëroi nisjen e procedurave për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Megjithatë, edhe Gjykata e Apelit në Durrës dha të njëjtin vendim si gjyqtarja Çekrezi.
Naço i kërkon KLD-së shkarkimin e Gjonit
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë që gjyqtari Gjin Gjoni t’i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore me masën “Shkarkim nga detyra”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë bëri të ditur se ministri i Drejtësisë, në mbështetje të nenit 34 të Ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 31 të Ligjit nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, paraqet për shqyrtim kërkesën për procedimin disiplinor të gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjin Gjoni.
“Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave me shkresën nr.2125 prot., datë 24.04.2014 drejtuar Ministrit të Drejtësisë, pas kontrollit të plotë të deklarimeve të interesave private të subjektit Gjin Gjoni, vërente se: në përfundim të kontrollit dhe hetimit administrativ të deklaratave të interesave private të subjektit Gjin Gjoni, bazuar në rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera mbi deklarimet e tij, administrimit të provave dhe deklarimeve të bëra nga subjekti në proces-verbalin e pyetjes, është arritur në përfundimin se subjekti ka bërë deklarim të rremë, ka fshehur pasurinë, nuk ka deklaruar likuiditetet dhe transaksionet bankare, interesat e tij private dhe burimet e krijimit të tyre”, theksoi zëdhënësja.
Në vijim theksohet se “veprimet e kryera nga gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjin Gjoni janë shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive.”

Ju nuk arrini me kuptu qe Pushteti i drejtesise eshte kthyer ne organizat mafjoze. Vetem Revolucion Popullor kunder ketij pushteti mund te ver gjerat ne vend.
S’ka nevoje fare per revolucion,,,,nje Referendum e ngre zgupthi korporaten e lamasheve kriminale “gjin gjoni” dhe e hedh,pa ngurim, ne gjirizin qe meriton.
A nuk qe referendumi i 23 qershorit qe ja futi vaterlone ne bythe brekedhjerit te historise dhe nahijes se tij bandite?????
Punet e mbara behen pa zhurme e pa gjak.
Z.Naço ? Mere vesh njëherë e përgjithmonë,- gjykatat janë trupat ” SS ” të hitlerit karagjoz të. Shqipërisë? Janë njëqindpërqind besnikët dhe arma më e tmerrëshme e tij. Drejtohuni në popull me referendum për t’i shkarkuar totalisht dhe per t’i ringritur nga e para me kriterin e zgjedhjes nga populli? Veproni shpejt përndryshe “nata e kristaltë” po vjen për ju…. !? Tung qullashë!
Kam një pyetje për lexuesit e këtij shkrimi,nëse mundet kush lutem të më sqarojë:Kur një gjykatës gjykohet po prej gjykatësve,a s’kemi të bëjmë me konflikt interesi?!
Dhe jo vetem konflikt interesi, por dhe konflikt ” interesi”.
eshte shume e drejte kjo pyetje – ne cdo vend normal te botes krimet e nje gjyqtari gjykohen nga gjyqtare pasi asnje gjyqtar nuk do te guxonte dhe nuk do tja lejonte formimi i tij profesional qe te mos ndeshkonte nje individ per shkak te titullit qe ka. Ne Shqiperi dhe ne kushtet e krijuara maxhoranca duhet ti jape gjykates se krimeve te renda e drejten per te proceduar gjyqtaret pasi krimet e tyre (korrupsioni p.sh) kane elemente te kapjes mafioze dhe te deformimit te demokracise dhe ligjshmerise ne vend – pra nje krim qofte edhe ekonomik i nje gjyqtari nuk duhet pare si nje problem administartiv por si krim me potencial mafioz. Maxhoranca e ka per detyre qe te reformoje drejtesine shqiptare dhe te riformatoje gjykaten e larte dhe KLD – si dhe ta zhbeje gjykaten kushtetuese qe ka humbur cdo funksion dhe eshte kthyer ne nje vegel politike te Bishes dhe Nishanit. Gjykatat shqiptare mund vetem te pastrohen me reforma te plota dhe jete gjata duke filluar nga koka e drejtesise – Gjykata e larte dhe KLD, e duke zbritur poshte tek ajo e apelit. Deimet per gjykates te korruptuar duhet te jene ekzemplare – jo vetem shkarkim nga puna sic kerkohet ketu per Gjinin e Bishes dhe Miranda idioten. Te tille individe duhet te burgosen, gjobiten rendshem, pasurie e grabitur tu kthehet taksapaguesve dhe te mos lejohen me te ushtrojne asnje profesio nte lidhur me drejtesine (si avokat apo noter p.sh.)
Maxhornca eshte mjaft e vonuar – ndryshimet ne ligj lidhur me pastrimin e drejtesise nga Gjonajt, Ristanet dhe Hajdaret e Bishes duhet te ishin bere dhe tetille individe duhet te ishin pas hekurave tashme…
Flm!
NACUA BEN SIKUR E PEZULLON?? KETA JAN TE PLEKSUR KOK E KEMB
sa fatkeq …..qe jam shqipetar.
nuk ka faj ky qe kapardiset si gjeli ne plehra,se ky punon pe SALUSHIN,per NISHANUSHIN dhe pastaj hedh sh…..perpjete.
Ah mor Gjin kurva mire do ishte qe ate sahat te lare ne ari ta zevendesojme me hekura te ndryshkura….por asnje here mos e nxjerr nga mendja se mjergulla po te rrotullohet dhe pse e ke shok kapterr Bujarin….
Urgjentisht kryeministri duhet te shtoje me ligj, anetaret e gjykates kushtetuese, se larte dhe te apelit, per te permbysur me vota, sejmenet e Berishes, te instaluar me kast nga Berisha, per te penguar drejtesine te gjykoje familjen Berisha dhe sejmenet e tij.
Kushtetuta ste lejon ti shkarkosh me pakice votash, por kushtetuta se ndalon qe te emerohen te tjere gjyqtare, ne keto institucione te rendesishme te drejtesise, duke perbysur keshtu raportin, shpellar-qytetar.
Mafia ne drejtesi me krye mafioze te organizuar – nuk eshte rastesi ……
po zbriti katnaria ne qytet, atdheu eshte ne rrezik………qazim bej mulleti.
Z.Naço ? Mere vesh njëherë e përgjithmonë,- gjykatat janë trupat ” SS ” të hitlerit karagjoz të. Shqipërisë? Janë njëqindpërqind besnikët dhe arma më e tmerrëshme e tij. Drejtohuni në popull me referendum për t’i shkarkuar totalisht dhe per t’i ringritur nga e para me kriterin e zgjedhjes nga populli? Veproni shpejt përndryshe “nata e kristaltë” po vjen për ju…. !? Tung qullashë!
Nuk do té ishte keq të bënit një ligj për të ngritur “gjykatën e gjykatësve” z. Naço? Mos e vrisni revolucionin e 23 qershorit me llomotitjet tuaja pa veprim!? Tung prapë qullashë!
Z. NACO MIRE E THUA POR KUJT JA THUA ? PERGJIGJEN NGA KLD TA JAP UNE ” APELI DURRSIT KA GJYKUAR ME OBJEKTIVITET ” SE NE SE THOT TE KUNDREN DO KENE PASOJA SHUME GJYQTAR E POLITIKAN PRANDAJ THUHET QE NE GJYQSOR DUHET NJE NDRYSHIM RRENJESOR POR KUR DO BEHET ????
Nuk do té ishte keq të bënit një ligj për të ngritur “gjykatën e gjykatësve” z. Naço? Mos e vrisni revolucionin e 23 qershorit me llomotitjet tuaja pa veprim!? Tung prapë qullashë!
23 qershori revolucion?dhe kete e pohon Pellumbi?Ekzistoka revolucion paqesor?
Unë nuk jam i shqetësuar fare gazeta Dita. Siç e shikoj unë ky do të bëhet shkak dhe do tja hajë kokë KLD dhe atij mender presidenti, ndoshta dhe të gjithë sistemit të drejtësisë që la saliu në Shqipëri.
Nuk na ngelet vetëm të presim dhe të shikojmë.