Beyonce në “50 shades of Grey”

anazapta

Beyonce do të bëhet pjesë e kinematografisë. Pasi ka arritur majat e muzikës ndërkombëtare, një prej femrave më të pushtetshme të globit i ka vënë syrin edhe ekranit të madh. Dhe jo ndonjë filmi dosido, por produksionit “50 shades of Grey”, i cili po pritet me interes për shkak të suksesit botëror të librit mbi të cilin bazohet. Në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Beyonce ka paralajmëruar trajlerin e filmit në të cilin ajo merr pjesë. Nuk dihet nëse Beyonce do të bëhet pjesë e filmit vetëm me zërin e saj, apo edhe me pamjen, por është e sigurt se “50 shades of Grey”, i cili premierën e ka në 14 shkurt të 2015-s, ka një kast talentesh me famë ndërkombëtare, siç është edhe këngëtarja Rita Ora.

Novela e erotike E. L. James është në hapat e fundit të shndërrimit në film. Aktorët protagonistë janë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *