Edhe ballistët kundër Lulzim Bashës: Po gaboni politikisht

Dita

Pas legalistëve, një tjetër parti politike aleate me PD-në akuzon Bashës se nuk ka mbajtur premtimin.

Përmes një letre të hapur drejtuar kreut të PD-së,, Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi, shkruan se sot komunikimi dhe dakordësia për bashkëpunim dypalësh mes Ballit Kombëtar dhe Partisë Demokratike në kuadër të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, ka degraduar plotësisht dhe ekskluzivisht për shkak të mungesës së vullnetit, mosnjohjes dhe mosrespektimit të Ballit Kombëtar si aleat i qëndrueshëm e besnik, dhe më e rëndësishmja, për shkak të paqëndrueshmërisë për marrëveshjen e dakordësuar nga ana juaj dhe negociatorëve të Partisë Demokratike.

Nëse po veproni me ndërgjegje kundër interesave të Ballit Kombëtar, i shtyrë nga interesa të vogla, jo madhore të Partisë Demokratike, gjykoj se po gaboni politikisht.

Nëse po gaboni për shkak të indiferencës apo mosnjohjes së rolit dhe kontributeve të Ballit Kombëtar, ju bëj thirrje të rivlerësoni dhe korrigjoni qëndrimin tuaj dhe të zbatoni atë marrëveshje që ju vetë na keni propozuar dhe e kemi firmosur së bashku”, shprehet kreu i Ballit Kombëtar.

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *