Doktori: Edhe bar do kosit dhe nga Fiksi nuk iki

anazapta

Ikja e Saimir Kodrës nga programi “Fiks Fare”, u shoqërua me thashetheme të tjera, që flisnim edhe për një largim të “Doktorit” nga “Top Channel”. Zërat thonin se Gent Pjetri, i njohur ndryshe si “Doktori”, kishte nënshkruar një kontratë të majme me televizionin “Agon”.  Këtë fakt e pohoi edhe ish-kolegu i tij Kodra, në një intervistë të botuar dy javë më parë në shtyp. Por këto ditë edhe  “Doktori”  ka deklaruar në shtyp se thashethemet janë të pavërteta dhe se ai do të vazhdojë të qëndrojë në… “Top Channel”. Ndonëse mohon ikjen, ai e pranon që ka nënshkruar një kontratë me “Agon”-in, për të cilën thotë shprehimisht: “Ka kontratë, por ka edhe letër bakalli”. Duke folur ende për këtë largim ai është shprehur: “Unë kam  thënë një shprehje që edhe bar do kosis, por nga Top-Channel nuk do largohem, sepse e dua dhe jam rritur aty. Janë shumë gjëra. Nga ajo shifër thjesht u tremba”.

Share This Article
1 Comment
  • Nje Brovo te madhe per doktorin. Ne fund te fundit te pasur e te varfer na duhet nje jastek per te fjetur. Sa per te ngrene me kujtohet nje fjale qe me ka thene djali kur ishte 6 vjec dhe ja fusja buken me zorr; perse duhet te hame kaq shume buke kur te gjithe kake e bejme?
    Je i madh doktor, tani i sfidove te gjithe brekegrisurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *